Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD

Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se kjo nuk është një "kapriço" e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por sepse vendit sipas tij i duhet një president mbi palët politike politike që ndihmon në çuarjen e vendit në BE.

Teksa i bëri thirrje Partisë Demokratike, që të pranojë zgjedhjet e 25 prillit dhe ftesën e mazhorancës për të bashkëpunuar në Parlamentin e ri, që nis punën nga 9 shtatori, nga foltorja e Kuvendit, Balla kërkoi një hetim të plotë e të detajuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Duke thënë se nuk duhet hetuar vetëm personi që vrau, ai shtoi se nën hetim duhet të merren edhe urdhëruesit, e këtu akuzoi PD për ngritje të grupeve të armatosura. Ndërkaq një thirrje i bëri edhe PD që të distancohet nga këro grupe të armatosura.

Kurse ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur në seancën e sotme plenare në lidhje me Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin 2021, tha se prioritet i Qeverisë është vaksinimi i qytetarëve dhe ndryshimet parashikojnë shtesën 2 miliard lekë për Fondin Rezerve me destinacion blerja e vaksinave.

Kuvendi u mblodh me deputetët aktualë ku shumicë prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator. Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave. 

Disa nga deputetët kanë seancat e fundit më Kuvend ku mes tyre janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re. Janë rreth 80 deputetë që do të ulen në ato karrige në seancat e fundit dhe nuk do të rikthehen më në shtator si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë. Më 25 prill Partia Socialiste mori 74 mandate dhe fitoi një mandat të tretë historik, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Lexo edhe për deputetët që janë në seancat e fundit në Kuvend:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Balla: S'duam të kapim institucionin, por President për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohen urdhëruesit, PD të distancohet nga grupet e armatosura

 

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend foli mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke thënë se nuk është një  “kapriço” e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por vendosjen e një personi, që do të jetë mbi palët. Sipas Ballës duhet një president që do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“SHBa do të vazhdojë partneritetin e ngushte me mazhorancën dhe me kryeministrin Edi Rama. Rezultati i zgjedhjeve është legjitim.  Të mos harrojmë që muajt javët në vijim janë tepër të rëndësishme dhe që lidhen me suksesin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. I kemi të tëra shanset që të fillojmë hapjen e kapitujve me qëllim që brenda këtij kapitulli të ri të kuvendit ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë me Be.

Lsi shkoi për skrap. LSI në fakt shkoi për skrap ashtu sikurse e shkroi vetë desitinin e vetë politik dhe sot nga foltorja edhe pse lkegjislatura e re mblidhet në shtator, dua ti themn Pd që rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti që doli vnga ajo kuti dhe që çdo parti politike duhet ta lexojë edhe ne si PS duhet ta lexojmë sepse nuk kemi pasur në të gjithë territorin atë që kemi dëshiruar. Kemi marrë rerzultatin minimal, Në shumë pjesë kemi humbur një mandat për shumë pak vota. Do vazhdojmë të shikojmë mundësitë nëse brenda votave të pavlefshme të jetë numri i votave për të plotësuar një mandat.

Të dalësh përpara gazetarëve me deklarata që ua çon gazetarëve e të thuash snjoh zgjedhjet është akti i pandershëm. Unë vlerësoj se është në dinjitetin e këtij parlamenti i cili përmbyll mandatin në 9 shtator, unë tu them se në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë një vullnet masiv të qytetarëve një vullnet më i madh te demokratët e zakonshëm.

Meta e ka përdhunuar institucionin në mënyrën më të turpshme. Gjendet çdo provë juridike për ta shkakruar. Kushdo që mendo nse shkakrimi i  ti jka të bëjë me kapjen e presidencës e ka shumë gabim skemi asnjëlloj interesi. Ne duam që shqipëria të ketë një president mbi palët që të punojë çdo ditë në të gjithë forcat politike, sduam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetari shtabit të një partie. Në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien në kundërshtim me kushtetutën. Meta duhet hetuar për të identifikuar shkeljet”.

Teksa theksoi se thirrjet e Metës për dhunë nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Balla tha se duhet të mos vihet përpara përgjegjësisë vetëm ekzekutori por edhe urdhëruesit, duke iu referuar këtu PD të cilën e akuzoi se ka ngritur grupe kriminale. Këtu i ka bërë thirrje PD që të distancohet ndërsa tha se PD duhet të distancohet nga grupet e armatosura.

“Thirrjet për dhunë të Metës ishin shkaku që çuan edhe në veprime kriminale nga një pjesë e opozitës. Unë jam dëshmitar si deputet i qarkut të Elbasanit të një sjelljesje kriminale të Pd që krijoi grupoe të armatosura që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Për mua vrasja e 21 prillit ka detyrim për tu zbardhur deri në detaj, jo vetëm te atentatori por edhe te urdhëruesi, i atij akti që trazoi zemrat e qytetarëve në Elbasan.

 Një parti politike, që përgjatë fushatës, organizon grupe të armatosura, hyn nën juridiksionin e ligjit dhe duhet hetuar në detaje. Prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët, por edhe ndaj atyre që urdhëruan grupe të tilla. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga kjo ngjarje, nga këto grupe të ngritura e të loguara me logon e PD, sepse PD e mëparshme nuk ka pasur asnjë lidhje me PD sot. Nëse i ka mbetur edhe sadopak ADN e PD e vitit 1990, duhet të pranojë sot rezultatin e zgjedhjeve, ftesën tonë të sinqertë për të punuar prej 9 shtatorit në Parlamentin e ri në funksion të një reforme të thellë politike në vend, që duhet të përfshijë dhe Parlamentin. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të ecim përpara në një proces shumë të rëndësishëm, që ende bën bashkë shumicën e shqiptarëve. 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë këndvështrim, dua që sot t’i shpreh këtij Parlamenti të kësaj legjislature mirënjohjen më të thellë për gjithë punën që kemi bërë bashkë për çuarjen e reformave për para, mbi të gjitha atë në drejtësi”, tha Balla.

Më tej, Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 25 prillit, duke thënë se Shqipëria fitoi falë qytetarëve të këtij vendi, që morën pjesë masivisht në zgjedhje.

“Shqipëria fitoi më 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të këtij vendi, që në mënyrë masive morën pjesë në zgjedhje dhe që me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e thyer. Thirrja ime sot, ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këto zgjedhje është që secili prej nesh ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve. Dua të theksoj atë që DASH tha për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA do të vazhdojë partneritetin me Ramën. Vlerësohet fushata e opozitës dhe detyrë e të gjithëve është që Parlamenti është legjitim dhe është detyra të lemë pas debatet e vjetra dhe të punojmë në funksion të një objektivi i përbashkët që është BE. Muajt në vijim janë të rëndësishme dhe lidhen me suksesin e mbajtjes së Konferencës s Parë në BE. Kemi shanset që në presidencën portugeze Shqipëria ta mbajë konferencën e Parë të BE. Ne duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësisë të Shqipërisë në BE. Ne duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve. Nuk tregon ndershmëri, sinqeritet, ku në natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve dhe të shpallësh fitoren, Basha, Kryemadhi, apo ne. Secili nga ne shpalli fitoren. Thanë që në kuti është vullneti i shqiptarëve. Kur procesi i numërimit filloi, u kthyen në avazin e vjetër që nuk pranojnë rezultatin. Duhet ta lexojnë me kujdes vullnetin e dhënë përmes votës.

Në legjislaturën e re duhet të vijojmë një punë më intensive për një reformë më të thellë zgjedhore. Këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit të administruar nga numërues politikë. Sa herë në këto katër vite që shkuam në Kuvend, nuk do të vazhdojmë me administrimin e procesit të numërimit nga komisionerë politikë. Marrëveshja e 5 qershorit, ishte kusht nga PD dhe LSI, e ne kemi plotësuar çdo tekë të tyre. Edhe pse LSI shkoi për skrap. Sot, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, si kryetari i shumicës parlamentare në këtë sallë, dua t’i them PD që rezultati është ai që doli nga kutia dhe të gjithë duhet ta lexojmë me vëmendje. Edhe ne nuk kishim në të gjithë territorin rezultatin që donim, por kemi marrë rezultatin minimal tonin. Në shumë pjesë të territorit kemi humbur mandat për pak vota. Mandati i 9 në Elbasan ndahet për 66 vota. Ne do të vlerësojmë mundësitë tona, nëse ekziston mundësia që brenda votave të pavlefshme të jetë numri i nevojshëm për të plotësuar këtë gjë. Pas shpalljes nga KQZ të rezultatit, partitë politike kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar. Të dalësh para shqiptarëve, përmes deklaratave të gazetarëve dhe të thuash nuk njoh zgjedhjet, është akt i pandershëm politik. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve u njoh në ditën e votimit dhe pas, vazhdoi e njëjta këngë që nuk i bën mirë Shqipërisë”, shtoi numri dy i PS.

Ora 11:40
Murrizi: Rama e shikon Bashën si fëmijën e tij, tha e dua mandatin për Zahon e i bën ftesë Lulit! Iu luta Majkos të prishim Kodin Zgjedhor, por s’doli nga PS

 

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka folur me ironi për zgjedhjet parlamentare, ndërsa ka komentuar dhe retorikën e fundit politike dhe ftesën e kryeministrit Rama ndaj kreut të PD Basha për bashkëpunim.

“Zoti Balla, meqë je super deputeti më i votuar ndër Shqiptarë. Gjatë fushatës dëgjova Ramën që tha se mandatin e tretë e dua për Zahon, tani shof që i bën ftesë Lulit për të qeverisë, tani e do për Zahon apo për Lulin, apo i konsideron si fëmijë të pandashëm.

Kur ankoheni ju që kishit në 92 qendra numërimi, në 460 tavolina, 920 numërues hajdutë tuaj, disa të Lulit dhe të Monës, por ne subjektet e tjera që morëm ça na latë ju, ç’të bëjmë, të marrim sfurqet? Hera e parë në 30 vite post-komunizëm që dalin 10 mandate të pavlefshme, 83 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, më shumë se 5% e zgjedhësve që morën pjesë. Këto numërues kush jua caktoi. Si nuk artikuluat asnjë fjalë për 5 qershorin? Në 5 qershor kam kërkuar depolitizomi të plotë administratës zgjedhore. Nuk pranonte Oerti dhe Petriti gjallë. Tani shoh rezultatin. Petriti ka marrë vota sikur të jetë kryeplak i Farkës.

Oerti gjysmën e votave të Igli Carës, ky paska qenë halli. Kur Luljeta juaj, që është më e vjetra do të drejtojë seancën do të ngrihen në këmbë dhe do të thonë betohem. Pse s’e kam votuar atë kod zgjedhor, kërkuam që vota të jetë e barasvlershme në cdo cep të Shqipërisë e përkthyer në mandate. Asnjë pikë respekti skam për LSI, që ditën që jam ulur në këtë karrige nuk kam thënë që kurrë nuk do të bashkohesha me LSI. Por ajo ka marrë katër mandate në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa PSD ka marrë 35 mijë vota dhe ka marrë 3 mandate.

E kjo është deformimi i 5 qershorit i hartuar nga Oerti dhe Damiani, i firmosur nga Petriti. Nëse do të ishte sistem i pastër kombëtar Petriti do të kishte 10 mandate. Ndërsa do të ishte votë e hapur Petriti nuk hynte në Parlament. Shoh një garë që e shisni si sukses, meritë. Po të shohësh votat tuaja dhe PD, votuesit tuaj ishin akademikë. 83-84% kanë votuar në çdo qark edhe votë preferenciale. Ata tanët nuk dinë, ato votues në të gjithë Shqipërinë, nuk ishin kaq intelektual sa tuajt. O pika që s’ju bie! Votuesit mercenarë kanë dërguar vota me shumicë atje kur të aprët e fushatave kanë thënë. Sidomos në qarkun e Tiranës. Ftoj në 9 shtator, ata deputetë, që edhe herësi i lejon të ulen në këto karrige, të kenë kurajo, moral, se të qenurit të punësuar në Kuvend si punëtor të partisë. Edhe pse është garë fallso, e stisur.

I thash Pandit hajde të bashkojmë votat kundwr kodit zgjedhor, nuk dëgjoi. Nuk vjen Kodheli në Parlament dhe Majko që kanë dalë ndër më të votuarit. Mes mandatit dhe surratit, i bëj thirrje miqësisht ata që kanë surrat të pyesë surratin.

Edhe pse ishte lojë e stisur. Ju garantoj që kur të mbyllet kjo katrahurë, do të paguaj që të rihap kutitë e qarkut, Fier, Durrës, Tiranë dhe Korçë. Do të marr kredi, sepse nuk latë pronarë për t’u na ofruar. po na përgjoi SPAK-u bizneset e mëdha që kanë marrë tendera ju rrini në rresht”, tha Murrizi.

Ora 11:23
Manastirliu tregon situatën e COVID: Kanë rënë shtrimet në spitale dhe incidenca! Nuk ndalemi me vaksinimin

 

Duke folur për disa akte normative që lidhen me vaksinat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri në Kuvend një pasqyrë të situatës së situatës së COVID në vendin tonë.

Manastirliu tha se ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.

"Pozitiviteti është tashmë vetëm 4%. Çlirimi gradual i jetës sociale dhe ekonomike duhet të shoqërohet nga kujdesi. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale. Ekspertët e Komiteti janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike. Të ecim të vendosur përpara në këto hapat e fundit drejt normalitetit.

Ne sot sjellim disa akte normative për të rritur më tej sasinë e vaksinave sinovac. Përpjekjet tona bëhen edhe më domethënëse për sigurimin e vaksinave. Pak ditë më parë mbërritën 25 mijë doza të Sputnik V.  Çdo qytetari që heziton të bëjë vaksinat i them të dëgjojmë autoritetet shëndetësore.

Ne nuk do të ndalemi për t'i mundësuar të gjithë shqiptarëve mundësinë për të marrë vaksinën anti COVID", tha ndër të tjera ministrja Manastirliu.

Ora 11:16
Ndërroi jetë nga COVID-19, Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të deputetit Bashkim Fino! Në tavolinën e tij vendosen lule të bardha

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të deputet Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19.  Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi shprehu ngushëllimet për miqtë e familjarët e tij, teksa edhe është përlotur. 

“Kemi humbur shokun tonë të mirë Bashkim Finon. Ne sot do ta kujtojmë si një koleg serioz, i duruar që përballonte më shumë seriozitet të gjitha situata e vështira. Ne kemi humbur atë kur Shqipëria po fillonte të fitonte betejën me Covid. Ndaj të nderuar koleg ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.

Në ulësen e Finos në Kuvend janë vendosur disa lule të bardha në shenjë respekti për të ndjerin.

Ora 10:45
Mori vetëm 2 vota në 25 prill, Gjuzi në Kuvend akuza qeverisë: Ju i vodhët zgjedhjet dhe turp t'ju vijë

 

Kujtim Gjuzi ishte një nga kandidatët për deputet që në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 2 vota dhe sot nga Kuvendi ka hedhur akuza se këto zgjedhje janë vjedhur.

"Ju vodhët zgjedhjet dhe turp t'ju vijë", tha Gjuzi.

Ora 10:30
Akti Normativ për buxhetin 2021, Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat, është objektivi kryesor i Qeverisë

 

Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur në seancën e sotme plenare në lidhje me Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin 2021, tha se prioritet i Qeverisë është vaksinimi i qytetarëve dhe ndryshimet parashikojnë shtesën 2 miliard lekë për Fondin Rezerve me destinacion blerja e vaksinave

"Objektivi ynë vaksinimi i 2.2 milionë qytetarëve shqiptarë. Nevojiten 4.4 milion doza vaksina. Ky vit ka nisur mbarë, jemi shumë besimplotë që parametrat fiskalë do të jenë pozitiv ashtu si edhe vitin e kaluar. Të ardhurat buxhetore në 3 muaj kanë qenë  pozitive", tha ndër të tjera Denaj.

Ora 10:24
Balla: Të shtyhet seanca e 13 majit se është Bajram

 

Seanca e Kuvendit e datës 6 dhe 13 maj do të shtyhet. Propozimi erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

"Dy ndryshime, seanca në 13 maj nuk mund të mbahet se është Bajram, dhe është festë zyrtare dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetër. Ndërkohë që për seancën e planifikuar pasnesër, do kërkoja që të shtyhet të premten", tha Balla.

Be.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    25 prilli, a mendoni se pas ankimimeve të PD -LSI do kemi ndryshim rezultati në qarqe apo në rang kombëtar?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Polemika pafund për derbin Juventus-Inter, Del Piero: Vetëm arbitri mund ta shpjegojë penalltinë e Cuadrado-s