Sot 103-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë! Kryeministrit të parë të shtetit shqiptar

Sot mbushen 103 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. I biri i Mahmut Nedim beut I cili u lindi  në Vlorë, në vitin 1844, shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më pas vazhdoi të mesmen në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht.

Kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës.

Në vitin 1900,  për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë. Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?



×

Lajmi i fundit

John

Media spanjolle: BE po vlerëson të kryejë një mision detar për të eksportuar grurë nga Ukraina