Sot kundër Juventusit, Fonseca: Ne jemi Milani, fitojmë! Motta: Na duhet një ndeshje e madhe
Paulo Fonseca dhe Thiago Motta
Milan dhe Juventus përballen sot në orën 18:00 për raundin e 13-të në Serie A. Përpara sfidës për mediet folën dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Thiago Motta.
Trajneri i Milanit, Fonseca tha se kanë respekt për rivalin, por jo frikë. Ai kujtoi kush janë dhe se kërkojnë fitoren.
‘’Nuk mendoj se duhet folur për presion, por për motivim. Është e lehtë të luash me Interin, Realin edhe Juven. Por është më pak e lehtë të shkosh në Cagliari. Duhet të kemi gjithnjë motivim. Jemi Milani, kemi respekt për Juventusin, por jo frikë! Duam fitoren ndaj tyre. Ne duam të jemi një ekip sulmues, por e dimë që Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak gola. Ata janë një ekip shumë i fortë në mbrojtje. Do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam dyshim për këtë’’, tha Fonseca.
Nga ana tjetër, me mungesën e Dusan Vlahovic, Thiago Motta do të jetë i detyruar që të ndryshojë sërish formacionin. Trajneri i “Zonjës së Vjetër’ shprehet se puna shkoi shumë mirë gjatë pushimit për sfidat ndërkombëtare.
“Lojtarët e dëmtuar po marrin gjithë kohën e duhur për të rekuperuar. Jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Milanit, për të tjerat do të kemi kohë. Jam i fokusuar te kjo ndeshje, për të tjerat do të kemi kohë. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Milani. Milani është shumë i fortë në tranzicion, duhet të bëjmë shumë kujdes. Ka lojtarë me cilësi, nuk duhet ta lejojmë që të futet në thellësi. Duhet të mbrojmë gjithnjë si grup e kurrë një kundër një”, tha Motta.
Juventusi me 24 pikë mban vendin e gjashtë, ndërsa Milan me 18 pikë ndodhet në pozitën e shtatë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.8%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 7338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli parakalon Juventusin, në Itali e bëjnë të sigurt: Ardian Ismajli ka akord me të kaltrit
22 Nëntor, 15:39
-
Kristjan Asllani pret edhe një shans nga Interi, më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë
22 Nëntor, 13:30
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
Ish-mesfushori i Interit, Guarin flet për luftën me alkoolin: Piva 70 birra në një natë, kam tentuar vetëvrasjen
21 Nëntor, 15:21
-
Serie A/ Stadiumi 'sold-out' për Milan - Juve! Dëmtohet Vlahovic, për kuqezinjtë ka rikthime
21 Nëntor, 12:01
-
Buffon: Po, kam vendosur baste! Kurrë për Juven dhe Italinë
21 Nëntor, 10:25
-
Ardian Ismajli magjeps Conten, Napoli 'sparkatë' Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares
21 Nëntor, 08:56
-
Zyrtare/ Vieira trajneri i ri i Genoas, tifozët i dalin kundër! Në ekip ka ‘uraganin’ Balotelli
20 Nëntor, 22:58
-
Asllani i dërgon 'sms' Inzaghit: Gati të zëvendësoj Calhanoglu, jam 22 vjeç dhe ndihem i rritur
20 Nëntor, 21:31
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
Pjesë e Lazios në Serie A, Dia infektohet me malarie gjatë stërvitjes me Senegalin
15 Nëntor, 15:28
-
Dramë për Juventusin, Juan Cabal mbyll sezonin
14 Nëntor, 15:26