Shpallet 'Dëshmor i Atdheut' nëntetarja Hasanaj! Mbërrin në atdhe trupi i ushtarakes shqiptare

Shpallet 'Dëshmor i Atdheut' nëntetarja Zarife Hasanaj.

Trupi i pajetë i dëshmores së atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërriti në atdhe.

Arkivoli me trupin e nëntetares Hasanajt, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë, kanadezë dhe letonezë të grup-batalionit të NATO-s.

Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut.

Pas pritjes me nderim ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u dërgua për në banesën e saj, për të vijuar me ritet tradicionale familjare.

Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën e premte në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 - 12:30.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç në gjendje të rëndë dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Zarife Hasanaj humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Gjesti prekës i familjarëve të ushtarakes teksa presin trupin e pajetë të Zarifes (FOTO)

1557401570_familjaret.jpg

Familjarët e Zarife Hasanajt ishin në aeroportin e Rinasit, teksa bija e tyre fatkeqësisht erdhi thuajse në përmbyllje të misionit të saj në Letoni, e pajetë.

Me imazhin e saj stampuar në bluzë, familjarët e saj ishin krah ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ora 13:28
Mbërrin në atdhe trupi i nëntetares Zarife Hasanaj

Mbërriti në atdhe trupi i nëntetares Zarife Hasanaj. 

Ora 11:41
Shpallet 'Dëshmor i Atdheut' nëntetarja Zarife Hasanaj (FOTO)

Zarife Hasanaj shpallet "Dëshmor i Atdheut". Lajmin ministrja e Mbrojtjes ja dha personalisht familjarëve të ushtarakes që humbi jetën në Letoni.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me të mbërritur në Shqipëri, vizitoi familjen e nëntetares Zarife Hasanaj, në Babrru.

Pas kthimit nga Letoni ku u mbantën ceremoni nderimi për ushtaraken shqiptare të rënë në krye të detyrës gjatë misionit, Xhaçka ngushëlloi familjarët, duke i ofruar mbështetjen e saj për çdo nevojë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 09/05/2019 18:22

    U prefsh ne paqe dhe ngushellime te sinqerta familjes tende.zoti ja letsoft dhimjen nenes tende.

    Përgjigju
  • tani: 09/05/2019 16:50

    Qofte ne paqe!

    Përgjigju
  • Atedhe: 09/05/2019 13:40

    Nugushellime familjareve, Shpirti ne paqe TRIMERESHE e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)