KLD rrëzon Gjonajn, nuk shkarkon gjyqtarët e Durrësit, Fierit e Vlorës

KLD rrëzon Gjonajn, nuk shkarkon gjyqtarët e Durrësit, Fierit e Vlorës

Mbledhja e KLD

KLD ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.

KLD nuk ka pranuar të shkarkojë tre gjyqtarët, ndërsa për gjyqtarin e Administratives Shkodër, Ahmet Jangulli, KLD do të vendosë në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu, KLD ka pranuar dorëheqjen e dy gjyqtareve, asaj të Durrësit, Merita Xhani, dhe të Tiranës, Brunilda Kasmi. 

E vetmja masë që mori KLD ishte ajo e vërejtjes me paralajmërim për shkarkim të gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmani, ndërsa Gjonaj kërkoi për të shkarkim.

Kush janë gjyqtarët që kërkohej masë shkarkimi nga MD?
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohej edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, për të cilin KLD do të vendosë në mbledhjen e radhës, si dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima


(Rendi i ditës i mbledhjes së KLD)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 07/05/2018 18:47

    Kisha shprese se duke qene Meta ndryshe nga Nishani ne shume aspekte ,KLD do te kishte performance me te mire . Kjo sjellje e sotme tregon qe organi me i larte i drejtesise , eshte vazhdimesi e se kaluares . Kjo verteton qe dhe ne fundin e saj mbron padrejtesine .Drejtesia do vendoset .

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 07/05/2018 16:19

    C'fare prisni Kryehajduti Meta do i shkorkoje??????????????????????

    Përgjigju
  • ZotiiPafte!: 07/05/2018 10:19

    Akoma ekziston KLDja e krimit edhe krimineleve shtetarë?!!!

    Përgjigju
  • erma: 07/05/2018 09:45

    akoma keta kryhajdute me pasuri te falura, vazhdojne te jene ne detyre?!

    Përgjigju
  • zzzzzz...............z: 07/05/2018 09:41

    PETRAQ CURRI KY KRYEHAJDUT I PRONAREVE TE SHKRETE QE JEPTE VENDIME NE FAVOR TE ATYRE QE E PAGUANIN.....???!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik