Sot u vra 'ushtari' i tij/ Kush është Met Kanani, baroni i trafikut të drogës, i njohur si Eskobari shqiptar

Grupi i Met Kananit i njohur për trafikun e heroinës dhe kanabisit rikthehet sërish në vëmendje, pas vrasjes së Armando Gjinit në mes të qytetit të Rrëshenit, përpara katedrales, ngjarje kjo e ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur. Met Kanani cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars të vitit 2018, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE.

1565603781_armandogjini.jpg

Armando Gjini

Grupi i tij u zbërthye me arrestimin e pjesëtarëve kryesorë të bandës. Vetë Met Kanani, ose "Met shqiptari" siç njihej në Turqi, ndërsa mediat e pagëzuan si "Eskobari shqiptar", u kap nga autoritetet turke teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian. 

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Grupi që kryente këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor, dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë. Met Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës.

Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe. Arrestimi i Met Kananit dhe bandës së tij u konsiderua si ndërprerja e një prej rrugëve të trafikut më të madh të drogave të forta ku si rrugë kalimi përdorej Turqia. E gjithë banda përbëhej nga 66 persona të kombësive të ndryshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur