Sot kinemaja franceze është jetime...ndërron jetë ylli i kinematografisë në vitet 70-80

Sot kinemaja franceze është jetime...ndërron jetë ylli i kinematografisë në vitet 70-80

Anna Karina

FRANCË- Anna Karina, ikona e kinematografisë franceze nuk ka mundur që të dalë fitimtare në luftën e saj me kancerin. Ajo ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 79-vjeçare. "Sot kinemaja franceze është jetime! Ka humbur një nga legjendat e saj", shkruan ministri francez i kulturës,  Franck Riester.

Ishte ish-bashkëshorti i saj, Jean-Luc Godard  që zbuloi talentin e Karinas, pas transferimit të saj nga Danimarka ku ishte lindur dhe rritur drejt Parisit. Roli i parë i propozuar ishte në filmin " Breathless" me producent Luc Godard , por u refuzua nga Anna Karina për shkak se kishte skena nudo. Pas disa muajsh, ai i ofroi një tjetër rol që do i siguronte asaj një vend në historinë e konematografisë. Në vitin 1961, ylli danezo-francez dhe Godard u martuan - dhe vetëm disa muaj më vonë, Karina fitoi aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin. Edhe pse u divorcuan vetëm katër vjet më vonë, marrëdhënia e tyre u bë pothuajse aq ikonike sa filmat që realizuan së bashku.

"Ishte me të vërtetë një histori e madhe dashurie, por shumë e lodhshme në një mënyrë për një vajzë të re, sepse ai do të largohej shumë. Ai thoshte se do të blinte disa cigare dhe kthehej tre javë më vonë", tha Karina për "Vogue" në vitin 2016.

Pas divorcit të tyre, Karina vazhdoi të kishte një karrierë të gjatë, duke punuar me kineastët Jacques Rivette, Luchino Visconti dhe Tony Richardson.

Në fillim të viteve 1970 la skenën duke punuar në prapakuintave në drejtimin e Ansamblit Vivre, një film për një romancë të trazuar midis një mësuesi të historisë dhe një gruaje të re me shpirt të lirë që përfundon me dhunë në familje dhe abuzimin me drogën.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë