Sot Kosova feston 12 vjetorin e Pavarësisë, si protestonin shqiptarët në 1912 kundër burgosjes

Sot Kosova feston 12 vjetorin e Pavarësisë, si protestonin shqiptarët në 1912 kundër burgosjes

“La Croix” ka botuar, të premten e 15 nëntorit 1912, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me protestën e shqiptarëve kundër kryeministrit serb Pashiq, si dhe reagimin e tyre kundër burgosjes dhe shfarosjes së bashkatdhetarëve të tyre në Kosovë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Protesta e shqiptarëve

Vjenë, 14 nëntor.

— Neue Freie Presse mori nga organizata kombëtare shqiptare shkresën e mëposhtme nëpërmjet Kataros (Kotorrit) :

“Në emër të Shqipërisë, ne protestojmë kundër akuzave të rreme dhe ofendimeve të bëra nga z. Pashiq, President i Këshillit të Ministrave të Serbisë, ndaj Shqipërisë.

Shqiptarët protestojnë kundër burgosjes dhe shfarosjes së shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës. Disa shqiptarë, të burgosur lufte, janë vrarë gjithashtu në fshehtësi.

Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë copëtimin e vendit të tyre. Në rast të kundërt, ata do të zgjedhin vdekjen.

Tre milionë shqiptarë kërkojnë ndihmën e Evropës së civilizuar dhe të diplomacisë për të ruajtur lirinë dhe integritetin e territorit të tyre.”

“Gëzuar 12 vjetorin e pavarësisë Kosovë !” – Aurenc Bebja, Francë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen