Nata e parë e Sanremo! Performojnë 14 artistët ‘big’! I pranishëm dhe presidenti Mattarella, emocionohet nga monologu i Roberto Benignit

Nata e parë e Sanremo! Performojnë 14 artistët ‘big’! I pranishëm dhe presidenti Mattarella, emocionohet nga monologu i Roberto Benignit

Roberto Benignit në natën e parë të festivalit Sanremo

ITALI- Mbrëmjen e sotme mbahet nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë do të performojnë 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.

Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.

“Ju dhe Kushtetuta keni pasur të njëjtin baba”, tha Benigni.

Në fund të fjalimit të Roberto Benignit kushtuar Kushtetutës dhe lirisë, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella u largua nga teatri Ariston. 

Një nga katër bashkë prezantueset, krah Amadeus  do të jetë edhe blogerja me famë botërore, Chiara Ferragni.

"Jam super i emocionuar. Kam shumë ankth dhe kam shumë frikë se mos ia dal, por do të jap gjithçka”, ka thënë Chiara Ferragni pak përpara festivalit.

Ajo ka pasur edhe një mesazh për gratë “Mendoni të lira”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Chiara Ferragni mesazh për gratë në skenën e Sanremos

1675803561_Screenshot5.jpg

Chiara Ferragni është ngjitur në skenën e Sanremos me një mesazh të fortë për gratë. “Mendoni të lirë” ka shkruar ajo në veshjen e saj.

Ferragni komplimenton Amadeusin duke thënë se është shumë bashkëpunues.

 "Ai është shumë mikpritës, ai e di që jam i tmerruar. Kam muaj që ngjit shkallët e pallatit tim dhe po praktikoj prezantimin ", tha ajo.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS