Sylvinho zgjedh sërish Shqipërinë, braziliani për 'Report TV': Kemi një marrëveshje! Zyrtarizimi pritet sot ose nesër

Braziliani Sylvinho do vijojë të jetë trajneri i kombëtares. 50-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me Shqipërinë edhe pse kishte disa oferta. Sylvinho do jetë i lidhur me Shqipërinë deri në Botërorin e Amerikës që luhet në qershor të 2026, ndërsa zyrtarizimi për rinovimin pritet të ndodhë sot ose nesër.

Lajmin e konfirmoi për Report TV edhe trajneri Sylvinho, i cili me telefon tha ‘se e kemi gjetur një marrëveshje, por ende nuk e kemi firmosur’.

Dita e sotme, 9 korrik, është edhe dita e fundit që Sylvinho ka kontratë me Shqipërinë, pasi më 9 janar të 2023 braziliani vendosi të firmoste për 18 muaj me përfaqësuesen kuqezi.

Sylvinho do vijojë te Shqipëria bashkë me dy ndihmësit e tij, argjentinasin Zabaleta, por edhe brazilianin Doriva. Që prej kualifikimit në Evropian, në nëntor të 2023 Sylvinho është shprehur se objektivi i tij është që Shqipëria të kualifikohet sa më shpesh në evenimente të mëdha, duke iu referuar edhe pjesmarrjes në Botëror.

Ky rinovim vjen pak muaj para se kombëtarja shqiptare të zbresë sërish në fushë, pasi në muajin shtator Shqipëria do luajë në Ligën e Kombeve ku bën pjesë në grupin 1 bashkë me Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Ja arsyet pse duhet të shmangni dushin me ujë të ftohtë në verë

Ja arsyet pse duhet të shmangni dushin me ujë të ftohtë në verë