Opozita bojkoton Kuvendin, por 2 deputetë s'binden/ Murrizi: S'do të votojmë Zgjedhoren! Balla: Hapje jo të plotë të listave

TIRANE-Për herë të dytë opozita parlamentare bojkotoi seancën plenare të Kuvendit pas debatit për reformën zgjedhore. Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi u shpreh se bojkotoi është një provë se nuk do të votojnë draftin e reformës zgjedhore pa u hapur listat, por 2 deputetë nuk iu bashkuan duke qëndruar në seancë, përkatësisht Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri. Por, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla iu kërkoi që të rikthehen dhe të diskutojnë, pasi socialisët janë dakord për një hapje të pjesshme të listave, jo të plotë si hap i parë. Pra, socialistët i qëndrojnë marrëveshjes së 5 majit, por për të kaluar draftin duhen votat e opozitës parlamentare, të cilët kërkojnë hapjen e listave, që refuzohet nga Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Dy deputetët e opozitës parlamentare që thyen vendimin duke mos bojkotuar Kuvendin

1594300100_FatjonaDhimitri.jpg
Fatjona Dhimitri nga grupi Demokrat dhe Kostaq Papa ishin dy deputetët që nuk u larguan me pjesën tjetër të kolegëve të opozitës parlamentare duke mos e thyer bojkotin e seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhimitri dhe Papa mbajtën fjalën e tyre pas largimit të pjesës tjetër të opozitarëve.

1594300108_KostaqPapa.jpg

Ora 14:53
Bojkotoi i opozitës dhe kërcënimi i Bashës, Balla: Harrojini kërcënimet, hapje të listave, por jo të plotë

Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas largimit të opozitës nga seanca plenare duke i bërë thirrje që të rikthehet. Balla u shpreh se PS-ja ndodhet mes opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që vendosin kushte, por shtoi se duhet ta harrojnë faktin se u bëjnë dot presion socialistëve. PD-ja u shpreh se nëse preket sistemi zgjedhor prishet marrëveshja e 5 qershorit, por Balla i tha opozitës parlamentare se do të vijojnë diskutimet te Komisioni i Ligjeve për hapjen e listave, por jo të plotë, si një hap të parë.

"Nuk e kuptoj cfarë kërkojnë, këta bëjnë presion duke ikur, Luli bën presion të votohet marrëveshja. Po kjo partia që unë përfaqësoj ka të drejtë që të kërkojë? Jemi dakord nëse hapen listat, por ka disa rregulla, pasi nëse hapen listat, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Prandaj janë të lidhura me njëra tjetrën. Por ju lutem, kjo histori që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur. Kush mendon se mund të na bëjë presion, opozita brenda apo jashtë parlamentit, për marrëveshje ta harroni, nga bojkoti nuk jemi surprizuar. Ne do të vijojmë komunikimin te 'Ligjet' për një hapje të listave, jo të plotë si një hap të parë.

Për mua është e rëndësishme që kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore. Prandaj temat tuaja që nuk prekin marrëveshjen jemi gati ti diskutojmë dhe ndërkohë, për cështjet e tjera puna e Kuvendit duhet të vijojë. Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet, e mirëkuptoj arsyen si një presion që shumica nuk i ka mundësitë ta kalojë e vetme marrëveshjen. Për ne listat nuk janë tabu, por të gjejmë të gjitha modalitetet, të shkojë në dobi të procesit transparent" tha Balla.

Ora 14:41
Opozita bojkoton Kuvendin, Murrizi: Provë se s'do të votojmë 'Zgjedhoren' pa hapur listat (VIDEO)

Opozita bojkotoi për herë të dytë radhazi Kuvendin e Shqipërisë duke u larguar nga seanca me përjashtim të dy deputetëve Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri që s'ju bashkuan vendimit. Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar dhe nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat.

"Zoti Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj, sikletin që keni, se doni të qëndroni burra të mirë edhe me ata, edhe me ne, edhe me ca të tjerë. Hallit tuaj ia jep zgjidhjen perfekte kënga e Artjola Toskës "Mirë me vjehrrën, mirë me burrin, fjala e mirë...". Ne nuk e kemi këtë hall. Problemi është se ju zoti Balla ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme për hapjen e listave. Nuk kemi thënë kurrë kod zgjedhor, por kod zgjedhor sipas rekomandimit të OSBE-së, jo që hajdutët të numërojnë votat tona.

Ju keni një mundësi për ta votuar jashtë kësaj salle, hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të shumicës dhe dy qytetarëve të zakonshëm, nuk mund të detyrojë deputetët e opozitës. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të hipë në kurriz të kurrëkujt, kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë, se ju jeni tre subjekte, por 74 parti të tjera pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë.

Ndaj nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjaën atyre që janë jashtë sallës, dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do tëbëni 84 vota, harrojeni. Ju keni 74 mandate, me trasta, presione, joshje të cilët kjo sallë i ka provuar, ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj paçavureje. Para faktit të kryer, vota e tyre do të dijë se kë të zgjedhë në 2021, hapni listat nëse doni konsensusin tonë. Ne do të bëjmë një provë që sot, unë të ftoj Balla ngreje ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vijojë merkaton" tha ai.

Ora 13:03
Murrizi: Jam viktimë e dy mandateve të vjedhura (VIDEO)

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i konsideron pazare marrëveshjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë. Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi i bindur se nuk do të votojë kodin zgjedhor tha se qeveria kërkon të blejë deputetë në parlament.

"Cfarë po kërkojmë ne? Ata kanë futur 12 pika, ti shikojmë pikat e tyre. Nuk ka pse ikën Taulanti, duhet të vijë këtu të diskutojë me 42 deputetët e opozitës. Ju 74 keni. Hajde filloni hapni ankandin, tenderin me xhake dhe trastë në dorë si ata të tjerët. Do merrni deputetë për të bërë një ligj që të ndalohet trafikimi i votës së trafikimit do të bëhet me vota të trafikuara në parlament. Ku ka moral ku ligj. Ju doni tja shisni shqiptarët se po bëni një kod zgjedhor për të mos vjedhur votat, por ti vidhni në parlament. Ca keni bërë, opingat e Sheros keni bërë. OSBE ka thënë se militantët e partive vjedhin votat. Unë jam viktimë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje. Ky parlament ka parë pazar të pistë në 91, ka bërë pazar nga halli në 97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017. As unë nuk kam qenë dakord për marrëveshjen e 2008 dhe 2017 se nuk më pyeti njeri", tha Murrizi.

Ora 12:58
Spiropali: PS-ja është gati, tani le të flasë Basha dhe Kryemadhi, a i duan listat e hapura? (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i kërkoi Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të flasin hapur nëse i duan listat e hapura, pasi PS-ja është gati. "Nëse do të kishte një konkurs të kapacitetit për të duruar, kjo shumica do të dilte kampione botnore, ne do të fitonim medalje në vendin e parë se na ne kërkohet jo vetëm, 'ç'ujë i dhe gomarit dhe a e piu gomari'.

Nuk e thash më kot, se dje po dëgjoja disa nga reagimet e tyre që më shumë pëllasin sesa flasin. Një ishte, një lider i një partie të vogël, që pretendonte se ajo marrëveshje nuk votohej këtu ashtu, do të dilnin nga zgjedhjet dhe do të bojkotin procesin dhe do të shpallin revolucionin. Një lider i një partie të vogël që është kontrabanduar në listën e PD-së duke deformuar verdiktin e zgjedhësve. Revolucionin le ta bëjë por mirë do të ishte të futej në ato listat e partisë së tij duke respektuar pragun duke parë sa i vlen lëkurë. Këto drejtuesit e partive që na kërcënojnë me fjalorin që e kanë zakon, pretendon tru japim cfarë duan dhe ne të mos kemi interesa. Pretendojnë të jemi ushtar të bindur të një çete të shpartalluar që janë jashtë.

Edhe me ju kemi disa rezerva, se na drejtoheni me terma 'diktator, sulltan dhe t'u thotë po ju si e doni, të pjekur apo gjysmë të pjekur. Nuk ka forcë që pranon gjithçka që i ofrohet, por qershia mbi tortë janë ata që shoqërisë civile, që thonë se rilindasit nuk i duan listat e hapura. Ja pra, rilinadasit, po thonë hajdeni ta diskutojmë, po tani ku janë këta, apo ishin masha e Bashës, që për vete është një mashë. Tani të përgjigjet masha Basha i do ai listat e hapura sikur ka deklaruar me Monika Kryemadhin, ne jemi gati" tha ajo.

Por deputeti opozitar Halit Valteri i kërkoi Spiropalit që ta lerë Bashën dhe të votojnë hapjen e listave në Kuvend. "Hidhe topin sa te oborri i SHQUP-it sa te i LSI-së propozimin e keni në tryezë. Mos u merrni me Lulin, se këtu e kishit, ju e doni se e keni koleg të vjetër. Merreni seriozisht se asnjë ligj tjetër nuk do të kalojë në parlament pa hapur listat".

Ora 12:39
Deputeti opozitar: Kur isha në PD-së isha i mirë, tani i keq, Basha të ulet me ne (VIDEO)

Deputeti Halil Jakimi i kërkoi Lulzim Bashës që të ulet me opozitën në Kuvend duke e njohur për të votuar më pas Reformën zgjedhore dhe listat e hapura. "Lulzim Basha duhet të ulet dhe të na njohë edhe ne, të na kërkojë ndihmë për të votuar sistemin me lista të hapura dhe jo të na akuzojë dhe shantazhojë. Se kur isha në parti isha djalë i mirë, dhe tani jam kthyer djalë i keq për atë. Për një produkt duhet të ulen të tre palët. Nuk është personale, kurrë mos u bëfsha deputet" tha ai.

Ora 11:11
Halit Valteri: Të shkrihet Avokati i Popullit, është kthyer në zyrë avokatie e Lulzim Bashës (VIDEO)

Sot në Kuvendin e Shqipërisë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca paraqiti raportin mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2019 duke e vendosur theksin te problemet në burgje. Ndërkohë që deputeti opozitar Halit Valteri e cilësoi Erinda Ballancën si avokate të Lulzim Bashës, duke kërkuar që ky institucion të shkrihet, pasi nuk ka bërë asgjë. "Avokatja e Lulit. Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?

Këtë nuk duhet ta pranojmë. Nga 2017, zotëria që mbrapa e përdori këtë institucion për qokë, për mikun e tij, sikur e thotë ai për Bashën. Ku ishte Avokati i Popullit kur qytetarët ikën nga sytë këmbët nga varfëria, eksodi ishte me shifra tronditëse. Në realitet Avokati i Popullit nuk është institucion i pavarur.

Kur ra tërmeti avokatja e popullit ishte në Bogota të Kolumbisë, por nuk e ndërpreu vizitën. Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 mln euro qeveria t'i shpenzonte në projekte serioze dhe mos ia akordojë si bonues zyrës së avokatisë së Lulzim Bashës" tha ai. Të drejtë Valterit i dha edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla "Valteri kishte të drejtë në konstatimet" tha ai.

Kritik për punën e Avokates së Popullit ishte edhe Kujtim Gjuzi. "Pse stafi juaj kur vijnë qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian i largon me justifikime?" pyeti ai Ballancën. Avokatja e Popullit e mohoi "Kjo është e pavërtetë. Zyra e pritjes së qytetarëve është e monitoruar me kamera. Unë do ta adresoj por për më tepër unë i pres edhe vetë shtresat vulnerabël". 

Ora 11:07
Kreu i Ballit: Vasil Shanto ishte pijetar dhe bixhozxhi, ku është Mit'hat Frashëri? Shahini: Beteja për liri e Kosovës të futet në librat e historisë (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini paralajmëroi në interpelancën e zhvilluar sot në Kuvend me kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi se edhe viti i ri shkollor që do të nisë në shtator do të jetë sfidues dhe një pjesë e mësimit do të zhvillohet online për shkak të pandemisë. "Të vijojë me mësimin online, duhet të jemi gati për një vit sfidues që nuk do të na lejojë të kthehemi në shkolla si më parë, po marrim të gjitha masat që të jemi gati për vitin e ri shkollor" tha ajo.

Debatin për maturën shtetërore, Shahini e cilësoi edhe një herë si të nxitur politikisht. "Provimi i maturës ishte më i lehtë sesa vjet, debati u nxit politikisht". Roshi e pyeti ministren se përse patenta për leje drejtimi për makinë nuk mësohet në gjimnaz, por Shahini tha se "Pse të bëhen në kurrikulat e shkollës, kemi institucione të tjera. Në shkollë bëhet edukimi rrugor". 

Më pas debati u zhvendos te librat e shkollës, ku Roshi kritikoi ministren, pasi sipas tij shumë figura historike, si Mit'hat Frashëri nuk janë në vendin e duhur në librat e historisë. Ai tha se sot në Shqipëri një shkollë mban emrin e Vasil Shantos, që sipas tij nuk ka asnjë kontribut në arsim dhe ishte thjeshtë një pijetar dhe bixhozxhi. "Vasil Shanto ka një emër shkolle, kush është kontributi i tij për arsimin? Zero, një pijetar dhe një bixhozxhi. Nuk ka asnjë emër shkolle me emrin e Mit'hat Frashërit, që themeloi Normalen e Elbasanit. Fëmijët po vijojnë që të mësojnë ende luftën e klasave. Ende studiohet romani i dobët i Dritëro Agollit, 'Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"".

Por Shahini tha se figura e Mit'hat Frashërit është trajtuar dhe nuk është lënë anash në librat e historisë. "Kjo nuk qëndron, figura e Mit'hat Frashërit është trajtuar. Nuk është lënë anash si figurë".  Roshi kishte edhe një përgjigje për debatin pas shkrimit të Auron Tares se shkrimtarët e njohur shqiptarë Koliqi dhe Camaj ishin agjentë. "Kjo nuk ua ul vlerën e veprave të tyre dhe nëse kanë bashkëpunuar për të rrëzuar regjimin".

Gjithashtu Roshi kërkoi ndalimin e transmetimit të disa filmave shqiptarë. "Nuk kanë cilësi dhe vlerë" tha ai. Ministrja e Arsimit Besa Shahini në fjalën e saj kërkoi që në tekstet mësimore të përfshihet dhe tregohet ajo që ka ndodhur në luftën e Kosovës. "Nuk e trajtojmë betejën për liri në Kosovë. Rezistenca paqësore ka qenë unike. Ka kaluar i gjithë sistemi arsimor ilegale, kemi mbajt mësime në bodrume. Pastaj u nis rezistenca e armatosur. Kemi 1.2 mln fëmijë që kanë lindur pas 1995 që nuk e dinë këtë gjë. Duhet të adresohen" përfundoi Shahini.

Ora 10:33
Gjuzi i ankohet për fjalën, Ruçi: Vendimet i marr unë, kërko mocion mosbesimi po deshe (VIDEO)

Në fillim të seancës së sotme, Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të mos ndërhyjë dhe të ndërpresë fjalën e deputetëve, pasi një gjë e tillë solli javën e kaluar, sipas tij, rebelimin në foltore të opozitarëve dhe bojkotin. Por Gramoz Ruçi u përgjigj duke i thënë se nëse kanë vërejtje të ankohen te institucionet e Kuvendit dhe të kërkojnë mocion mosbesimi kundër tij.

Kujtim Gjuzi:  Në seancën e kaluar pati një reagim më të ashpër nga deputetët e opozitës. Ajo që solli atë përshtjellim ndërhyrja juaj me forcë, kur n/kryetari i Kuvendit kërkoi të replikojë me kryeministrin. Do ju lutesha që kjo mos të ndodhë.

Gramoz Ruçi: Vendimet që merr drejtuesi i përcakton rregullorja, kushdo që ka kontestime ka institucione Kuvendi ku mund të ankohen, mund të përdorni të gjitha mekanizmat deri në mocion mosbesimi për kryetarin e Kuvendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2020 02:50

    Z.Roshi c'fare vendi do qe te mbaje ne histori M.Frasheri?Ai vendin e zgjodhi vete, nga patriot u kthye ne tradhetar.Vertet themeloi Normalen, por themeloi dhe aleancen me pushtuesit.Sa per shkollen,me mire emri I nje pijaneci se sa emri I nje tradhetari.Sa per filmat,e vertet qe cilesia e disave le per te deshiruar ,por ama nuk te pelqejne dyfish kur ta vene gishtin ne plage ,se te djeg ajo e shkreta.Sa per z.D.Agolli ,je me fat se nuk shkrojti romanin<<Shkelqimi e renia e z.M.Frasheri>>

    Përgjigju
  • Populli: 10/07/2020 00:26

    Tosi i qan keto komentet e lsi,,bravo toso je i modh...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/07/2020 15:40

    PS@PD jane FATKEQSIA SHQIPTARE te pakten ne keto 30 vitet e fundit. E tere pergjegjesia bie mbi keto dy forca te ashtuquajtura konkuruese qe ne fakt jane SEKTI ME DJALLEZOR NE KURRIS TE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE. Populli shqiptar ka nje alternative qe do te jete me me rezultat se nje "kryengritje revolucionare" apo demostrata e perleshje te dhunshme dhe kjo alternative eshte:-PJESMARRJE 100% NE VOTIMET E ARDHESHME DHE VOTIMI KUNDER TE TE DYJAVE SI PARTI TE FATKEQSISE SHQIPTARE, SI SEKTI ME I RRZIKSHEM ANTISHQIPTAR(PS@PD) bashke me partiçkat qe kane pjelle e jane ne aleance te perjeteshme. NE VAZHDIM TE MOS LARGOHEN DITEN E VOTIMIT NGA QENDRAT E VOTIMIT DERISA TE MARRIN VESH REZULTATET E ZGJEDHJEVE. DO TE JETE VEPRIMI ME I LOGJIKSHEM,ME SERIOZI,ME TRIMERORI DHE ME ME PERGJEGJESI I POPULLIT TONE TE VUAJTUR E TE DURUAR. DO TE JETE GRUSHTI I PARE VDEKJEPRURES PER TERE KLASEN E DEGJENERUAR POLITIKE SHQIPTARE TE KORRUPTUAR E VRASTARE.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 09/07/2020 13:52

    Flamur Noka asht e ardhmja e Shqipnis do apo nuk do Flamur Gjuzi

    Përgjigju
    • Tosi: 09/07/2020 14:23

      Jo Flamur Noka por Flamur Herman Geringu

  • O tej: 09/07/2020 13:43

    Po Monik Lavire eshte gati per listat e hapura dhe per shalet e hapura

    Përgjigju
  • Tosi: 09/07/2020 13:19

    Nafija dybekut te leshitlikes akoma nuk ka vendosur per listat e hapura. Pritet te keshillohet me strategen nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, e pashkolluara, trularaska, shalepiprra, kembeshtrembeta,sygerdoqja Kejdi dhembcakallja e leshelis.

    Përgjigju
  • ola: 09/07/2020 12:53

    stafi i saj ka gra burra shik sash, gjyqtaresh, biznesmenesh...keto bibat qe dalin ne tv. Shqiperi hesapi, zhul dynjaja...

    Përgjigju
  • HALIT VALTERI: 09/07/2020 12:21

    PËR KTË DISKUTIM TË KTI DJALI SOT KY NJERI MERITON NOTËN 10 * SEPSE KA SHUM TË DRRJT. PROSTITUTA ERINCA BALLANCA ËSHTË FEMRA MË OLER HAJDUTE IMORALE GËNJESHTARE E INTRIGANTE E KJO FUNDËRRIN PAGUHET ME TAKSAT E POPULLIT Ë TË VARFËR TË EUTOPËS. DJALI PËR KTË DISKUTIM NJË BRAVO TË MADHE.

    Përgjigju
  • bobi: 09/07/2020 12:14

    ketu ke te drejte, po ajo prandaj eshte vene

    Përgjigju
  • gjethja e thete e fikut: 09/07/2020 11:45

    Po qe se largohet kjo e avokketrit te popullit trim dhe sylesh, prishet aleanca me lulushin dhe nuk na interson ne popullit te thjeshte qe e duam dhe vdesim per aleanca te qelbesirave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush