Sot mësohet kur do rinisë Seria A, Duka zbulon se çfarë do ndodhë me Championsin

Sot mësohet kur do rinisë Seria A, Duka zbulon se çfarë do ndodhë me Championsin

Sonte vendoset fati i Serisë A. Pritet me shumë interes mbledhja nëpërmjet videokonferencës duke nisur nga ora 18:30 mes qeverisë italiane dhe drejtuesve të futbollit. Takim nga i cili pritet të merret vendimi final se kur do të rinisë kampionati italian i futbollit.

Në tavolinën virtual do të ulen ministri i sporteve Vincenzo Spadafora dhe stafi i tij, Presidenti i Federatës Gabriele Gravina, ai i Ligës së Serisë A Paolo Dal Pino , ai i Ligës B Mauro Balata. Po ashtu në diskutim do të jenë edhe drejtuesit e futbollit të diletantëve, Tommasi kreu i shoqatës së futbollistëve, Renzo Ulivieri si kreu i shoqatës së trajnerëve dhe përfaqësuesi i arbitrave Marcello Nichi.

Liga e Serisë A do që kampionati të rinisë më 13 qershor por sipas të dhënave të fundit më shumë mundësi ka që rifillimi të jetë më 20 qershor në mënyrë që lojtarët të kenë edhe disa ditë më shumë për tu stërvitur.

Ndërkaq Armand Duka në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s ka folur në Radio Kiss Kiss Napoli dhe ka zbuluar se kur do të merret një vendim për rifillimin e Champions dhe Europa League.

Duka ka thënë: “Në 17 qershor do të marrim një vendim për mënyrën se si do të përfundojnë kompeticionet europiane dhe cili do të jetë afati i fundit për ligat kombëtare. Na duhet të presim përfundimin ose një vendim final për secilin kampionat dhe më pas të vendosim për Championsin,”- ka sqaruar Duka për mediat italiane. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit