Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës

TIRANË- Për herë të parë, në Tiranë u mbajt mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, që solli në kryeqytet edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi. Takimi u pasua me një konference për shtyp mes Ramës dhe zyrtarëve të lartë, të cilët mbajtën edhe njëherë qëndrimin e qartë se vendi i Shqipërisë është në BE.

Kreu i qeverisë tha se vendi ynë nuk është në fund të trenit të integrimit, por në krye të rajonit. Rama dha shpresa se Shqipëria mund të integrohet në BE brenda kësaj dekade, por ka ende shumë detyra për të plotësuar. Shefi i diplomacisë, Borrell tha se lufta në Ukrainë tregoi frymën europiane të Shqipërisë, e cila veproi në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE-së.

“Ky është moment kritik i të vërtetës dhe Shqipëria ka treguar frymën e vërtet europiane, duke vepruar plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE.

“Që të bëhemi anëtar të BE ka ende shumë detyra për të kryer. Me BE që kemi sot, anëtarësimi mund të bëhet brenda kësaj dekade. Ne na intereson të bëjmë detyrat tona sepse rrugët shkurt të çojnë më gjatë.”- tha Rama.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi tha se duan që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt në BE, ndërsa vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në realizimin e reformave.

“Ramë dakord se vitin e kaluar nuk u humb kohë, reformat ecën me ritëm. KE është këtu për të kërkuar më shumë, kemi kërkuar përshpejtim të reformave. Ramë dakord se nëse gjithçka shkon mirë, ky vit do jetë edhe më i sukesshëm, të dyja palët fitojnë nga ky progres”, tha Várhelyi.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate dhe se po godet zyrtarët e lartë ashtu siç nuk ishte menduar ndonjëherë më parë se mund të ndodhte në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi po jep fryte domethënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më para askush nuk e imagjinonte. Drejtësia, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi”, tha Rama.

Në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit është rënë dakord mes dy palëve që të pezullohet procesi i pasaportave të arta, që parashikonte të pajiste me një pasaportë shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Borrell tha se kanë rënë dakord me Ramën.

“Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Borrell.

Ndërkohë që nga ana tjetër kryeministri u shpreh se nëse Gjykata Europiane do të vendosë kundër pasaportave të arta, atëherë çështja do të mbyllet. Sa i takon amnistisë fiskale, Rama tregoi edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqen nga kjo nismë.

"E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur gjykata europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje", tha Rama.

BE ndërkohë do të vërë në dispozicion fondin për hapjen e Kolegjit Europian të Bruzhit në Tiranë, për të cilin është rënë dakord në samitin e BE-së që u mbajt më 6 dhjetor në vendin tonë.

‘Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër”, tha Varhelyi.

Këtë herë ka sjellë fondin për Kolegjin Europian pasi u propozua prej nesh dhe u pranua në samitin e Tiranës dhe kjo është dhuratë e bukur dhe e merituar nga Shqipëria”, tha Rama.

Borrell tha se shumë shpejt do të alokohet edhe fondi i BE-së 80 mln euro për të mbështetur Shqipërinë në sfidën energjetike. Një koment Borrell e pati edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimit që do të mbahet më 18 mars. Borrell tha se në këtë takim palët do duhet të bien dakord për afatet se kur do të zbatohet propozimi i BE-së, i cili është pranuar edhe nga Kurti edhe nga Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Vendoret/ Rama: Duhet të thoni çfarë mendoni, duan t’ja thoni ju! Borrell: Do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare

 

Kur u pyet për zgjedhjet vendore, përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell zgjodhi të mos e komentojë por me ndërhyrjen e Edi Ramës u shpreh se do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.

Borrell: Sa i përket zgjedhjeve, besoj se nuk është vendi që unë mund të komentoj. Besoj se jam plotësisht i bindur që këto cështje ligjore i përkasin shtetit shqiptar.

Rama: Po ka nevojë që t’jua thoni juve. Në Shqipëri kemi dashur gvjithmonë të dimë se cfarë mendojnë në Stamboll, Moskë e Pekin, tani edhe në Bruksel. Duhet të thoni cfarë mendoni.

Borrell:  Besojmë se zgjedhjet mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.

Ora 13:43
Në çfarë date do anëtarësohemi në BE, Varhelyi: Nuk punojmë me afate por me rezultate! Rama: A keni lexuar ndonjëherë? S’funksionon me data, do jetë brenda kësaj dekade

 

Rama dhe dy zyrtarët e lartë, Varhelyi dh Borrell u pyetën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të pyetur për data, Rama dhe Varleheyi theksuan se ky proces matet me pune, jo me afate.

“Është një pyetje që më bëhet sa herë vij këtu. Kemi çdo gjë në vendin e duhur. Kemi bisedimet e anëtarësimin, gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësimet nga Shipëria. Nuk punojmë me afate se nuk arrihet puna në terren. Ky është një çamçakëz për debate publike.”- tha Varhelyi.

Ndërkohë, Rama tha se ka një mënyrë tjetër sesi operon BE.

“Pyetje që të ç’armatosin dhe përsëriten vazhdimisht. Keni studiuar apo lexuar që e keni parë ndonjëherë që të vendoset datë nga Brukseli që të ketë data? Për çfarë e kërkoni datën? S’ka ndodhur kurrë. Do ndodhë kur të plotësohen kushtet e brendshme apo të jashtme. Për çfarë e kërkoni datën kur nuk është hiç fare mënyra sesi operon BE. Data vendoset kur i vjen dita dhe dita vjen kur i ke bërë detyrat dhe ata janë të gatshëm të shqyrtojnë detyrat e tua dhe të vendosin notën.

Ajo që na intereson është, a i bëjmë ne detyrat apo jo? I kemi kryer detyrat apo jo? Përsa kohë i kryejmë jemi në rrugën e duhur. Por që të bëhemi anëtar të BE ka ende shumë detyra për të kryer. S’vijmë nga një histori e njëjtë me ata që janë anëtar të BE. Ata që janë anëtar të BE kanë pasur shtet kur ne s’dinim ku ishim. Ndërtimi i një shteti funksional s’është fjalë goje dhe ky është procesi i integrimit. Sot jemi në proces dhe BE është në një tjetër qasje ndaj nesh e ndaj rajonit që nuk e kishte para disa vitesh. Qasja sot është fakt.

Ne kemi bërë tonën por BE ka qasje tjetër. Gjithë tronditjet gjeopolitike e kanë futur BE në një tjetër rrugë. Të gjitha ndikojnë. Me BE që kemi sot, anëtarësimi mund të bëhet brenda kësaj dekade. Ne na intereson të bëjmë detyrat tona sepse rrugët shkurt të çojnë më gjatë.”- tha Rama.

Ora 13:38
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell për Report Tv: Në Ohër do diskutojmë afatet se kur do zbatohet marrëveshja e BE, nëse palët bien dakord do ishte një fitore

 

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell komentoi për Report Tv dialogun Kosovë-serbi dhe takimin e radhës që do të mbahet në Ohër. Për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, Borrell tha se dy palët kanë pranuar propozimin europian, por është e rëndësishme afati se kur do zbatohen. Borrell tha se në takim do diskutohen afatet kur do zbatohet kjo marrëveshje dhe nëse palët bien dakord do ishte një fitore.

“Dialogu Beograd Prishtinë në datën 27 shkurt patëm një mbledhje në Bruksel, unë me Vuçiç dhe kutin, ranë dakord që nuk nevojiteshin disk të mëtejshme për propozimin e BE. Gjuha dhe teksti i kësaj marrëveshje është i mbyllur. Kjo marrëveshje sjell shpresë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Një gjë është marrëveshja dhe tjetër gjë është kur dhe si zbatohet. Po punojmë, jo vetëm me marrëveshjen që është rënë dakord, por për zbatimin e saj. Ky zbatim është një shtojcë që është pjesë e marrëveshjes, që do ti detyrojë palët të kenë të njëjtin kuptim të afateve. Është një marrëveshje që e bën marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë më afër, i vë në një bazë me të qëndrueshme dhe të re dhe siguron që do vazhdojë dialogu me. Shpresoj që të shtunë të dyja palët të vijnë me një qasje konstruktive, për të rënë dakord për afatit e zbatimit, nëse kjo ndodh Ballkani perëndimor do festojë një hap të jashtë përpara drejt rrugëtimit europian”, tha Borrell.

Ora 13:35
Berisha ‘Non Grata’ në BE? Ja si përgjigjet Borrell

 

Teksa po përflitet se Sali Berisha mund të shpallet non grata edhe nga BE, zyrtari i lartë Josep Borell tha se nuk ka asnjë informacion për sanksione ndaj ndonjë shtetasi shqiptar.

“Nga pikëpamja jonë e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet e Këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme dhe sigurisë, por mesa di unë nuk kam asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Borrell.

Ora 13:32
Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet për Kolegjin Evropian në Tiranë! Sinjali për anëtarësimi i Shqipërisë në BE është afër

 

Komisionri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi është shprehur se shumë shpejt do të ketë një kapmus evropian në Tiranë. Kjo sipas tij  është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE.

‘ Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën  e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Oliver Varhelyi. 

Kujtojmë se Rama e kishte parlamëruar krijimin e këtij korupusi i cili do të mundësojë studimet në Shqipëri njëlloj si në Evropë për të rinjtë. 

Ora 13:24
Rama: Mbyllëm konsultimet për kanabisin mjekësor, do e kalojmë në Kuvend! Varhelyi solli fondin për Kolegjin Europian

 

Pas takimit me zyrtarët e lartë të BE, Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell, kreu i qeverisë u shpreh se është mbyllur procesi i konsultimit për kanabisit mjekësor ndaj çështja do të vijojë në parlament. Në fund të fjalës u shpreh se Komisioneri Varhelyi ka ardhur këtë herë në Tiranë me fondin për ndërtimin e Kolegjit Europian.

“E fundit kemi përfunduar dhe procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor e do të vijojmë në parlament duke pasur parasysh si e shkruajmë, zbatojmë dhe procesi i monitorimit. Në mbyllje dua t’ju falenderoj, veçanërisht komisionerin që s’vjen vetëm me buqetën e parimeve dhe predikimeve por edhe me portofol europian që e hap gjithmonë.

Këtë herë ka sjellë fondin për Kolegjin Europian pasi u propozua prej nesh dhe u pranua në samitin e Tiranës dhe kjo është dhuratë e bukur dhe e merituar nga Shqipëria”, tha Rama.

Ora 13:20
Rama: Reforma në drejtësi një revolucion, po përgatisim një për sistemin e prokurorimeve publike! S’do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike

 

Kryeministri Rama është shprehur se reforma e drejtësisë është një reformë është duke dhënë fryte domethënëse. Ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë një reformë për heqjen e prokurorimeve. Ai shprehet se kjo do të përmbysë sistemin e prokurorimeve publike.

“Gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, s’kemi vonesa as probleme. Ne sot mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtës,. Reforma në drejtësi po jep fryte domethënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë më para askush nuk e imagjinonte. Drejtësia, po godet njerëz, individë, të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Kjo reformë që koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit, ka mbaruar. Jam krenar që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që e ka hedhur këtë hap. Cilido qoftë, nëse ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS nuk ofron shërbime avokatie për askënd.

 Po përgatisim një reforme që do të përmbysë sistemin e prokurorimve publike.

Heqja e prokurorimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do të kenë lidhje publike. Për këtë po bashkëpunojmë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Ky është një aspekt që do e shpëtojë Shqipërinë nga aspektet e luftës kundër korrupsionit.”- tha Rama.

Ora 13:19
Rama: Projektin e pasaportave të arta nuk e hapim më si çështje derisa të vendosë gjykata europiane! S'heqim dorë nga amnistia fiskale

 

Kreu i qeverisë është shprehur se e kanë pezulluar projektin e pasaportave të arta derisa të marrë vendim gjykata europiane. 

“E kemi pezulluar projektin e pasaportave të arta. Nuk do ta nxjerrim më këtë inciativë në tavolinë pa vendosur gjykata europiane. Nëse vendos gjykata europiane kundër, nuk do e hapim më si çështje.

Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe delegacionit për të na ofruar ekspertizë për amnistinë fiskale. Ne nuk heqim dorë thjesht se nuk është gjë e mirë por ama ne duam që ta bëjmë së bashku e duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut. Besojmë se është e mirë për Shqipërinë”, tha Rama.

Ora 13:12
Rama: Shoh me admirim përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Dokumenti i BE, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje për zyrtarët e lartë që po mbështesin integrimin në BE të Shqipërisë, e cila thotë se është në krye të trenit në këtë rajon. Po ashtu përmend përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke thënë se e sheh me admirim këtë proces. Rama thotë se dokumenti është gjëja më i mirë që mund t’i ndodhë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe komisionerit Varhelyi me një process që ka qenë tejet i vështirë dhe me një periudhë kohe jo të shkurtër shumë i padrejtë drejt Shqipërisë prej konjukturave politike.

Ju na keni dëshmuar sërish respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tanimë është e celur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht positive.

Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit por në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialogut, normalizimit. Më lejoni t’ju them që e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në këndvështrimin tonë, dokumenti është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do ia lejojë vetes që të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij se realisht BE i kanë ofruar Kosovës, Serbisë, rjaonit, gjeneratave të tjera një rrugë të re”, tha Rama.

Ora 13:09
Borrell konferencë me Ramën: Shqipëria ka treguar frymën europiane, partner i besueshëm, do na keni në krah

 

Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama tha se Shqipëria ka treguar frymën europiane dhe se do jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

“Kjo mbledhje organizohet dhe mbahet në një realitet të ri dhe shumë sfidues që është shkaktuar nga agresioni rus, por e bëri këtë aktivitet dhe BE më të bashkuar dhe e ka sjellë më pranë BE dhe Ballkanin. Ky është moment kritik i të vërtetës dhe Shqipëria ka treguar frymën e vërtet europiane, duke vepruar plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE. Kjo ka treguar cilësinë e Shqipërisë si një partneri besueshëm i sigurisë dhe e bën Shqipërinë një shenjë të veprimeve agresore nga jashtë dh ene prandaj do vazhdojmë mbështetjen e Shqipërisë. Kemi ndërmarrë veprime të shpejta dhe i jepmi përgjigjur pas sulmit kibernetik gjatë verës së shkuar, kemi përfshirë të gjithë partnerët dhe të gjithë partnerët tonë në zbutjen e ndikimit të luftës se ka prekur shumë vende në të gjithë botën, veç Ballkanin. Duhet të mobilizojmë në mënyrë urgjente, mbështetje konkrete në fushën e energjisë 80 mln euro,. Duke është nënshkruar dhe këto para do vihen në dispozicion shumë shpejt. Është mirë të dimë që mund të mbështetemi te partnerët tanë”, tha Borrell.

Ora 13:04
Borrell: Shqipëria ka bërë hapa përpara për anëtarësimin e BE! Pata dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej

 

Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell ka shprehur se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimi me BE. Ai tha se tashmë ka një dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej

“Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet  tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorin këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë. Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Borrell.

Ora 11:15
VIDEO/ Nis mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Rama pret Borrell dhe Varhelyi

 

Ka nisur në Tiranë mbledhjes e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit. Në këto pamje shikohet Kryeministri Rama teksa pret dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.

Ora 10:30
Borrell publikon foto nga sheshi Skënderbej: Gëzohem që e nis ditën time këtu

1678953631_borrelvarhelyi.png

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Borrell ka ndarë një foto nga sheshi Skënderbej. Ai thotë se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.

“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin 

@ediramaal

- historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.”- tha ai.

Glad to start my day in Tirana where we will hold the Stabilisation & Association Council with PM @ediramaal - historically for the 1st time in Albania. This reflects clear commitment to Albania’s EU accession and appreciation for its strategic orientation also on Foreign Policy pic.twitter.com/x2Erc8xAsi

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 16, 2023
Ora 10:07
Takimi me kreun e qeverisë, mbërrijnë zyrtarët e lartë të BE-së Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell

 

Dy zyrtarët e lartë të BE, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell kanë mbërritur në ambientet e hotelit ku do të zhvillojnë takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2023 02:31

    Kur Evropa te thote mos jep pashaporta te arta e mos bej amnisti ka nje arsye te forte.Atehere pse dreqin tregohesh kokeforte e shkon deri ne gjyq per gjera te tilla? Shpenzimet e gjyqit dhe avokatin qe do te te duhet gjate procesit, me cfare do t'i paguash me te ardhurat nga prodhimet e cifligut te Surelit?! Sigurisht qe jo,me parate e taksapaguesve shqiptare dhe per cfare?-Per propozime qe asnje shqiptar i ndershem nuk eshte dakord!

    Përgjigju
  • Kasemi Taveni: 16/03/2023 16:18

    O Radha ti qeke jasht öoje o roje.

    Përgjigju
  • nani: 16/03/2023 16:16

    shqiperia ka bere hapa para, po ka probleme me krimin e organizuar, ne europe nuk jane qorra

    Përgjigju
  • Alesia: 16/03/2023 14:03

    Me ne fund po vleresohemi nga BE e shume shpejt do jemi pjese e saj

    Përgjigju
    • Hajde tjetri: 16/03/2023 15:07

      pa qep pa salse?

  • like: 16/03/2023 13:57

    Keto jane ato takime te cilat i nevojiten vendit tone

    Përgjigju
  • Orion11: 16/03/2023 13:55

    Respekte dhe faleminderit qe po e ben shqiperine nje vend me te mire

    Përgjigju
    • radha: 16/03/2023 15:08

      thuji 10 Orioneve te te tjere qe sufllaqet jane gati. 11 cope me te ghitha

  • Krista: 16/03/2023 13:52

    jemi gjithmone prane BE me keto zhvillime

    Përgjigju
  • klodjan: 16/03/2023 11:55

    Shqiperia po fiton vendin qe meriton ne Be

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular