Sot Superkupa e Europës me tifozë, Sevilla sfidon Bayerni-n! Uzuni gol në Champions (VIDEO)

Sonte dorëzohet edhe trofeu i parë i futbollit europian. Sevilla sfidon Bayernin e Mynihut për Superkupën e Europës. Takimi nis në orën 21:00 në “Puskas Arena” në Hungari dhe është ndeshja e parë e kompeticioneve të Uefas që do të luhet me tifozë. Të pranishëm do të jenë rreth 20 mijë tifozë në një impiant me kapacitet 67 mijë vende. Si Sevilla ashtu edhe Bayerni janë në kërkim të Superkupës së dytë europiane. Bayerni fitues i tripletës dhe Championsit shihet si prepotent në sfidën e sotme. Trajneri që bëri historinë Hansi Flick në konferencë ka deklaruar: “Një finale është gjithmonë speciale. Sevilla është një skuadër e fortë por Bayerni është gati dhe do trofeun”.  Të gjithë futbollsitët janë gati dhe të uritur për një tjetër trofe ndërsa me Sane, Muller, Gnabry dhe Lewandowski në sulm bavarezët bëhen të papërballueshëm.

Spanjollët e nisin si outsider por janë gati për të bërë suprizën. Skuadra që do të zbresë në fushë ndaj Bayernit është ajo që mposhti Interin në finalen e Europa League por i shtohet një element i rëndësishëm si Ivan Rakitic. Timonieri i andaluzianëve Julen Lopetegui kërkon të jetë realist dhe sqaron: “Kemi shpresa dhe një dëshirë shumë të madhe për ta fituar Superkupën.

Ndërkaq në Champions League po shkëlqen Myrto Uzuni. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar një gol të bukur me kokë në barazimin 3-3 të ekipit të tij Ferencvaros ndaj Molde për fazën play-off. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet