Gjenocidi serb dhe Investimet strategjike shkaktojnë debate në Kuvend! Balla: Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit! Bie propozimi i PD-së për Komisionin

TIRANË- Me debate ka nisur seanca parlamentare ditën e sotme në Kuvend, ku deputetët e 'Rithemelimit', Sali Berisha dhe Tritan Shehu kanë debatuar me Kryetaren e Kuvendit lindita Nikaolla sa i përket rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.  Berisha dhe Shehu akuzuan Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit, pasi ka kaluar rezolutë në Komisionin e jashtëm, ndërkohë që sipas tyre brenda tre ditëve duhet ta kishte kaluar në Kuvend.

Berisha i tha Nikollës se po shkel ligjet dhe po e drejton parlamentin me urdhrat e Edi Ramës, ndërkohë që kjo e fundit ka sqaruar se Konferenca e Kryetarëve e ka shqyrtuar rezolutën më datë 15 dhe 20 dhe është vendosur që të dilet me një rezolutë të përbashkët për shkak të rëndësisë së madhe që ka çështja.

Një ndërhyrja ka pasur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ku i tha Berishës se është bashkëpunëtori i Sllobodan Millosheviç dhe përdor çështjet kombëtare për interes personal. Balla ironizoi protestën e thirrur nga Berisha më 7 korrik, ku tha se kjo tregon interesin e lartë që ka Berisha për këtë çështje, kur në atë ditë Kuvendi do të mblidhet për të përkujtuar viktimat e Srebrenicës, Berisha thërret protesta. Sakaq në Kuvend është arritur një dakordësi mes opozitës dhe PS-së për shtyrjen e miratimit të aktit normativ për ‘kompensimin e çmimeve’ për kompanitë e ndërtimit.

Ndërkaq në seancën e sotme është rrëzuar në Parlament Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.  Komisioni mori 74 vota kundër dhe 38 pro, asnjë abstenim. Komisioni Hetimor për investimet Strategjike u propozua nga Partia Demokratike e cila  kërkoi ngritjen e këtij komisioni pasi ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike. 

Më herët, përpara se propozimi i PD-së të rrëzohej, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetë që të bllokojnë komisionin.  Përgjigjen se pse u rrëzua, e mori nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së i cili tha se objekti i Komisionit Hetimor, duhet të respektojë norma kushtetuese dhe se nuk duhet të cenojë pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Rrëzohet projektvendimi i Komisionit për Investimet strategjike! Ja sa ishte rezultati 

Gjatë seancës së sotme plenare është rrëzuar Komisioni për Investimet Strategjike. 38 deputetë votuan pro dhe 74 kundër ndërsa nuk ka pasur abstenime.

Ora 15:19
‘Vihet në Lushnjë vetëm për të bërë foto me shalqi’, Korreshi ‘nuk përmbahet’ në Kuvend: Ky është skandal

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka hedhur akuza lidhur me hartën e re gjyqësore, miratuar nga KLGJ, duke e quajtur një skandal.

"Shikojmë efektivitetin që ka kjo Gjykatë ose numrin e çështjeve. Është një nga Gjykatat që ka numrin më të madh të çështjeve në shkallë vendi. Edhe ky kriter është gjuajtur me shkelmë nga ana juaj. A e kanë menduar ndonjëherë këta zotërinj se çfarë do ndodhë me banorët e qytetit të Lushnjës që do detyrohet të bëjnë 40 km për të shkuar në Fier? Dhe këtu parti është mbi të gjitha. Partia e shëndoshë, por njerëzit le të sorollaten. Ky është skandal. Ne i kemi kapacitet që mos e kthejmë këtë qytet në fshat. Vihet në Lushnje vetëm për të bërë foto me shalqi. Ama për të shitur as që bëhet fjalë. Ama fotot kanë dalë shumë bukur dhe me efekt dielli.  Ju nuk mund të talleni me Lushnjën. Nuk mund t’i hiqni Gjykatën, Prokurorinë, shërbimin e provës. I keni hequr çdo gjë, të paktën lërini dinjitetin", tha deputeti.

Ora 14:05
Balla tregon pse rrëzuan Komisionin për Investimet Strategjike: Cenon privatësinë dhe veprimtarinë e organeve  të pushteteve të tjera

1655383853_balla.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste ka argumentuar se pse ato kanë rrëzuar Komisionin për Investimet Strategjike. Sipas Ballës objekti i Komisionit Hetimor, duhet të respektojë norma kushtetuese dhe se nuk duhet të cenojë pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.

‘Nuk ngrihet një komision hetimor për çfarë keni qejf ju. Objekti i komisionit hetimor duhet të respektojë normat kushtetuese duke mos cenuar pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera. E drejta e 35 deputetëve nuk mund për jetë e pakufizuar. Ekzistenca e një kufizimi të tillë është e kuptueshme dhe buron nga dispozita të tjera. Nga detyrimi për t zbatuar këtë parim nuk përjashtohet askush. Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që mos të hyjë në veprimtarinë e organeve të tjera. Ky instrument nuk mund të përdoret në mënyrë abuzive. Ushtrimi i këtij mjeti juridik për ato çështje dhe ato pushtete mund ta ketë të pamundur ushtrimin e kontrollit. Jemi në fazën që ligjin ta përputhim me vendimet e GjK. Një hetim sipas objektit e deformon natyrën kushtetuese të funksionit të kontrollit parlamentar. Një ndër parimet kushtetuese thelbësor.’- tha Balla.

Ora 13:48
Basha ‘bëhet për mall’, takon të gjithë kolegët në Kuvend! Ulet krah Gazment Bardhit

 

Ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës duket si kanë munguar shumë kolegët e tij deputetë. Pasi kishte munguar në disa seanca, Basha është parë në ambientet e Kuvendit duke takuar dhe dhënë dorën kolegëve të tij, ndërsa është ulur krah Gazment Bardhit.

Ora 13:38
Komisioni Hetimor për investimet strategjike, Bardhi: Rama ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë këtë komision

1655984303_Screenshot7.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nga foltorja e Kuvendit tha se Edi Rama ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.

‘Janë 36 projekte që kanë marrë fondin e investitorit strategjik, Edi Rama pa garë ka dhënë pasuri publike dhe plazhet më të bukura të vendit. 36 projekte investime strategjike i kanë marrë jo më shumë se 10 individë ku secili prej tyre ka 3 projekte. Deputetët e PS-së janë udhëzuar që të votojnë kundër. Përfitues nga ligji janë 10 individë miq të Edi Ramës. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është e një individi Edi Rama. Ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë këtë Komision Hetimor. Është një ligj klientelist dhe korruptiv. Dhënia e pasurisë publike për qëllim fitimi është bërë në shkelje flagrante të kushtetutës.’- tha Bardhi.

Ora 13:27
Tabakun e lënë ‘takat në baltë’, pengohet të shkallët brenda Kuvendit (VIDEO)

 

Deputetja e Partisë Demokratike, teksa ecte brenda në korridoret e Kuvendit për t’u ulur në vendin e saj, është penguar dhe për pak sa nuk ka rënë.

Deputeten e djathtë e kanë lënë "lënë takat në baltë", ndërsa arrin që të mbahet tek tavolina. Tabaku shihet duke qeshur, ndërsa qetëson kolegët duke u konfirmuar se është mirë.

Ora 13:24
Balla-Berishës: Grabitës pronash! Kompesove tokat e Viçidolit me prona në Dhërmi! Prova të tjera shtesë në SPAK për 'Kompleksin Partizani'

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi nga Parlamenti se do të dorëzojë të tjera prova në SPAK që vërtetojnë vjedhjen e paimagjinueshme të pronës së kompleksit “Partizani” nga Sali Berisha. Nga 'Foltorja' e Kuvendit, Balla akuzoi Berishwn se ka marrw kompesim me prona në Dhërmi për tokat e tij në Viçidol

“Po fliste para pak minutash një grabitës pronash i paimagjinueshëm. Ky grabitësi i kërkon ndjesë ish pronarëve, që ka njohur pronbat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompesim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Si ka mundësi që ky është pronar pronash ën Dhërmi. Si ka mundësi që është pronar tokash në Gjirin e Lalëzit, ku janë të gjithë këta rraca e këtyre. Ky grabitësi i pronave vodhi edhe pronën në qendër të Tiranës, Kompleksin Partizani. Nesër do t’i ccoj sërish prona të tjera shtesë SPAK-ut se si nuk i është kthyer pronarëve dhe është grabitur Kompleksi Partizani. Nga ky që flet këtu për të drejtat e pronarëve, tha Balla.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët  nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 13:15
Çfarë nuk u pa në seancën plenare, Shehaj bisedë me Kryemadhin! Bylykbashi merr ‘këshilla’ nga Berisha para se të dali në foltore

 

Gjatë seancës së sotme plenare, janë fiksuar me foto disa momente që nuk i ka kapur kamera.     Siç shihet nga foto e LSA-së Agron Shehaj është fotografuar të bisedojë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa deputeti Bylykbashi dëgjon me vëmendje Berishën.

Ora 12:52
Erion Braçe në Kuvend: Në 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm ‘skifterësh’! Korrupsioni në administratë e deformon tregun

Një kapitalizëm skifterësh! Kështu e ka quajtur deputeti socialist Erion Bracce sistemin në vend, duke folur me tone të lartë në fjalimin e mbajtur në seancën e sotme plenare.  Braçe, tha se  korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.

“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar , nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat. E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë… Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur,. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

Ora 12:48
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur! Ministrja: E pavërtetë

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka hequr Lagunën e Nartës nga zona e mbrojtur për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës, ku sipas saj kanë favorizuar një kompani koncensionare që ka lidhje me kryeministrin. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro i ëshët përgjigjur demokrates duke i thënë se kjo akuzë nuk është e vërtetë, pasi aeroporti do të ndërtohet në një zonë që nuk është pjesë e zonës së mbrojtur.

Tabaku: Unë besoj që diskutimi për administratën publike është i rëndësishëm. Bëmë një dëgjesë në këshillin kombëtar të integrimit, si përfundim nuk besoj se arritëm në konkluzionin për depolitizimin e administratës publike. I përdorimit si plaçkë lufte a herë ka zgjedhje, i presionit politik, është përdorur sa herë ka pasur nevojë qeveria për të firmosur kontrata. Ndodhen një grup punonjësit që kanë firmosur për kontratat e Inceneratorëve, mbajnë përgjegjësi për shefat e tyre. Kam luftuar që ditën e parë, për një administratë publike që ti bëjë pre presionit politik, të jetë e angazhuar për të çuar përpara reformat e ajo mungon. Aeroporti i Vlorës, kam komunikuar për aeroportin me administratën publike, bënte një investigim, çfarë ka ndodhur me aeroportin. 1. Shkelja e marrëveshjes stabilzimin asocimit, i është thënë për ndërtim një kompanie me lidhje pranë kryeministrit. Elementi i dytë është çështja mjedisore, të paktën 37 organizata që kam dedikuar, shqetësimi është që një zonë e mbrojtur u hoq nga mbrojtja dhe u dha për ndërtim. Ashtu siç u kafshua Butrinti, edhe aeroporti, siç është kafshuar parku i liqenit.

Kjo qeveri nuk pyet as për ligje, gara, zbatim kontratash, zona të mbrojtura. Në këtë rast shqetësimi që ekziston për një zonë të mbrojtur që jepet një kontratë koncensionare me favorizim personave pranë kryeministrit. Heqja nga zona e mbrojtur për të ndërtuar një aeroport, dëmtimin e specieve, hapja e rrugës për të kafshuar zonën e mbrojtës Luginën e Nartës, janë jo vetëm korruptive po cenojnë disa detyrime që qeveria ka marrë përsipër për procesin e integrimit.

Kumbaro: Më lejoni të ndaj me ju, faktin se jo më larg se janari i këtij viti qeveria mori në vendim që zgjeron zonat e mbrojtura nga 17% e territorit në 21%. Dujke shtuar këtë sipërfaqe dhe duke filluar një përgatitje për ta rritur shkallën e mbrojtjeve të parqeve natyrore, si Vjosa, një rast i rrallë në Europë ku një lumi i fundit i egër do shpallet park Kombëtar. Ky është projekti më i fundit. Syri i Kaltër kishte statusin monument natyre, sot e kemi park natyror, për ta mbrojtur kur sapo është bërë një investim për të shmangur atë batërdi. Do jetë vetëm shëtitore, ju ftoj ta vizitoni. Aeroporti, njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur është në njollën e vjetër të aerodromit.

Ora 12:23
Marrëveshja për Administrimin e Butrintit, Zhupa: Po shkelni kushtetutën, reflektoni të bëjmë një punë të përbashkët

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Kuvend ka folur për marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Zhupa i kërkoi qeverisë që të  reflektojnë dhe të bëjnë një punë të përbashkët.

‘Ajo që keni bërë me koncesionin e Butrintit, keni bërë shkelje të Kushtetutës së këtij vend. Nëse do të vazhdoni kështu do të zgjasni një proces që do tu tregojë shkelës të kushtetutës. Reflektoni të bëjmë një punë të përbashkët për hir të trashëgimisë shqiptare. Unë kam depozituar nismën për ndryshimin e ligjit për pasurive kulturore, ku duhet të jetë shteti kontrollues. Sigurisht i keni arsyet shteruese edhe nga letra e presidentit të Republikës.’- tha Zhupa.

Ora 11:42
‘Gaz i dashur je i humbur’... ‘Pusho, o madam 5 milionë euro’, ‘përplasen’ në Kuvend Spiropali-Bardhi (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputeti Gazment Bardhi janë shkëmbyer deklarata të forta në drejtim të njëri-tjetrit.

Bardhi ai e ka akuzuar Spiropalin se ka përfituar 5 milionë euro fonde publike kur ka drejtuar Doganën e Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Parlament sot është shtuar edhe një madam tjetër me 5.5 milionë euro.

 “Ky Kuvend kishte Madam 5 milionë euro dhe tani ka një Madam 5.5 milionë euro. Dhe në garë nuk jam unë me Agron Shehaj por ju me njëri-tjetrin”, tha Bardhi.

Spiropali tha se Bardhi deputeti i PD është i humbur dhe gara që kanë me njëri-tjetrin në PD është për të qeshur.

“Ç’punë kam unë me hijen e tij. Me garë pa garë, me vota pa vota Gaz i dashur ju jeni të humbur dhe kaq është puna juaj. Se je në garë me Agronin apo ti, apo Agroni me Joridën apo Jorida me ty, kjo i bën për të qeshur të gjithë sepse për të qarë i bënit në kohë kur qeverisnit”, tha Spiropali.

Ora 11:36
Berisha: Anëtari i bandës së Elbasanit ka blerë vota për Taulant Ballën

 

Sali Berisha, jashtë ambienteve të Kuvendit ka akuzuar Taulant Ballën, se Gentian Sharra, anëtar kriminale i bandës së Elbasanit ka blerë vota për të.

‘Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminal të bandës së Elbasanit që quhet Taulant Bego, kjo është situata e vërteta në parlament. Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim çdo dokument i cili implikon apo njison, apo bashkëpuntorët e tij me bandat e Elbasanit. Biseda për ndarje të shumta, po fole me bandat flet vetëm për krimet nuk flet për dashuri.’- tha Berisha.

 

Ora 11:26
Rezoluta/ Balla: Si mund t’i besohet sinqeritet të bashkëpunëtorit të Milloshevçit për një çështje kombëtare?

1655976377_Screenshot5.jpg

Një përplasje mes Sali Berishës dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla u regjistrua në Kuvend për çështjen e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Balla tha se Berisha është bashkëpunëtori i Millosheviçit dhe përdor çështjet kombëtare për interesat personale.

“Zotëria që zgjohet me vonesë dhe vjen këtu të kujtojë bashkëpunimin me Millosheviç dhe thyerjen e embargos, kuvend nuk mund të bëhet pjesë. Gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që kur të mblidhemi me datë 7 korrik për të kujtuar viktimat e gjenocid në Srebrenicë zotëri ka thirrur protestë. E kuptoni sinqeritetin që ka bashkëpunëtor i Millosheviçit për të çështja që lidhen me interesin kombëtar”, tha Balla.

Ora 11:23
Berisha debat me Nikollën: Po shkelni ligjin, po e drejton parlamentin me urdhrat e Ramës! Kryetarja e Kuvendit: Ja e vërteta për rezolutën e gjenocidit serb

 

Sali Berisha ka debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Berisha tha se ka shkelur rregulloren duke mos kaluar në Kuvend rezolutën për dënimin e gjenocidit. Nikolla tha se e vërteta për rezolutën e gjenocidit është se Konferenca e Kryetarëve e ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur që duhet të dilet me një rezolutë të përbashkët. 

Berisha: Nuk keni asnjë tagër të silleni në këtë mënyrë.

Nikolla: E sqaruam shumë qartë.

Berisha: S'keni sqaruar asgjë.

Nikolla: Duhet të jemi gjithë bashkë dhe të shkojmë me një rezolutë të përbashkët.

Berisha: Shkelje të ligjit të parlamentit.

Nikolla: Asnjë shkelje.

Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamentit, kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit, përcakton qartë se cili është qëndrimi që mbahet për rezolutat, 3 ditë nga data e dorëzimit shqyrtohet në kryesinë e parlamentit, ka tre javë që pret të shqyrtohet. Nuk është parlamenti dyqani yt, s'ke konceptet më elementare. Thuhet që tha një deputet ta çojmë në komisionin e jashtëm. Ligji nuk e parashikon. Vjen në Kuvend, bëhet diskutim. Po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, sipas urdhrave që merr nga Edi Rama, rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlamentin. Do përgjigjesh shumë keq, relatore e paskrupullt, provokon një parlament, një opozitë një popull opozitar, kjo është anti-ligjore.

Nikolla: Konferenca e kryetarëve e ka marrë në shqyrtim në datën 15 dhe 20 dhe ka dakordësuar që të kemi një rezolutë të përbashkët kjo është e vërteta.

Ora 10:38
Shehu debat me Nikollën: Kaloni në Kuvend rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë! Bëni truke se bie ndesh me pazaret që bëni me Vuçiç

 

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke e akuzuar se kanë shkelur rregulloren e Kuvendit, pasi kanë kaluar në Komisionin e Jashtëm rezolutën për njohjen e gjenocidit serb, kur në fakt duhet të kalojë direkt në Kuvend.

Shehu: Në shkelje të rregullores për dy arsye, kërkesa për mocion me debat dhe kërkesa me rezolutë për gjenocidin serb ka kaluar dy javë që është depozituar, duhet të shqyrtohet brenda 3 ditëve. Kemi bërë kërkesë të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve. nuk na keni njoftuar. Shkelja e tretë e rregullores, kërkesa me mocion me debat s'ka pse të kalojë në komisionin e jashtëm të parlamentit, po kalon direkt. Të gjitha këto truke për të mos e sjell atë rezolutë se bie ndesh me pazaret që bëhen me Vuçiç, nuk mund të prekin rregulloren e parlamentit shqiptar. Hera e parë që ndodh në historinë e këtij parlamenti. Nuk kalon në Komision, këtu ose miratojeni ore jo, si të dëshironi, nuk mund ta shkelni rregulloren, e bëni për të shtyrë se i djeg maxhorancës, Ramës dhe atyre që vijojnë pazaret me Vuçiç.

Nikolla: Në datën 15 dhe 20 ka qenë e njëjta qasje e njëjtë me sugjerimin që ka barë zoti Mediu dhe po e perifrazoj edhe këtu. të ulemi të analizojmë të shqyrtojmë që këtu të vijmë me një draft të përbashkët.

Shehu: Mediu s'ka asnjë punë me këtë gjë, po të dojë të sjell rezolutë. Ne jemi autorët, Alibeaj është pjesë e rezolutës së dytë. Biem dakord. Nuk kam asnjë kundërshtim të dakordësohemi edhe me grupin e maxhorancës, por kjo gjë bëhet duke pyetur, duke u ftuar edhe ne në Konferencën e Kryetarëve. nëse nuk bien dakord, diskutohen veç e veç. Askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tonë. Kjo tregon që ka diçka mbrapa, bie erë, bie ndesh me Vuçiç dhe kjo është turp i parlamentit pastaj.

Ora 10:30
Tabaku: Rama bëri si trim, por shkoi në Bruksel me një këmbë si Çeço

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar samitin e BE në Bruksel, ku tha se Rama bëri si trim sikur s'do merrte pjesë në samit, por shkoi me një këmbë si Çeço.

Tabaku: Bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit por megjithatë shkoi në konferencë. Ashtu siç e thashë para pak ditësh me një këmbë shkoi Rama atje në konferencë, si çeço pavarësisht se bëri të fortin e lagjes duke mbledhur edhe trimat rreth e rrotull të vendeve te rajonit

Nikolla: Kjo nuk është procedurë. Të tjerat janë komente, mbyllet fjala.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 23/06/2022 14:40

    po ik o tabaku se asnjeher ske per e arritur aty ku rama eshte tani

    Përgjigju
  • Keli: 23/06/2022 13:45

    Tabaku dhe profesori i saj non grata , sa poshte keni rene

    Përgjigju
  • Sali: 23/06/2022 13:44

    A cna keni care menderen ju te pd si spo ikni tna lini rehat

    Përgjigju
  • Besi: 23/06/2022 13:39

    Tabaku keshillohet nga Sali milloshevici, del kundra aeroportit te vlores nuk duan qe te zhvillohet jugu, vetem vjellin vrere per cdo gje te perkryer qe bene Rama,, shyqyre qe kemi Ramen se me ju do hante njeriu njerine do fitonte vetem zeni me malltezin.

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 23/06/2022 13:37

    Nuk mund te jene justifikime keto qe nxjerr Balla ne parlament. Po qe se ka fakte mund te beje nje denoncim tek SPAK per ta denuar,kurse fjalet i mer era.

    Përgjigju
  • Tea: 23/06/2022 13:35

    Rama esht zotri burr e ka ber gjithcka per ket vend po leji llafet e grave se je politikane gjasme le nam.

    Përgjigju
  • Sara: 23/06/2022 13:34

    Tabaku na esht ber si e shpis aq shum flet do na dali naj dit dhe n enderr.

    Përgjigju
  • bruno: 23/06/2022 13:30

    po tabaku po bjeri se i bie bukur, ne jemi vetem fal rames ktu , ai ka punuar pr ta ngritur kte vend kaq lart jo ju. dhe rama e ka vertetuar qe merr vendimet e duhura jo si ju

    Përgjigju
  • viki: 23/06/2022 13:29

    me hap barkun kjo tabaku. rama e di vet se ca ben sepse vetem fal tij jemi kaq pran integrimit ne BE, te ishte per ju do ishim fundosur tn

    Përgjigju
  • Levino: 23/06/2022 13:22

    Po te ishte per partin tuaj o zonja jorida tabaku skishit per te arrit ndonjeher kaq prane BE qekshuqe mos fol mo

    Përgjigju
  • Sirva: 23/06/2022 13:19

    Nuk i takon nje deputeteje si kjo qe te flasi ne kete lloj menyre

    Përgjigju
  • Arda: 23/06/2022 13:19

    Aman se na cmenen kta sdin ca flasin. Cohem e brockullisin pa lidhje

    Përgjigju
  • Ori: 23/06/2022 13:17

    Te ishte per ju o Tabak sdo na conit fare ne BE…me vjen keq qe sbeni asgje te hajrit vetem vrer nxirrni nga goja

    Përgjigju
  • Derin: 23/06/2022 13:15

    Me vjen keq zonja Tabaku qe keni rene kaq poshte…me mir se Rama asnje nuk e drejton vendin!

    Përgjigju
  • Marja: 23/06/2022 13:13

    Juve te PD nuk keni goje te flisni sepse kur keni qene ju ne pushte nuk keni bere asnje gje te mundshme per shqiperine

    Përgjigju
  • Landi: 23/06/2022 13:13

    Rama po ben te pa munduren per vendin tone qe te zhvillohet e te ec sa me perpara ju thjesht ju vjen inat se nuk jeni te zote te arrini kete gje qe ai po ben dhe zhvillimit qe i ka dhen vendit

    Përgjigju
  • Lulzimi: 23/06/2022 13:10

    Nje fjalor shume i pa pershtatshem si deputete qe je mjer per popullin cfare njerzish kan votuar

    Përgjigju
  • Dea: 23/06/2022 13:10

    Saliu degjenerusi me i madh i vendit mik vdisssssss

    Përgjigju
  • Endi: 23/06/2022 13:10

    Akoma nuk vdis saliu aman se nje jet vetem vjedh ka

    Përgjigju
  • frida: 23/06/2022 13:08

    foli kjo qe ka ne krye ate plakush qe vetem e ka shkaterruar kete vend, ju duhet te zhdukeni sa me pare nga ky vend se nuk ju do me njeri

    Përgjigju
  • flamur: 23/06/2022 13:05

    po shko moj zonja tabaku se le nam , cdo vendim qe e ka marre zoti rama e ka marre duke menduar per qytetaret e jo si ai fare kryetari qe keni ju qe vetem ka menduar per interesa personale

    Përgjigju
  • redi: 23/06/2022 13:05

    Ne bruksel shkoi per te miren e gjithe shqiptareve o e paafte edhe per te miren tende.po ku merrni vesh ju aman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndarja e re territoriale, sipas jush duhet të ketë më shumë apo më pak se 61 bashki?



×

Lajmi i fundit

John

Rikthehen vatrat e zjarrit në pyjet e Krastës në Krujë! Disa persona po vijojnë flakën, mbi 70 ha të djegura