Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, ka shtretër! Testet e shpejta brenda dhjetorit! Pas debateve, përjashtohet Piciri

Një tjetër fatkeqësi që ka zaptuar vendin "zbehu" diskutimet në Kuvend për përkujtimin e ngjarjes së rëndë të një viti më parë, tërmetin e 26 nëntorit që mori 51 jetë dhe la në "qiell të hapur" mijëra familje.

Seanca plenare nisi me një minutë heshtje për 51 viktimat, për të vazhduar më pas me akuzat dhe kundërakuzat për përballimin e situatës së krijuar nga COVID.

Fillimisht ishte planifikuar që kjo seancë të nisë me një interpelancë të thirrur nga deputeti Ralf Gjoni, por në mungesë të tij pasi ndodhet në Dubai ku ka firmosur një marrëveshje të financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Por delegimi i interpelancës te ministrja , solli revoltën e deputetit Gjoni, i cili akuzoi Ramën se po i shmanget 4 interpelancave të tij.

Manastirliu teksa ka bërë një përmbledhje të masave që janë marrë për të përballuar pandeminë, tha se brenda dhjetorit mbërrijnë në Shqipëri testet e shpejta të zbulimit të COVID. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që t’iu drejtohen spitaleve që në momentin e parë të sëmundjes dhe të mos presin përkeqësimin e gjendjes ndërsa iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për menaxhimin e pandemisë. Sipas saj, opozita akuzon se nuk ka shtretër në spitale sepse kërkon të marrë pushtetin.

Përgjigjen për akuzat e Lulzim Bashës se qeveria po fsheh viktimat, ia dhanë nga Kuvendi ministrja Elisa Spiropali dhe numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla. Teksa ka komentuar fotot e publikuara në disa media pranë opozitës nga morgu i Tiranës, ku shiheshin kufomat të shtrira në tokë, Spiropali ka akuzuar opozitën se po bën luftë për pushtet me të vdekurit.

Ndërkaq në rend dite, ka qenë edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty, e cila është miratuar me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim. Në debate e sipër deputeti Erion Piciri është përjashtuar nga seacna nga Vasilika Hysi, pasi ai është ngritur pa regullore dhe ka vijuar të flasë pa mikrofon duke ndërprerë rendin e ditës. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor, të cilat duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe me kufizime në kohëzgjatje deri në tre orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Urdhër edhe për Punonjësit Social, ministrja Manastirliu: Do kemi profesionistë të certifikuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot në parlament se me miratimin e projektligjit në Kuvend do të krijohet ‘Urdhri për Punonjësit Social’, për të cilin ministrja tha se do të garantojë njësojë si edhe psikologët që të kemi punonjës social të certifikuar.

“Sa shumë do të përfitojë arsimi nga kjo pjesë, të cilët pasi përfundonin shkollimin e tyre nuk kishin një Urdhër të tyre që ti mbronte në punë në tyre, ti zhvillonte më tej, ti testonte më tej dhe pikërisht kjo do të mundësohet nga ky instrument që ne do të miratojmë sot. Unë e shoh me vlera shumë të mëdha krijimin e këtij urdhri, e këtij institucioni, e këtij organizmi, sepse edhe në kohën që po kalojmë, që ka prekur botën mbarë roli i punonjësve social dhe psikologëve është thelbësor.  Nuk ka shëndet pa shëndet mendor. Nuk ka mirëqenia pa përkrahje sociale dhe nuk ka zhvillim pa mbështetjen e grupeve më në nevojë.

Sot flasim për çfarë kemi bërë nuk mundtë lëmë mënjanë ato kategori që janë më në nevojë dhe që janë prekur edhe më shumë, të luftojmë pandeminë hije thotë OBSH, OKB. Është dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe vajzave që në një kohë si kjo e sotmja ku shoqëria është më e izoluar, vijon ende fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave. Eshtë ajo pra, Pandemia hije, që ne duhet ta luftojmë njësoj siç po luftojmë virusin.  Edhe fenomeni i dhunës dnaj grave, ky fenomen i shëmtuar që duhet të ndryshojë i ka rezistuar kohës, sepse ende kemi shumë për të bërë për të ndryshuar nga mentaliteti, për këtë do të shërbejë edhe krijimi i këtij instrumenti.

Investimi tek profesionistët duhet të jetë ajo që na çon përpara, investimit tek ta është garancia që nesër do të kemi struktura më të forta, qendra sociale më të zhvilluara, shërbime në territor më adapte për zhvillimet lokale në bashki të ndryshme. Dhe sigurisht si ky instrument, do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejte për çdo individë që ka nevojë për kujdes,  për integrim dhe mbrojtje sociale”, tha Manastirliu

Ora 13:35
'Po vuaj më shumë se të gjithë', preket Manastirliu: Kush guxon të prekë mjekët do përballet me të gjithë shqiptarët! (VIDEO)

E ashpër ka qenë në fjalimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për akuzat që vijnë nga opozita për mënyrën se si po menaxhohet pandemia e COVID-19. Në një moment, ajo edhe është prekur.

"Mjekët janë aseti unë më i cmuar dhe kush guxon të përmend mjekët do të përballet me të gjithë shqiptarë, edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra, një vit në vështirësi dhe pse kemi një vit që po përballemi me dy fatkeqësi të mëdha, çdo ditë humbin jetë njerëzit, më besoni unë e vuaj shumë se kam një përgjegjësi që nëse nuk do të kishte këtë ambicien për të qenë diku për të marrë një pozicion ministri, besomë që do e kishte shmangur, kjo përgjegjësi është një nder për mua që po drejtoj sistemin shëndetësor, por krenaria ime dhe inspirimi im janë punonjësit e shëndetësisë, janë ato stafe që nuk reshtin së shërbyeri, a ka problematika, patjetër që ka, po kush ka thënë që jemi perfekt, absolutisht, ka shumë probleme, por nëse do të ishim 7 vite më parë, nuk di si do e kishim përballuar. A ka pasur vonesa me tamponët, po ka pasur sepse ka pasur shumë fluks, por ne jemi duke ndërtuar për të kaluar kapacitetet tonë, dhe kush mendon që është e lehtë ose nuk ka punuar ndonjëherë ose e sheh nga jashtë. Do ketë një kohë për të bërë bilancet , le t'ia lëmë kohës dhe të punojmë për betejën", tha Manastirliu në Kuvend.

Ora 12:45
Filloi të bërtasë në Kuvend, Hysi përjashton nga seanca deputetin Piciri: Fatkeqësi e madhe që vjen për të përfaqësuar qytetarët (VIDEO)

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka përjashtuar nga seanca ditën e sotme deputetin e Erion Piciri, pasi ky i fundit ka folur me tone të larta në Kuvend.

Pasi Hysi e ka përjashtuar ai ka nisur të bërtasë duke folur pa mikrofon, ndërsa ajo i ka thënë se është fatkeqësi që ai ndodhet në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët.

"Ju përjashtoj nga seanca z/Piciri. Është fatkeqësi që vini në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësi e madhe, ju përjashtoj nga seanca plenare. Një minutë pushim, ndërpritet seanca. Ju lutem dilni nga seanca", tha Hysi.

Ora 12:20
U emërua zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kodheli: S’ka pasur dallime majtas apo djathtas për urimet (VIDEO)

Mimi Kodheli e cila u emërua  zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka folur në Kuvend për emërimin e saj në këtë post të lartë, duke thënë se e kanë uruar të gjithë pavarësisht bindjeve politike.

Kodheli ka falenderuar të gjithë që e kanë uruar dhe përgëzuar duke theksuar se sa i përket personave brenda sallës së parlamentit, nuk ka pasur dallime në urime majtas apo djathtas.

"Dua t’ju falënderoj për urimet. Falenderoj këdo, të njohur e të panjohur.. Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin Ruçin dhe kryetarët e delegacionit parlamentar shqiptarë në Asamblenë Paralamentare të NATO-s.

Pozicioni i zv/presidentes së Asamblesë ënë NATO është sa i lartë dhe aq i mbushur me përgjegjësi. Të them të drejtën në këtë sallë, s’kam pasur dallime majtas apo djathtas për urimet. Le të rrimë kështu bashkë", tha ajo.

Ndërka kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se emërimi i saj në këtë post është vlerësim për vendin tonë. "Urime në emër të Kuvendit. Ky është një vlerësim për Shqipërinë. Vlerësim për performancën e Kuvendit", tha ajo.

Ora 11:47
Murrizi ironizon në Kuvend: Një kazino rri hapur non stop dhe s'respekton orarin! S'pyet për punonjësit e Sandër Lleshit (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza nga Kuvendi ndaj mazhorancës, sa i përket rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe në lidhje me resepktimin e masave anti-COVID, ku ka vënë theksin te një kazino e cila sipas tij rri hapur 24 orë.

"A se kuptoni se jeni bëre të bajatshëm dhe hyni në çdo familje sepse hynë në çdo familje shqiptare përmes ekranit. Bëhuni më njerëzor dhe më pak të babëzitur për para në këtë situatë. Siç e thanë dhe kolegë të tjerë nuk ka njeri në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk ka të afërm miq dhe shokë që nuk janë të prekur nga kjo pandemi.

Edhe në xhenaze kërkoni të filloni. Gjobitja e deputetëve është një gallatë për fëmijë kopështi. Një kazino luhet dhe non stop nuk respekton orarin. Çështë kjo kazino që nuk pyet për punonjësit e Sandër Lleshit nëse ndonjë këtu në sallë nuk luan. Nëse keni patur qëllim që ta përdorni moritn dhe koleren për një grusht parash të pista, të jeni të bindur se askush ska për ti gëzu se në këtë botë siç vijmë dhe ikim. Mjerë atë që e tundon e padrejta dhe që kërkon të përvetësojë paratë e këtyre hallexhinjve", tha ai.

Ora 11:17
Kuvend/ Rudina Hajdari: E dënueshme bërja politikë me vdekjet nga COVID, të bëhemi bashkë (VIDEO)

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në seancën e sotme plenare ka dënuar mënyrën se si po bëhet politikë me viktimat nga koronavirusi.

"Kjo është një situatë që vërtet duhet të gjejmë solidaritet dhe të kemi përgjegjësi të larta njerëzore. Sot dua të dënoj në mënyrë të ashpër mënyrën sesi po bëhet politikë me vdekjet. Në një krahë kemi një palë që valëvit si flamur betejë njerëzit në morg.

Dhe kemi palën tjetër, këta që thonë se shëndetësia është një pasuri e madhe kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto nuk janë realitete dhe mënyra se si mund të përballohet kjo situatë. Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë situatë. Të krijojmë një komitet për një strategji të qartë se si do të ecim përpara me këtë pandemi.

Të mos zihemi me njëri-tjetrin. Të qëndrojmë krah për krah njeri-tjetrit dhe të qetësojmë qytetarët shqiptarë", tha ndër të tjera deputetja Hajdari.

 

Ora 11:12
Pamjet nga morgu/ Spiropali 'shuplakë' opozitës: Nuk merret pushteti me të vdekurit! Politika s'mund ta bëjë shoqërinë copa por ta bashkojë (VIDEO)

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar foto e publikuara në disa media pranë opozitës nga morgu i Tiranës, ku shiheshin kufomat të shtrira në tokë. Ajo ka akuzuar opozitën se po bën luftë për pushtet me të vdekurit.

"Cila media në botë cila opozitë në botë nxjerr foto nga morgu në një situatë të tillë kur njerëzit janë të ngarkuar psikologjikisht dhe vujanë se familjarët i kanë të shtruar në spitale.

Akuzat mbi moralin e tyre dhe profesionizmin e mjekëve dhe me ngareksë ligjore, shkuan deri aty sa kërcënuan  se do ta çojnë në prokurori por të shkojnë në prokurori. Të gjithë janë duke bërë luftë për pandeminë këta janë duke bërë luftë për pushtet, por nuk merret pushteti me të vdekurit. Ti lëmë të vdekurit të prehen dhe fmiljarët të qetësohen ne do të vazhdojmë luftën me mjekët, per ti bërë ballë pandemisë.

Është një kohë për të reflektuar se politika nuk mund ta bëjë shoqërinë copa por ta bashkojë", tha Spiropali.

Ora 10:38
Balla: Basha i vetmi që u zgjua pas tërmetit me 2 vila, flet me lot krokodili se banorë e lanë në harresë dhe makabritete për pandeminë (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë një përmbledhje të punës së bërë nga kjo qeveri sa i përket përballimit të post tërmeti të 26 nëntorit dhe COVID-it, teksa nuk i ka kursyer sulmet për opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

"26 nëntori 2019 la pas 51 persona. Më shumë se 100 vende dhe organizma financuar ofruar miliarda euro, tashmë që kemi mundësi të shohim me qEtësi, duket e pamundur se si mund t'ju jepet strehë në kohë rekord mijëra familje. Ne u thamë çdo familjeje, ti nuk do të jesh vetëm dhe e përballuar me shumë dinjitet dhe përgjegjësi dhe pse nuk ishim përballur më parë një një situatë ë tillë dhe nga pandemia, do duhet t'i mbajmë mend sesI rrallë herë u bëmë bashkë. Edhe pse ndonjë hienë nuk e zgjati shumë solidaritetin. Na i desh të përballemi me hienat që tentuan që të ngjallin mosbesim, që folën për zi e humbje shprese e që kulmoi me klithma fill pas suksesit të konferencës së donatorëve, teksa në botë dhe në Shqipëri po mbërrinte një fatkeqësi tjetër. Të gatshëm që të përdorin një fatkeqësi, por gjatë këtij një viti në Shqipëri përveç luftën me virusin dhe rindërtimin, por zhvillohet dhe një betejë që po tentojnë të hapin Kasandrat e opozitës në rrugë.

Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjuar nga tërmeti me dy vila, flet me lot krokodili se i kanë lënë në harresë, ndërsa me pandeminë kanë shkuar deri në makabritet duke folur për shifra në morgje e duke abuzuar nga divanat. Në fillim të pandemisë kundërshtoi çdo thirrje për të qëndruar në shtëpi dhe për të larë duar, u bënin thirrje shqiptarëve për të mos larë duart se thotë Rama, pastaj tha se duhen teste masive, ndërkohë që OBSH i hodhi poshtë. Basha nuk paska pasur as pikë turpi, as respekt e as kufi moral as për viktimat e tërmetit dhe pandemisë, se të sulmosh mjekët besoj që Luli nuk do i harrojmë kurrë. Rindërtimi një proces shembullor", tha Balla.

Ora 10:35
'Tërmeti dhe COVID dy sfida për shëndetësinë'! Manastirliu: Doja të kisha dalë para jush si ministre në kohë paqeje! Testimet e shpejta brenda dhjetorit (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi ka deklaruar se tërmeti dhe COVID  janë dy sfida për sistemin tonë shëndetësor.

Teksa ka deklaruar se do të kishte dashur të dilte në Kuvend në një kohë paqeje, ministrja ka bërë dhe një rezyme të punës se deritanishme sa i përket pandemisë dhe këtu ka deklaruar se testimet e shpejta do të vijnë në vendin tonë brenda dhjetorit.

"Sot do kisha dashur të dilja përpara jush si ministra e shëndetësisë në kohë paqje, për të diskutuar për ligjet e reja dhe reëformat në drejtësi dhe të gjithë investimet që edhe pse në një kohë pandemie si kemi lënë mangut, sot kamë përgjegjësinë ligjiore tu bëj me dije gjithë punën dhe situatën e COVID.

Kur mendonim se po kuronim plagët e sistemit shëndetësor. Po jetojmë në kohë lufte. Tërmeti dhe COVID dy skida që vunë në provë shëndetësisnë. Ne kishim dhe kemi një mision për të përmbushur atë të shërbiumit të qytetarqëve. Ne po ecnim në rrugën e shërimit të sistemit tonë shëndetësor.

25 milion euro u vunë në dispozicion për kapacitetet e laboratorit.  Kemi siguruar 4 laboratë publikë që kryer testimet, rritëm 5 herë testimet krahasuar me qershorin. Kemi gjurmuar dhe hetuar grupet më të riskuara. Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për investim.

Bazuar në planin tonë të vjeshtë dimrit siguruam vaksinimin e gripit. Testimet e shpejta brenda dhjetorit. 250 shtretër i janë shtuar kapaciteteve për vjeshtë dimrin, spitalet rajonale janë parapërhgatitur për vjeshtë dimrin.

Nga dje ka mbërritur sasia e fundit, e 230 mijë vaksina për gripin. Paisën strukturat tona me linjat e oskigjenit në mënyrë që asnjë spitali të mos  imungojë.  3.9 milion euro janë paguar për vaksinën anti COVID e cila do të jetë falas", tha ajo.

Ora 10:23
Kuvend/ Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, Ruçi: Solidariteti njerëzor mundi ndarjen dhe konfliktin (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë e nisi sot seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi se fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Sipas Ruçit solidariteti e dashuria  njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet.

"Zonja dhe zotërinj deputetë, si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzetë viteve të fundit.  Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura.

51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijra familje mbetën të pastreha.

Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Pushofshin në paqe! Të nderuar kolegë,

Tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm  njerëzor.

Qindra mijëra qytetarë kontribuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit. Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës. Përgjigja e Qeverisëe institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.

Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi  për rindërtimin një ndihmë jashtëçdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë.

Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u  ndalën, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit.

Kuvendi inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria  njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet. Ju faleminderit", tha Ruçi në fjalën e tij. 

Ora 09:58
Dhanë 70 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri/ Rama dhe Ahmetaj udhëtojnë sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Në seancën e sotme plenare, nuk do të jenë të pranishëm Kryeministri Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Burime për Report Tv konfirmojnë se Rama dhe Ahmetaj nuk është sot në Shqipëri, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri ia ka deleguar interpelancat e thirrura sot ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë 70 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të ketë shitblerje të votës edhe më 25 prill?

Komento

Komente

  • Ruzhdiu: 27/11/2020 23:28

    Ahh cu ripollem ahh ... ne dhe beiruti me indin konkurojm kok mkok .

    Përgjigju
  • Mondi: 27/11/2020 01:15

    Bravo manastirliu per punen e mire per perballimin e te semureve me covid...

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 26/11/2020 17:37

    Ne e dime qe edi rama eshte"tradhetar".po duhet te bejme pyetjen:-po sali patrioti , para edit,si nuk beri hetim?kishte prokurorine ne dore,gjukaten te kapur per gryke e te lidhur pas vehtes.kishte shishen me gjithe leng brenda,kishte shumicen me atdhetare ne europe.dhe prape nuk e beri.sic duket ia la edit per ta provuar sa patriot eshte.Aq me teper qe votoi dhe raportin e sadik martinit.

    Përgjigju
  • skaran: 26/11/2020 16:42

    ore. shkon ne spirtal te besh nje skopi dhe te thone me sill tamponin. mbase une dua te bej nje kontroll rutine. mund te na e shpjegoje ministria kete. apo po nuk ishe me kovid nuk vlen

    Përgjigju
  • Bixhozciu: 26/11/2020 15:24

    Nuk ka kazino o murriz qe rri 24 ore hapur ,,te kane genjyer...

    Përgjigju
  • VANGJUSH PETRO GRENXA: 26/11/2020 12:04

    O tao tao po mir mor tao tao që po punoni nuk e mohojm dot. Po qenin bastard salmut berrshurën pse se keni nxjer në bankën e të akuzuarve. Se ky qen bashk me dhëndrin e tij kan vjedhur sa kan plasur e salmuti i ka duart me gjak Shqiptari deri në bryl sëbashku me lylin bryl. Bastardi qen i zgjebosur salmut vazhdon e jeton i lir kur do ta shofim ktë qenin kërm salmutin në burg që dhe populli Shqiptar të qetsohet se ky popull ka nellf të madh karshi kti BASTARDI me emrin salmut.

    Përgjigju
  • LORA: 26/11/2020 11:57

    Eshte e sigurt qe pjesa dominante e familjeve, qe termeti u shkaterroi shtepite, do te rregullohen deri ne vit te ri. Homazh per jetet e 51 qytetarve qe u shemben nen rrenoja.Ata nuk vijne me,shtepite do t'i kene shume me te mira nga sa i kishin. Falnderim zemre per solidaritetin kombetar ne ate humbje fatale dhe per ndihmen serioze te gjithkujt ,shtet apo individ,qe n'a u gjend prane.

    Përgjigju
  • Erion Isai: 26/11/2020 10:17

    Kane ikur per te bere vaksinen anticivid. Shyqyr se shpetova une pa gjobe dhe pa u shkarkuar. Ky KOL KYCI cfare ka me mua se kuptoj.

    Përgjigju
  • DULE TA NGULE: 26/11/2020 09:50

    O Edi Rama tani u kujtove ti mbas 8 vjetve të ngrije ktë komisjon kundër BASTARDIT dik martin një ANTI SHQIPTAR I TËRBUAR. Ky qen që ka bashkpunuar me qenin bastatd wc publike salmut bershurrën e me kriminelin hajdut idjot shalngjitmin lyl. Po pse se bëre ktë komisjon që ditën e par që more pushtetin. Apo tani e ke për reklam për votimet. Ju të gjith politikanët jeni mut mutash 400 brezash. Prandaj dhe Albanistani i evropës është në ktë gjëndje.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?