Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha janë "shpëtuar" nga kampi 'Al-Hol' i cilësuar si si kampi i ferrit, dhe nesër do të vijnë në vendin tonë nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkuar sot atje për t'i marrë.
Por përveç torturave në kampin famëkeq ajo ka kaluar edhe një traumë më të madhe. Floresha atje ka humbur edhe të shoqin e saj, Diamant Rasha. Ajo ndodhej në Siri që në vitin 2014, vit në të cilin i është vrarë dhe i shoqi gjatë luftës në Siri. Që nga ai moment ajo donte të kthehej në vendin tonë por e ka pasur të pamundur.
Xhihadistët të cilët kthyen në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik burrin e saj dhe më pas e ekzekutuan me snajper në në vitin 2014, e mbajtën "peng" Floreshën bashkë me fëmijët.
Familja Rasha është me origjinë nga Sllova e Dibrës, kurse Diamant Rasha ka lindur më 24.08.1980.
Diamanti ishte frekuentues i xhamisë te Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla dhe dyshohet se ai ka qenë një prej të rekrutuarve, për tu nisur në luftë në Siri. Ai mendonte se pas luftës do të jetonte në Siri i qetë por kjo ëndërr u ndërpre në mes.
Kryeministri pasi u takua me 5 të shpëtuarit, nga atje deklaroi se gjendja shëndetësore e gruas nuk është e mirë paso ajo ka disa plagë në trup.
Lajmi kryesor:
Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve të nxjerrë nga Al-Hol! Mes të shpëtuarve dhe Endri Dumani, e motra refuzoi! 20 të tjerë transferohen në një kamp më të sigurt (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2952
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59