Ekzekutoi biznesmenin e ndërtimit në Himarë, gjykata 'kyç' në burg Kliti Lekën! Rrëfimi i tij në prokurori: Jam radiolog, Nikoja më mashtroi, më mori 2650 metra tokë (VIDEO)

Gjykata e Vlorës ka vendosur arrest me burg për Kliti Lekën, si personi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit Nikollaq Goro. Si shkak i ekzekutimit, Kliti Leka shprehet se ka qenë një borxh ku biznesmeni Goro i mori tokën për ndërtim, por më pas nuk i dha paratë që i kishte premtuar.

Gjykata ka pranuar gjatë seancës së sotme pretencën e prokurorisë arrest me burg për akuzat  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve e municioneve të zjarrit”. Gjatë seancës 53-vjeçari Kliti Leka është shfaqur i qetë dhe se ka pranuar avokatin mbrojtës të përcaktuar nga gjykata. Ai ka bërë një prezantim të vetes së tij duke thënë se është radiolog dhe se ka emigruar prej viteve 1990 jashtë Shqipërisë.

Disa familjarë të Kliti Lekës kanë dashur të jenë prezent në seancë, por nuk janë lejuar dhe ajo është mbajtur me dyer të mbyllura.

“Shqiptarja.com” zbardhi më herët dëshminë e 53-vjeçarit Kliti Leka, i cili ka treguar se ka kryer ekzekutimin e Nikollaq Goros, në kushtet e pamundësisë, për ti marrë apartamentet në pallatin që Goro kishte ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës që Leka, i kishte vënë në dispozicion.

…Jam me profesion radiolog, jam beqar dhe me 14 klasë. Me Niko Goron kishin rënë dakord të bënim biznes, ku unë pranova dhe kam firmosur një kontratë noteriale për vënien në dispozicion të një sipërfaqe toke prej 2650 metra katror që ndodhet në Himarë. Ndërsa Nikollaqi ka firmosur duke rënë dakord që të ndërtonte një pallat disa katësh mbi këtë sipërfaqe toke që unë disponoja,dhe si këmbim ai do me jepte 3 apartamente. Dokumentet dhe marrëveshjen noteriale e kam në makinë, por mjeti që unë mora me qira në Tiranë dhe që më pas e përdora në vrasje, nuk mund të hapet pasi, çelësat e makinës në ikje e sipër me vrap,i hodha brenda në det. Jam fshehur në vendin e quajtur ish-prozhektori dhe aty ka qëndruar derisa ka ardhur policia. Nuk kam bërë asnjë rezistencë kur kanë ardhur policët, por jam dorëzuar menjëherë…”-ka deklaruar 53-vjeçari Kliti Leka.

Burime pranë policisë thanë se kanë marrë kontakt me kompaninë që ka në pronësi makinën me shpresën se mos vallë kanë kopje çelësi, nga ku të hapet mjeti “Volsvagen Sharon”, në të cilin Kliti Leka ka treguar se ka lënë dokumentat e tokës dhe kontratat noteriale që ka firmosur së bashku me Nikollaq Goron.   

 

Vendimi i gjykates

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
I qetë dhe i ftohtë, Kliti Leka del para gjykatës (VIDEO)

53-vjeçarit Kliti Leka, i arrestuar si autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, ka thënë para gjykatës  se kishte 14 vite shkollë, ishte larguar në emigrim që në vitin 1990, ndërsa me profesion ishte radiolog.

 "Që prej 90 nga Shqipëria jam larguar. Jam beqar dhe me profesion radiolog", tha Leka

Ai është shfaqur i qetë dhe i heshtur dhe i ftohtë gjatë seancës edhe pse prokuroria kërkoi arrest me burg për të.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/10/2020 22:14

    Ligjerisht,kontratat behen ne 3 kopje,nga nje kopje per palet nenshkruese dhe nje kopje per avokatet,ose noteret.Policia duhet te kontrrolloje zyren,kasaforten,ose shtepine e te vrarit,per kopjen e kontrates ose zyrtaret ligjore qe kane firmosur si pala ligjore kontraten!Nje gje nuk kuptoj,pse himariotet po dalin kaq hileqare?!

    Përgjigju
  • Taulant: 20/10/2020 12:03

    Qenka emri dukesh çfare je.

    Përgjigju
    • Free: 20/10/2020 14:22

      ik bre loqke.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme