Ahmetaj propozon që të paguajnë TVSH edhe portalet

Ahmetaj propozon që të paguajnë TVSH edhe portalet

Arben Ahmetaj

Tatimi mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë do të aplikohet edhe për mediat online, portalet.. Ka qenë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmataj, i cili ka propozuar shtesën në projektligjin për TVSH-në. Vlera 6%,  e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, do të aplikohet edhe për ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike.

Kjo nismë legjislative do të mundësojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues midis ofruesve te shërbimeve audiovizive dhe elektronike. Aktualisht mediat elektronike dhe ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike që operojnë në tregun mediatik, nuk rregullohen nga ligji nr. 92/2014, pra nuk paguanin.

Relacioni mbi projektligjin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 13/04/2019 17:18

    Sa fermeret qe te pakten na shesin helm me vdekje te ngadalte ndersa keta portalet i bene pjesen me te madhe te shqiptareve me kancer ose budallenj me stisjet e tyre jo vetem politike por edhe kulinare nje dite nje portal na tregonte mrekullite e konsumimit te vezes pas dy ditesh i njejti portal kishte vene alarmin per te mos konsumuar veze,turp i vertete per te mos ju hyre politikes cfare ju bejne portalet e ndryshme per te njejtin lajm e gjen ne 10 menyra formulimi le pastaj gabimet gjuhesore jane te tmerrshme ,le te paguajne madje te pagujne tarife shtese per cdo mashtrim apo genjeshter se po behen te pangopur per ca klikime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët