Debate në Kuvend/ Gjoni: Ç’lloj kimikatesh po përgatisni për shqiptarët? Manastirliu: Informohu para se të flasësh! Hysi: Respekt për ministren; Valteri: Mos hani atë që s'thuhet

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta në Kuvend, ku protagonist kanë qenë deputetët të opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Muslim Murrizi që kanë replikuar ashpër me ministrat Ogerta Manastirliu dhe Sandër Leshaj.

Përplasja e parë ka qenë mes ministrit Lleshaj dhe Murrizit, psi ky i fundit akuzoi se  3 ministra kanë tentuar të bëjnë paratë dhe shoë me deputetët, duke i cilësuar ata si shumë të vegjël. Këtu përfshiu edhe Lleshajn. Përgjigjia e këtij të fundit ka qenë e ashpër pasi i ka dhënë ultimatum të mos e përdorë policinë për politikë.

"Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi", ishin këto disa fjalë të Lleshajt.

Debati tjetër është bërë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ralf Gjonin, por më pas u përfshinë edhe deputetë të tjerë. Deputeti Gjoni akuzoi qeverinë dhe ministren se janë lidhur me një aleancë, që nuk ka ende një vaksinë kundër koronavirusit, dhe që vetëm vendet e treta do ta marrin prej saj. Në kundërpërgjigje, ministrja Manastirliu i kërkoi deputetit të informohet, pasi aleanca Covax po financohet nga Bashkimi Evropian. 

Adriatik Alimadhi me zërin që i dridhej i ka bërë thirrje Gjonit të mos bëjë politikë me Covid, duke treguar çfarë ka kaluar ai vetë kur ishte i infektuar. Kurse deputeti Halit Valteri  pasi ka thënë se ky parlament s’ka vend për të dezinformuar, e të mos bëjmë politikë me sëmundjen dhe jetën, e ka "lëshuar gojën" duke thënë mos "hani atë që s'thuhet". Edhe deputetja Vasilika Hysi ka kërkuar respekt për ministren dhe stafin shëndetësor dhe për të gjithë ato jetë të humbura që luftojnë me Covid.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Murrizi: Vend pune për Celibashin dhe financimet për partitë politike, kaq prodhoi 5 qershori

Deputeti Myslim Murrizi nga Kuvendi ka votuar abstenim për kthimin e dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e Parlamentit ai tha se marrëveshja e 5 qershorit prodhoi vetëm dy rezultate, u hap një vend pune për Ilirjan Celibashin në krye të Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve si dhe ndarjen e financimeve të partive politike.

"Sot e kam abstenuar pasi nuk kam qejf të bëhem pingpong. Zgjedhjet janë në 25 prill. Të dy palët keni hile. Ju thoni që do ta bëni shpejt Kodin zgjedhor. Ky kod, ashtu siç është hartuar, e hap listën dhe secili do të matet që ka marrë secili. Aq jemi ne opozitarë të dashur. Ishim 39 në maj të 2019. Kaq kishim takat. Unë jam kryetar grupi me 9 deputetë. Duhet të dimë sa takat kemi që të kërkojmë atë që na ha kërraba. Ne prishëm atë mur të betontë të 25 prillit 2008. Prishëm atë mur që i mbronte prej 3 palë zgjedhjesh. Kërkuam që të mos numërojnë më dorat e politikanëve. Shpresoj të shkojmë në numërim teknologjik. Dy fjalë për 5 qershorin. Çfarë ka arritur. Shkrin KQZ-në dhe rikthyen në këtë organ atë që ka qenë më i përfolur në vjedhjen më të madh. Lekët ka tjetër. Kanë rënë dakord se si do financohen partitë politike. Ky është i gjithë 5 qershori në gjuhën shqipe. U hap një vend pune për Celibashin, kaq ishte 5 qershori" - tha Murrizi.

Ora 14:23
Hajdari mban premtimin ndaj naftëtareve dhe flet në Kuvend: Vidhet nafta e shitet në të zezë (VIDEO)

Rudina Hajdari mban fjalën ndaj naftëtarëve dhe ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për to.

"Sot takova burrat dhe gratë naftëtarë të cilët janë prej  dy jaësh në grevë urie. Ata kanë kërkesën më minimaliste të sigurojnë jetesën e tyre për shumë gjëra që të duhen që të mbijetosh.

Elena Dhurata, Moza, Hëna floresha. nuk arrijnë dotë ti japin llogari se përse këto gra nuk arrijnë tu garantojnë fëmijëve bukën e gojës. Nuk është e vërtetë se Armo del me humbje. Specialistët dhe ponënjësit më treguan me detaje se armo po vidhet nafta shitet në të zezë, dhe për rrjedhojë vazhdon me atë kompani që nuk paguan as taksat dhe lekët.

Lekët e pagave të këtyre nënave vidhen. ska turp më të madh se ky se sa të grabitësh bukën e tyre.

Se di a ka akt më të turpshëm se sa të mos paguash rrogat e tyre. Ska trup se sa një kryeministër që hesht dhe tallet me bukën e gojës së tyre. e mbajtja premtimin e tyre dhe do mundohem me sa të mundem e ku të mundem e do të jem në krahun e tyre që kjo të mos përsëritet më kurrë. Nafta dhe të gjitha pasuritë smund të shërbejnë si pasurim kur qytetarët trajtohen si të nivelit të dytë e vuajnë për bukën e gojës. Ata që e kanë shkaktuar do të dalin përpara drejtësisë.

Sado vazhdoni me hilet jam e binzur se koha juaj mbaron dhe do të mbarojë shumë shpejt.

Vota do shgërbejë tu tregojë qytetarëve që skanë të drejtë dhe kjo  do dali hapur. Vota parapqlëyese do jetë akti i parë drejt ndryshimit të sistemit, ndëshkimit të atyre deputetëve. ju do humbisni për këtë jam e sigurt, beteja do vahzdojë.

Hapi tjetër është të vazhdojmë nga reforma në drejtësi te reforma e thellë në shtet", tha Hadari.

Ora 12:54
Gjoni 'tërhiqet': Ogerta e di çfarë respekti kam për ty, do të të kërkoj ndjesë në 2021-shin nëse akuzat e mia për vaksinën janë të pavërteta

Pas debatit Ralf Gjoni ka zbutur tonet dhe i ka thënë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se do t'i kërkojë falje për akuzat se qeveria dhe ministrja janë lidhur me një aleancë, që nuk ka ende një vaksinë kundër koronavirusit, dhe që vetëm vendet e treta do ta marrin prej saj.

"Adriatik jam dakord me çdo gjë që the. Ndërhyrja ime ska patur asnjë lidhje me qëndresën dhe sakrificën e mjekëve në kushtet ku punojnë sot. I përulem në gjunjë të gjithë ekipeve. Ogertë e dashur ti e di shumë mirë se çfarë respekti kam për ty personalisht. Nëse është e vërtetë që dozat do të dalin nga Covax, e me programe të tjera, unë ty do të kërkoj ndjesë në 2021 nëse janë të njëjtat doza, por më lejoni të ngre pikëpyetje", tha ai.

Ora 12:45
Alimadhit i dridhet zëri në Kuvend: Ralf s'është momenti për të bërë politikë! S'e dini ç'do të thotë të jesh në ditët e fundit të jetës (VIDEO)

Pas debatit mes Ralf Gjonit dhe ministres Manastirliu, deputeti Adriatik Alimadhi me zërin që i dridhej i ka bërë thirrje Gjonit të mos bëjë politikë me Covid, duke treguar çfarë ka kaluar ai vetë kur ishte i infektuar.

"Meqë jam prekur nga covid Ralf do të të them një gjë. Doktoreshë Najada vinte 4 ose 5 herë në ndohmën time dhe diskutonim për ecurinë e shëndetit, edhe pse ilaçet nuk dhanë efekt po përpiqesha për të mbijetuar.

Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq. E kam vuajtur këtë. Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem tërësisht me ta. Ne jemi deputet dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin me Covidin ta ndaj me shoqërinë. Nuk është momenti për të bërë politikë Ralf.

Të gjithë doktorët më kanë shërbyer me gjithçka. ilaçet duhet përgatitur dhe duhen marrë për të qenë përballë një pandemie që nuk dihet si shkon, para të bardha për ditë të zeza. Votojeni", tha Alimadhi.

Ora 12:38
Debate me Gjonin në Kuvend/ Hysi: Atë gishtin mos ia trego asnjërit, respekt për ministren dhe stafin shëndetësor! Valteri: Mos Hani atë që s'thuhet! (VIDEO)

Në debatin e filluar mes ministres së Shëndetësisë dhe Ralf Gjonit për vaksinën është përfshirë dhe Vasilika Hysi e Halit Valteri, të cilët e kanë kritikuar për qëndrimin deputetin.

Vijimi i debatit:

Hysi: Ju që lexoni kaq shumë libra mëso rregulloren. Ju jap masë për herë të dytë për tërheqje vëmendje.

Gjoni nga vendi: Më tjetërsoi fjalën dhe më takon për procedurë.

Hysi: E para, atë gishtin mos ia trego asnjërin. E dyta, meqë keni lexuar 3-fishin e librave të mi, lexo rregulloren e Kuvendit. E treta, respekt për ministren dhe ata njerëz që sot luftojnë me Covid. Sot, ju, unë dhe gjithë bashkë të jemi me mjekët dhe të qetësojmë familjet që kanë të sëmurë e luftojnë me vdekjen. Prandaj, ulu.

Valteri: Kemi humbur familjarë, të afërm e miq nga kjo flamë e në spitale vijojnë të vuajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për çfarë po bëni ju dhe mjekët.

Ky parlament s’ka vend për të dezinformuar, të mos bëjmë politikë me sëmundjen dhe jetën, s’ka fytyrë askush të vijë këtu e të na thotë s’ka covid! Mblidhni mendjen e kokës, sot ata mjekë po rrezikojnë aty edhe jetën e vetë, mos hani kot atë që nuk thuhet.

Gjoni: Unë bëra një pyetje të thjesht sepse siperon që e kam kaluar vetë Covidin dhe e njoh mirë situatën  epandemsië,  zonja Hysi është e turpshme që ju të dezinformoni fjalën time, unë kam respekt maksimal për mjekët, u jam shumë mirënjohës, edhe ministres me këshillat. unë ngrita një shqetësim, vende si Franca kanë pikëpyetje për efikasitetin. ë blejmë teste dhe të testojmë popullsinë.

Ora 12:37
Vaksina e COVID/ Manastirliu nxehet me Gjonin: Thuaj të vërtetën,  Shqipëria do të financojë vaksinë të sigurt (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me tone të ashpra i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, sa i përket komenteve të tij për situatën e Covid dhe vaksinën.

"Ndërsa shumica punojnë ka dhe nga ata që konspirojnë Zoti Gjoni është nga kategoria e dytë.  Këtu bëhet fjalë për vaksinat e të gjitha kompanive farmaceutike. Shqipëria do të financojë për vaksinë të sigurt në ato kompani që janë duke punuar dhe ato shtete që përdoret ju. Informohuni mirë përpara se të flisni. Pandemia ka sjelljë lodhje, kujdes nga lodhja dhe duhet të jemi të qartë të bazohemi te të vërtetët. Asgjë në vendin tonë do të vijë e pacertifikuar nga organizatat ndërkombëtare.

Sjemi vendi i botës së tretë thuaj të vërtetën dhe vetëm të vërtetë, sidomos kur shumë njerëz dëgjojnë të pavërtettat tuaja. Punoni në të mirë të njerëzve. Instrumetni në të cilin jemi futur do të ketë edhe aksesin. Jo vetëm përmes Covax por edhe përmes BE të ketë kanale komunikimi siç e kemi me greqinë dhe poloninë. Përpjekjet do të bëhen shumë dimensionale. Kjo është një situatë shumë serioze dhe nuk mund të trajtohet", tha Manastirliu.

Pjesë nga debati:
Ralf Gjoni: Hera e parë që dëgjoj që nënshkruhet një marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe një aleance të Bill Gates, një prej njerëzve më të pasur në botë. Aleanca Gavi po mundohet të ngrejë 2 miliardë dollarë për të blerë doza vaksine, që ende nuk ekziston, që nuk ka asnjë garanci që do të ketë efikasitet në trupat tanë kundër Covid-19. Përse na e sillni në parlament z.ministre? Nëse jeni kaq të sigurt që iniciativa Covax do të gjejë doza të vaksinës, shkoni jepjani lekët aleancës, sic kanë bërë vendet e tjera. Aleanca Gavi është krijuar nga Bill Gates, në bashkëpunim nga OBSH. Kjo e fundit drejtohet nga një humbacak, një nga njerëzit më të dyshimtë sot, që duhet të mbajë përgjegjësi sot për menaxhimin e pandemisë. Kaq problem është bërë OBSH sot, sa KE dhe vende të BE sot janë angazhuar për një ristrukturim total të fondeve të OBSH. Sa i përket Covax Franca është e qartë: nuk do të blejë vaksina prej saj. SHBA nuk do të blejnë vaksina nga iniciativa Covax, Britania e Madhe po ashtu. Pse këto vende të zhvilluara nuk i duan këto vaksina, ndërsa ne duhet të kemi besim te efikasiteti i një vaksine që nuk ekziston ende. Cfarë lloj kimikatesh po përgatisin të fusin në gjakun e shqiptarëve? Vaksina më efikase duhet të ruhet në kushte frigoriferike, që Shqipëria nuk i ka, në -70 gradë.

Manastirliu: Marrëveshja që parlamenti do të miratojë sot garanton që kur vaksina e sigurt dhe efektive të jetë pranuar, sepse këtu bëhet fjalë për të gjitha vaksinat, sepse Covax po punon për një vaksinë të sigurt, Shqipëria do të ketë akses. BE po e financon Covax për vaksinën. Informohuni mirë, para se të dezinformoni. Informohuni, se sikur kreu i OBSH e thotë, pandemia ka sjellë lodhje dhe duhet të jemi të qartë për të mos krijuar frikë te njerëzit. Asgjë nuk do të vijë pa u certifikuar në vendin tonë. Dhe nuk jemi vendi i botës së tretë, sic theksove. Është e turpshme kjo që thoni. Mos konspironi, punoni në të mirë të njerëzve. Qeveria ka marrë masat që jo vetëm përmes Covax, por edhe përmes shteteve të BE, të ketë kanale komunikimi, që të mundemi të kemi negociata për marrjen e vaksinës. Përpjekjet po bëhen shumëdimensionale. Ju ftoj të informoheni më shumë, në mënyrë që të mos iu fusni njerëzve në kokë cipa.

Ora 12:00
Hyseni: 3 qëllimet e Metës që na rikthen ligjet në kuvend! Herët a vonë do të përballet me ligjin (VIDEO)

Deputeti socialist, Alket Hyseni ka sulmuar hapur presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin e kthimit të ligjit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.Sipas tij, ai ka tre qëllime, të cilat i listoi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 “Duhen gjurmuar paratë e pista, dhe kjo nuk bëhet si rrufe në qiell të hapur, nëse nuk i japim mbështetje Policisë së Shtetit. Jemi përpjekur të adresojmë shqetësimet bazë. Së bashku me kolegët Balla, Gjina e Manja, kemi sjellë një amendament me dy ndryshime bazike, që synojnë ruajtjen e rolit të Prokurorisë në këtë proces dhe ruajtjen e frymës së parimeve të kodit. Kemi sjellë një institucion të ri për këtë ligj, Komitetin për parandalimin dhe goditjen e parave të pista, që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme. Mendoj se kjo iniciativë është e frytshme. Në ligjin specifik të policisë fusim dhe mbikëqyrjen dhe mirëadministrimin e fushatës zgjedhore nga policia. Tashmë ne përcaktojmë në ligj detyrat bazë të policisë, bashkëpunimin me administratën zgjedhore, mbikëqyrja e rregullt e fushatës, si dhe raportimi në KQZ e çdo institucion që përcaktohet në ligje specifike. Ky ndryshim ligjor është edhe në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit, që bëmë me opozitën, opozitë e cila na la mbrapa me disa aspekte kryesore të marrëveshjes, por ne bëjmë detyrën tonë.

Ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha detyrimet që buruan nga marrëveshja e 5 qershorit. Le të shpresojmë që opozita e rrugës të mos e pengojë, siç bëri për 3 vite, duke përdorur çdo mekanizëm për të penguar reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Është nga të paktat raste në botë që opozita nuk është e interesuar për ndryshimin dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor, duke hyrë e dalë nga Kuvendi, duke hyrë e dalë në bulevarde. Duke hyrë e duke dalë kjo opozitë edhe në tryezën, që krijuam, në Këshillin Politik. Të shpresojmë që veglat e fundit opozitare, që është presidenti, të mos e kthejnë këtë ligj. Jo se do na bëjë ndonjë dëm të madh, por thjesht na detyron t’i tregojmë vendin kujtdo që pengon reformën. Nëpërmjet Presidentit, si opozitari i fundit institucional, ka tre qëllime: së pari, pengimin e reformave në përgjithësi, por nuk mund ta bëjë këtë. Nëse ne nuk ndryshojmë Kodin Zgjedhor do të çonim në pamundësinë e bërjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Qëllimi i dytë i presidentit është personal, lufta brenda opozitës për lidershipin e asaj opozite të çartur. Kjo nuk është problem për ne, le të zgjedhin kë të duan lider, me ne do të përballen me 25 prill dhe do ta marrin përgjigjen më 26, përmes sovranit, që do mbështesë në mandatin e tretë kryeministrin.

Qëllimi i fundit është hall personal, këtu nuk e ndihmojmë dot, për shkeljet pafund që i ka bërë Kushtetutës. Jam i bindur se herët apo vonë do të japë llogari, ashtu siç jepet llogari në demokraci, përmes votëbesimit, por edhe duke shkuar në dyert e drejtësisë. Nuk do të doja që kjo zyrë ikonë e shtetit demokrat, Presidenca, të përfundonte aty. Megjithatë, Shqipëria ka prodhuar vazhdimisht çudira. Shpresojmë në këto pak muaj që të marrë vendim për t’u tërhequr apo për t’i dhënë ngjyrat e duhura Presidencës”, u shpreh Hyseni.

Ora 11:14
Gjoni për debatin 'Murrizi-Lleshaj: Nuk i ka hije parlamentit që të durojë këto lloj dërdëllisje! Ruçi: Tërhiqe mbrapsht fjalën e fundit (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj sipas së cilit gjuha e përdorur ndaj deputetit Muslim Murrizi nuk duhet lejuar.

"Ti nuk mund të përdorësh më fjalën polic, por oficer policie për të treguar respekt ndaj tyre që po sakrifikojnë për ato rroga qesharake. Nuk i ka hije parlamentit që të durojë këto lloj dërdëllisje", tha Gjoni.

Por Ruçi i tërhoqi vërejtje edhe vetë Gjonit.

"Merre mbrapsht këtë fjalë. Mos spekuloni me të drejtën për të marrë fjalën 3 minuta për procedurë", tha mes të tjerave Ruçi.

Ora 10:54
Debat në Kuvend/ Lleshaj i kthehet keq Murrizit: Harroje se mund të bësh politikë me policinë! Ke dështuar, me mua e ke të vështirë të trashësh zërin (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi dhe ministri i Brendshëm Sandër Llesha kanë pasur një përplasje në Kuvend. Ministri i është përgjigjur ashpër duke i dhënë ultimatum të mos e përdorë policinë për politikë.

"Nuk dua të jem ngjashëm me ty. Unë nuk krahasohem me askënd, deputetët nuk janë qëllim i policisë por nëse do të shkelin ligjin... Nëse ti do të bësh politikë dhe të bësh politikë me policinë harroje se do ta bësh.

Polic ke qenë dhe ke mbetur akoma dhe mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic ke qenë polic ndhe ke dështuar në polici. Harroje këtë intimidim ndaj policisë. zbato ligjin sepse përballë ligjit je askushi. Me mua e ke të vështirë të trashësh zërin", thotë ai.

Debati i plotë:

Myslym Murrizi: Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe show me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit.

Sandër Lleshaj: Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari.

(Murrizi ndërhyn nga vendi)

Sandër Lleshaj: Jam ministër dhe po të them, në qoftë se ti kërkon të bësh politikë e të fitosh pikë me policinë, harrojë që mund të fitosh. As dua të jem i ngjashëm me ty. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur. Po mos kujto se mund të fitosh pikë përballë policisë. Je polic, ke qenë polic dhe ke dështuar në policinë financiare dhe po të them që harroji këto intimide ndaj policisë. Zbatoje ligjin sepse përballë ligjit ti je askushi.

(Myslym Murri ndërhyn nga vendi)

Sandër Lleshaj: Mos u përpiq të trashësh zërin sepse e ke organikisht të pamundur ta trashësh, sidomos me mua. Ti s’e di se nga jam unë more!

Ora 10:41
Ahmetaj: 600 banesa banesa individuale do të jenë gati deri në 31 dhjetor (VIDEO)

Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka deklaruar se brenda 31 dhjetorit do të jenë gati 600 banesa individuale në Shijak dhe në Tiranë, teksa e ftoi atë që t'i bashkohet në inspektimet që kryen që të shohë se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta.

"Shifrat janë ato që ju thashë janë të sakta, do ju ftoja që kur të shkoj për inspektim apo Rama të vini me mua që të mos i shikoni nga TV unë ju kam gjetur që keni inspektuar vetë, pranojeni që ka proces ndërtimi qoftë në shkolla apo pallate. Ka shumë të pavërteta, procesi është në fazë të avancuar dhe ata që janë në çadra që janë 2 mijë e pak familje kanë marrë bonus qira, por kanë refuzuar për shkak të lidhjeve që kanë me tokën apo shtëpi. Vetëm në Shijak do mbarojnë deri në 31 dhjetor 300 banesa, e njëjta shifër do jetë edhe në Bashki e Tiranës, vetëm dy bashki nuk i kanë përfituar është Kamza dhe Rrogozhina, në Kamëz kemi vendosur që nëse ka qytetarë që duan lekë kesh t'i marrin t'i ndërtojë, por do monitorohet", tha Ahmetaj.

Ora 10:39
Valteri: S'dua të zihem me Ben Ahmetaj, po ai as që ia ka idenë se sa banorë janë në qiell të hapur! Dil në terren dhe shikoje (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka dhënë shifra në kuvend sipas së cilit janë lënë në harresë nga qeveria. Sipas Valterit, Ahmetaj nuk i ka këto shifra, pasi nuk zbret në terren, por informohet nëpërmjet letrave.

"Asnjë nga objektet e shkatërruara nga tërmeti nuk është ndërtuar, aty ku nuk manipulon dot projektet 3d, nuk  dini se sa pallate janë në gjendje të pabanueshme, por njerëzit jetojnë akoma brenda. 3310 banesa të pabanueshme në Durrës, 1352 në tiranë, në Lezhë 1230 të pabanueshme dhe prap bilanci është i njëjtë. Në Tiranë janë shembu 10 objekte, më jepni mua se i ndërtoj unë, se njerëzit po bëjnë shtëpi me para borxh, në Lezhë 7 objekte të shembura asnjë nuk është ndërtuar. Po të pyesim ministrin se sa banorë nuk kanë shtëpi, nuk e di. 2274 familje në çadër ose me qira, 1310 familje pa strehë, 1187 në Shijak, në Vorë 499, Kavaja 176, nuk kam ardhur këtu të bëj kredo politike apo të zihem me Ben Ahmetaj, por dilni rrugëve se ju ndodhta nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të mos ketë një shtëpi në kokë. E keni për detyrë të ndihmoni shqiptarët, por ju keni ngatërruar detyrat,  në vend t'i ndihmoni, i zhvatni", tha Valteri.

Ora 10:30
Kujtim Gjuzi në Kuvend: S'ka Covid por grip! Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë, se sëmuren (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi nga Kuvendi përsëri ka deklaruar se nuk ka covid por vetëm grip të thejshtë.

Ai u shpreh se do të bëjë kërkesë urgjente për interpelancë lidhur me naftëtarët, por sa herë do të përballet me to ata gjithmonë ministrat i sëmuren.

"Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti me grip stinor. Nuk ka Covid, është grip stinor. Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente. Sa herë kërkoj interpelancë ministri sëmuret. Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë", tha ai.

 

Ora 10:24
Ahmetaj: Projekti i rindërtimit unik, 21894 përfitues janë paguar! Marrëveshje me emiratet e Bashkuara për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente (VIDEO)

Ministri Arben Ahmetaj, i përgjigjet deputetit Halit Valteri i cili i kërkoi llogari për projektin e rindërtimit se si po përdoren fondet e konferencës së donatorëve për të ndihmuar të prekurit.

Teksa tha se projekti është unik, Ahmetaj shtoi se janë paguar 21894 përfitues e shumë të tjerë janë në proces.

"Projekti i rindërtimit është unik. Qeveria shqiptare reagoi menjëherë që sekondën  e parë. Nuk po them se gjërat bëhen perfekte por të garantoj se bëhen me përgjegjshëmëri dhe vëmendje maksimale. Kush iu përgjigj shqiptarëve në ditën më të vështirë të 26 nësntor? Është kjo mazhorancë nuk iu përjashtoj as juve sepse minoranca na mbështeti duhet votuar projektligji. Sot 34 miliardë lekë nga të cilat janë alokuar 32 miliardë në 4 programe. Unë do ua lexoj programet 1 nga 1.

Kemi 28 miliardë lekë ose 280 milion dollarë. Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki.

21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim. Sot hapet Sami Frashëri.

Sot fillojnë 2 pallate në Durrës e do të vazhdojnë, në Laç të gjithë ata që talleshin me të gjithë punën e qeverisë shqiptare dhe turke për pallatet kanë avancuar në mënyrë të shpejtë. Me Emiratet e Bashkuara kemi rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën  e Durrësit", tha Ahmetaj.

 

Ora 10:13
Valteri i kërkon llogari Ahmetajt në Kuvend: Punimte e rindërtimit me hapin e breshkës (VIDEO)

Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar llogari ministrit Arben Ahmetaj lidhur me situatën e rindërtimit dhe se si janë menaxhuar fondet.

"Një vit më parë  si sot Shqipëria provoi sinjalin shkatërimtar.  Ky makth ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do vinte më pas. Më 26 nëntor bilanci ishte katastrofik. Mijëra njerëz u zhvendosën dhe humbën banesat e tyre.

I nderuar ministër shqiptarët preisn nga ju a keni një shifër sa janë në çadra. një dimër e kaluan në çadra. Sa fitojnë bonus qiraje dhe sa kohë do të jetë aktiv. Kemi punime me hapin e breshkës. Sa shtëpi private janë rindërtuar. a janë lëvruar fondet e konferencës së donatorëve. Kush është përgjegjësi i viktimave të pallateve që duhte të ishin shpallur të pabanueshme. A janë vënë lekët në zbatim të qytetarëve", tha Valteri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 29/10/2020 18:21

    BRAVO VALTERI JE NDER DEPUTETET ME TE MIRE,,ASHTU JANE ATA NE QEVERI ,,, VETEM PER TE VJEDHUR ,,I KANE VJEDHUR TE GJITHA FONDET NE SHENDETESI PER COVIDIN,,,BEJNE 300 TESTIME NE DITE KUR DUHEJ TE BENIN 4000 TESTE ,,,,EDI RAMA JEP DOREHEQJEN BASHKE ME MINISTREN MANASTIRLIU,,,,PO VIDHNI SHQIPTARET PA PUSHIM,,SOT MINISTRJA THA SE DO BEJNE MJEKIM PREFERENCIAL PER COVIDIN NE SPITALE,,,A KA ME TURP,,,I GJITHE BUXHETI DUHET TE VIHET NE FUNKSION TE SHENDETSISE ,,,PER COVIDIN,,,,KY I JEP PARATE PER RRUGE MALORE SI RRUGA E ARBRIT KU GJYSMA E FONDEVE VIDHEN,,,GJOJA ME PUNIME SHTESE PER TUNELE E URA......

    Përgjigju
  • Bledi: 29/10/2020 14:22

    Gabimi me I madh I Zotit Rama, eshte emerimi I kesaj ne postin e Drejtoreshes se Qsut, dhe Ministre Shendetesie, nuk eshte e drejt te mbaje Rama kostot e ketyre te paafteve.

    Përgjigju
  • Populli: 29/10/2020 14:11

    Kjo deri dje thoshte jemi pergatitur, kemi blere pajisje shtreter etj., hapen dhe Covid 3...nga na doli tani me thirrje qe do zgjedhim ke do shtrojme? Hajde qeverisje hajde, imagjino kjo me ket fytyre kjo te ver gishtin ti vdes, ti jeton!

    Përgjigju
    • Populli: 29/10/2020 16:00

      @Mik po ti ku lexove nga ato qe thash une per pune maskash apo je sa per sufllaqe ketu??? Edhe njehere po e perseris, kjo fytyra dhe ai ne krye me mjekerr thane kemi pajisje, kemi blere keto, kemi bere ato, hapen COVID 3 e tani del e thote do e bejme me short kush shtrohet dhe kush jo. Tani, cilen gjuhe shqipe nuk kupton ti mik mavi mavriu?

    • Mik: 29/10/2020 14:21

      Ju shqipot maska sdoni mbyllje sdoni.po cili shtet nuk i ka hul breket kovidi qe mos ja hul shqiperise.lexo pak protokolle te tilla ka suedia zvicra e me dhjetra vende.

  • Alb: 29/10/2020 12:56

    Gjithsesi zonja Ministre behet zgjedhje neper spitale nuk eshte dicka e te kjo qe Po thua...., kush jep rryshfet sherbehet kush jo me te shumtet

    Përgjigju
    • Njoni: 29/10/2020 13:24

      Nuk e ka hallin te ryshfeti zonja ministre, thjesht po don të terrorizojë popullin dele që të shpejtojë e të shtrohet në spital, pse kot shkoi Edi me hap spitalin covid3 dhe po bohet gati edhe covid4. Un për vete po shkoj të ze nji krevat se nuk i dihet më kap gripi dhe ska mo ven.

  • Pacienti: 29/10/2020 11:35

    Mos kij merak zonja ministre se bosh do ju rrijnë spitalet, nuk kanë më besim njerzit te ju.

    Përgjigju
  • dori: 29/10/2020 11:24

    pra kush paguan jeton. kush nuk paguan shkon matane

    Përgjigju
    • maska: 29/10/2020 18:38

      ose kush nuk kaq respektuar rregullat qe te mbaje maske te shkoj ne hale te gomares se nuk ka virus per te....e kuptuat cfar do te thote ajo apo te ta bej me figura si ne kopesht?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'