Matura/ 28 mijë maturantë testohen në Matematikë, teza publikohet 30 minuta pas nisjes së provimit! Ministria: Nuk cenon procesin (FOTOT)

TIRANË- Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ashtu si në provimet e tjera, teza u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së provimit. 

Një një reagim për mediat, Ministria e Arsimit thotë se publikimi i tezave nuk cenon procesin e mbajtjes së provimit, duke theksuar se provimi po zhvillohet sipas standardeve dhe rregullores së maturës shtetërore.

"Ritheksojmë se publikimi i tezës së provimit të Maturës, pas nisjes së provimit, nuk cënon në asnjë rast procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.  Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin, vazhdojnë të zhvillojnë provimin në lëndën e Matematikës qetësisht dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore,  duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme në Matematikë.

Masat e marra paraprakisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat arsimore, si, monitorimi i rreptë i ambientit të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnime shtesë për administratorët, kontrollin rigoroz të hyrjes dhe daljes në ambientet ku zhvillohen provimet, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e kushteve të provimit për të krijuar një mjedis miqësor që ndihmon në reduktimin e stresit të maturantëve dhe përmirësimin e performancës së tyre janë siguria që Procesi i Maturës Shtetërore të jetë një proces transparent dhe i drejtë për të gjithë maturantët", thotë ministria. 

Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim. Këtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/06/2024 00:36

    E ka mesuar si gjeli kengen kete justifikim absurd ministria./Nuk preket procesi/! Po sigurisht qe eshte prekur,perderisa teza del pas 30.min! Per cfare standarti sigurie e per cfare kontroll e monitorim te rrepte flisni kur e njejta histori perseritet gjithemone?! Nuk duhet asnjeri te hyje ne provim me celulare,apo me smartwatches e megjithate diku hyjne dhe kontrolli qe tregohet t'a zeme te PNL ne mes te Tiranes nuk tregohet njelloj ne shkollen me te humbur te fshatit me te humbur te vendit,provimi behet aty,provimi behet dhe atje.Duhet nje hetim kibernetik nga ministria e prokuroria dhe nje denim shembullor,po kush t'a beje te vdekurit?! Ata qe thone c'do gje eshte ne rregull kur s'eshte?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Vetëtima shkakton zjarr në urën e Kardhiqit

Gjirokastër/ Vetëtima shkakton zjarr në urën e Kardhiqit