Sot firmos koalicion me LSI-PDIU/ Basha në 2017: Parti tepsie që blejnë vota. KURRË aleancë me ta (VIDEO)

Nënshkrimi i marrëveshjes së opozitës së re duket se është një tjetër skenë e politikës së gënjeshtërt të 28 viteve. Teksa sot Basha shtrëngoi duart me Kryemadhin dhe Idrizin vetëm 22 muaj më parë nënshkruajti një tjetër marrëveshje me Ramën që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në atë kohë Basha zotohej se nuk do të bënte kurrë alenaca me LSI, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

A është i besueshëm një politikan, i cili në më pak se 22 muaj përmbys tërësisht bindjet e tij? Kjo është sfida kryesore, me të cilën duhet të përballet tani Lulzim Basha. Pasi mohoi zgjedhjet e vitit 2017, të cilat një vit e gjysmë më parë i kishte garantuar publikisht falë marrëveshjes parazgjedhore me Edi Ramën, që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor, sot lideri i PD ka nënshkruar një koalicion me LSI-në dhe PDIU-në, duke përgënjeshtruar kështu një tjetër bindje, të shpallur vazhdimisht gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017, kur kishte siguruar se nuk do të bënte “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

Po çfarë mendonte Lulzim Basha për klimën elektorale në qershor të 2017-ës, para se rezultati i zgjedhjeve të certifikonte disfatën e tij?

Basha: "Kemi një Shqipëri që përjeton një fitore të parë të qytetarëve të bashkuar sepse marrëveshja e 18 majit është shumë më shumë se një pak, është një arritje e madhe qytetarëve për zgjedhje me standarde, që erdhi me largimin të gjysmës së kabinetit Rama dhe ardhjen e ministrave teknikë, me ndryshime në kodin penal që ashpërsojnë dënimet për krime zgjedhore. Ne kemi 7 gardianë të votës që kanë detyrë zbatimin e Kodit penal, mbikëqyrjen e kodit zgjedhor, çuarjen prapa hekurave të zyrtarëve që abuzojnë. Me 7 gardianë ministra teknikë që kanë detyrë të zbatojnë një Kod të ndryshuar penal, që do të cojë prapa hekurave këdo që guxon të prekë votën e qytetarëve"..

Por çfarë mendonte Lulzim Basha vetëm 18 muaj më parë për LSI-në dhe PDIU, me të cilën sot ka njoftuar në mënyrë solemne një koalicion të ri?

Basha: ''Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij. Çfarë kanë arritur ata te PDIU për të drejtat e komunitetit çam? Më thoni një gjë që kanë arritur. Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore. PDIU-ja e Idrizit është një kopje e zbehtë i LSI-së, që ka parë modelin e një partie klienteliste dhe ka ndërtuar modelin e vet klientelist. LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash...''

Basha: ''LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite, por në 8 vite ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni, vetëm për të kapur vende pune dhe i paraprin fushatave  me para në dorë. Ky model do të marrë fund, LSI-ja është bërë simbol i këtij modeli, LSI-ja nuk do të jetë në pushtet pas datës 25 qershor, kjo është 1000% e sigurt. Koalicioni që unë drejtoj do t’i fitojë zgjedhjet dhe ne do të qeverisim sipas një modeli që kurrë më nuk do të ketë vend për aleanca klienteliste dhe matrapazllëqe..Modeli i LSI-së po ndëshkohet dhe do ndëshkohet me votë''

Basha: "LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD"..

Kanë kaluar më pak se 22 muaj dhe Lulzim Basha ka ndryshuar mendim për gjithshka. A mund t’i besojnë atij ambasadorët dhe aleatët? Por, mbi të gjitha, a ia fal elektorati?

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 24/04/2019 09:22

    Ky eshte kualicion I qe synon rikthimin e kaosit,krimit,vrasjeve,droges-Lazaratit dhe varferise se shqiptareve,ashu sic e deshmoi kur per tete vjet sundoi Shqiperine dhe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Kurvat politike: 23/04/2019 23:06

    Kokra e bythq..it hahahaha tuurp i madh gjithë legenat prap bashkë.

    Përgjigju
  • Grabisin bashke: 23/04/2019 22:54

    Historija ka filluar me teatrin Nano-Berisha,kto bejne sikur jane armiqe dhe grabisin bashke.Edhe likja me ed brekushen skan lene gje pa u share

    Përgjigju
  • Highlanderi: 23/04/2019 22:32

    Njani m.. e tjetri ka...

    Përgjigju
  • Robi: 23/04/2019 21:14

    I gezofsh sharebajgat e keshitlikes o Lulo, i ke te gjitha me eksperience te madhe nga haremi famekeq i Jales

    Përgjigju
  • Blenard: 23/04/2019 19:43

    Ta gezosh lsi o bashaqqqq o te humbte vula

    Përgjigju
  • BUBULESHI TA NGJESHI: 23/04/2019 19:21

    Shikoni se cfar leck bythe është lulzim kriminel hajdut shal ngjitmi. Çfar thot tani nuk thot pastaj e hajde besoi këti karagjozi dal boje luli karalloi.

    Përgjigju
  • undheti: 23/04/2019 19:19

    dhe hajde jepi voten keti legeni...

    Përgjigju
  • Ilo: 23/04/2019 19:07

    Epo atehere e perdori Rama si perzervativ, do benin gjasme sistem me dy parti harroi budallai se nje shqiptar e ke ne tre parti njeheresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë