Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë

Me festë kuqezi, daulle, flamuj në duar, kështu është pritur ulja e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' ku udhëtarët e parë kanë qenë emigratë nga Londra së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Avioni "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit. Qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive dhe i kanë pritur me lodra, flamuj dhe me shumë entuziazëm.

Nga aeroporti kryeministri duke folur për inaugurimin e Aeroportit të ri në këtë qytet, deklaroi se sot është një ditë e veçantë për shqiptarinë. Këtu iu përgjigj të gjitha akuzave duke thënë se ai nuk është 3D ndërsa shtoi se ndjen kënaqësi të zbresë nga një aeroport i cili tani është bërë real.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. E takova këtë që më shante, e i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut. Duke sqaruar se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas, Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat, dhe thotë se momentalisht aeroporti është operacional. Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjithë kompanitë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do të ketë një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
'Më mungon vëllai im', djali i Hashim Thaçit reagon pas deklaratave të Ramës në Kukës: Babi përcjell me vëmendje dhe gëzim sukseset tuaja

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit të Kukësit e ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë. Rama tha se i mungon shumë vëllau i tij, duke e quajtur prej shqiptarëve më të mëdhenj.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi.Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”.

E me këtë rast ka reaguar djali i ish-presidentit, Endriti, duke e falënderuar kryeministrin Rama për fjalët e tij. Ai tha se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin.Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.

Ora 17:34
'Ti Edi Rama i PD me grusht, unë i PS me 2 gishta', Rama video gjatë fluturimit drejt Kukësit me 'çunat nga Londra': Më ke sharë aq shumë sa s'të punon telefoni

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me momente nga fluturimi i parë drejt Kukësit. Gjatë fluturimit nga Rinasi në Kukës Rama ka bërë batuta me emigratët e kthyer nga Londra, të cilët i ka pyetur nëse e besojnë tani u ndërtua aeroporti dhe nisi fluturimet.

Pjesë nga biseda:

Emigranti: Puna e mirë nuk shahet.

Rama: Para se me e bo...

Rama: Tani po e besoni apo akoma..

Emigranti: E kam besu gjithmonë

Rama: Edi Rama je ti. Ky është Edi Rama i PD. Aq shumë e ka mësuar telefonin e ka përdor për të më sharë mua dhe tani si punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht une Edi Rama i PS me 2 gishta.

Emigranti: Erdha nga Londra vetëm me ta dhonë votën ty.

Rama: Dy gishtat veji këtu në kokë se më shkatërrove

Ora 16:34
Rama sqaron fluturimin nga Rinasi në Kukës: Çdo aeroport operacional nis si lokal, procedura për t’u bërë ndërkombëtar zgjat 50-60 ditë

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar fluturimin e sotëm me ‘’Air Albania’’ me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës. Rama thotë se çdo aeroport operacion fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. Ai thotë se ka një intersim të lartë të kompanive për të patur fluturime nga aeroporti i ri në Kukës.

‘’Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse sipas rregullave çdo aeroport operacional nis si lokal, dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. Pasi bëhet certifikimi, këto javë do bëhet marrëveshjet, ka interes të madh. Do i japë mundësi gjithë kësaj zone, jo vetëm të Shqipërisë, atëhere menjëherë do fillojë një lëvizje që do shkojë duke u rritur.

Shumë njerëz thonë çna duhen aeroportet, për ata që bëjnë xhiro, kanë lekë. Shqiptarët janë ndër popujt më të lëvizshëm për hyrje-dalje, për frymë. Jo vetëm kaq, ata që flasin për aeroportet si për luks, aeroportet janë fabrika buke, siç nuk i imagjinojnë ata që.

Ka ca të tjerë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte. Kroacia është 4 milion, ka 9. Kroacia është fuqia e 7 e botës në turizëm.

Ka 9 porta nga qielli, shfrytëzon gjithë territorin e vet. Ju plotëson një kusht të rëndësishëm, atyre turistëve të cilët kur vijnë nga ajri, shpenzojnë më shumë edhe kur vijnë në tokë. Të ndalojnë në një pikë jo më të largët se 40-45 minuta nga aeroporti.

Nga ana tjetër ajo që ndodh, rritja eksponenciale e atyre që hyjnë përmes shumë portave, kërkon një rritje të atyre që i presin. Të numrit të atyre që punojnë në këtë sektor të mikpritjes që quhet turizëm.’’- tha Rama.

Ora 16:29
Në inagurim ishte dhe Muhammed El Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, Rama tregon përse aeroporti i Kukësit quhet 'Zayed'

Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij shpjegoi se përse aeroporti do të mbajë emrin “Zayed, Flatrat e Veriut” duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës.  Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Mohammed bin Zayed. Në këtë ingurim ishte dhe Muhammed El Alabbar president i EMAAR Group me qendër në Emiratet e Bashkuara i cili do të ndërtojë portin e Durrësit.

“Pse quhet kështu Zayed? Sepse nuk është thjesht një aeroport i ri por njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është një edhe një tempull i kujtesës së kësaj toke, kësaj zone, por edhe shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo sepse në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë, viktima të spastrimit etnik dhe u dyndën drejt Shqipërisë. Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed, i bri i sheikut Zayed, që me një vizion gjenial arriti t’u japë atyre Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i ati e nisi të birin nga ai që sot është kryeministri i Duabit për t’u kujdesuar për valën e spastrimit etnik.

Gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme solidariteti për ata që atë moment kishin nevojë për forcën e dashurisë dhe kujdesjes dhe princi i kurorës Mohammed bin Zayed, e kujton si i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.

Aeroporti është Flatrat e Veriut, pasi këtu në veriun e Shqipërisë, nga Kukësi dhe matanë dhe prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është i gjithë veriu i shqiptarëve, ku u shkruajt një nga historitë më tragjike, por me fundin më të lumtur. Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por edhe për ata që ishin shëmbëlltyra e dhimbjes dhe e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë, por edhe e një rezistence, pjesë e karakterit të shqiptarëve që kurrë nuk duhet ta humbasim” tha ai.

Ora 16:27
Rama nga Kukësi i çon ‘përqafime’ Hashim Thaçit: Në muret e këtij aeroporti është shkruar një faqe e shenjtë e historisë shqiptare

 

Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Kukësit ka treguar edhe se çfarë përmban në muret e këtij aeroporti. Rama po ashtu ka kujtuar se brenda aeroportit do të gjenden tribut që ishin në atë kohë shëmbëlltyra e dhimbjes e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë e një rezistence e cila është pjesë e karakterit të shqiptarëve.

Rama sakaq po ashtu tha se i mungon shumë edhe Hashim Thaçi, ku nënvizoi se në muret e aeroportit gjendet edhe një pjesë e historisë shqiptare, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova i hapen rrugë procesit pa kthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës.

‘Aeroporti është edhe aeroporti i Flatrave të Veriut, pasi këtu është veriu i Shqipërisë dhe nga Kukësi është i gjithë veriu i shqiptarisë. Këtu është shkruajtur një nga historitë më tragjike me një fund të lumtur, ajo e spastrimit etnik, por edhe e luftës Çlirtimtare të Kosovës. Brenda në aeroport do të gjeni edhe një tribut që ishin në atë kohë shëmbëlltyra e dhimbjes e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë e një rezistence e cila është pjesë e karakterit të shqiptarëve.

Aty brenda çdo i huaj mjafton të bëjë rrugën nga hyrja në check in dhe do ta kuptojë nga gjithçka që do të shohë nëpër mure që ka ardhur në një tokë ku është shkruar një faqe e shenjtë e historisë shqiptare. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve të mëdhenj, jo se është vëllai im por është një prej shqiptarëve të mëdhenj Hashim Thaçi. Do të dëshiroja që t’i çoja një përqafim. Në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i historisë shqiptare momenti kur Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi të ulur së bashku i hapen rrugë procesit pa kthim të çlirimit përfundimtar të Kosovës.- tha Rama.

Ora 16:18
Rama tregon bisedat me 3 'çunat nga Londra': Hajde më prek a nuk jam 3D? Njëri nga emigrantët quhej Edi Rama, një demokrat në bord më pyeti a ka vende për patronazhist

Kryeministri Edi Rama flet pasi zbriti nga avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Rama tregoi bisedën me 3 emigratët në avion.

"Përshëndetje të gjithëve. Së pari do të doja një vullnetar, kush del vullnetar të fijë këtu. Më preëk më prek jam real apo 3D. Unë jam real, sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja ti takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasioin sa herë kam folur pëqr aeroportin.

I takova atje dhe vendosa të flas për 3 prej tyre. Ai quhej Edi Rama dhe ishte me PD. Emrin e gjatë e kishte Eduard po i thërrisnin Ed Rama. Hë mo vëlla i thasë si e more këtë rrenë dhe vendose të vish. Vallai tha nuk kam ça të them se kisha besu po ta shohim deri në fund a po e mban llafin ma tha në ajër.

Unë i thasëhë dy rrugë ka o bashkë do shkojmë në bortën tjetër ose do bëhet. Tjetri ishte dhe më interesant ishte dhe demokrat i veshur me blu. Jo jo tha e mbajte llafin, ne demokratët kemi një gjë tha po se pamë se besojmë. Po si ka mundësi thashë mo këta u shaluan në rrena dhe prapë po se pamë se besojmë. Kurse i  treti më tha a ka naj vend te Ps për patronazhist", tha Rama.

Ora 15:57
Balluku: Aeroporti i Kukësit do të jetë operacional, nga sot nisin testimet në kompanitë ajrore! Në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku nga aeroporti i Kukësit tha se ky aeroport është operacional. Sipas Ballukut që nga sot do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Po ashtu Balluku tha se në datën 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorëshëm nga të gjitha kompanitë.

‘Ka qenë një punë intensive, pasi unë vij nga bota e aviacionit. Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë punë kaq të rëndësishme një grup njerëzish që kanë punuar ditë dhe natë. Në vitin 2018 kryeministri Rama tha se do të kishte një aeroport ndërkombëtar. Për të thënë të drejtën kam pasur dyshimet e mia nëse do të ndërtohej kaq shpejt. Ju nuk keni asnjë dyshim se aeroporti është atje dhe nuk është 3D. Ju nuk keni asnjë dyshim që Edi Rama di të bëjë punën dhe mban fjalën. Sigurisht në aviacion ka rregulla. Rregullore europiane dhe mbarëkombëtare, të cilat ne i respektojmë. Si vend pjesë e Europës, ne i respektojmë këto rregulla. Duke nisur nga sot ky aeroport është operacional.

Duke nisur nga sot në këtë aeroport do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Do të nisin nga puna për të lidhur kontrata, për të naviguar procedurat dhe për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Kukësi do të kthehet në një pikë të re zhvillimi në Shqipëri. Dhe kjo do të bëhet sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në datë 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Ky është një aeroport operacional dhe nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit që do të lidhë marrëveshje me kompanitë ajrore që nuk janë të pakta. Që këtu do të fluturohet drejt Zvicrës, do të jetë gjeneza e një historie të re.’- tha Balluku.

Ora 15:48
Rama së bashku me pasagjerët e parë nga Londra zbresin në aeroportin e Kukësit

1618754089_zbriti.jpg

Kanë zbritur pasagjerët e parë në Aeroportin e Kukësit, të cilët kanë mbërritur nga Londra. Të parët që janë ulur në tokën shqiptare ka qenë një grua dhe një vajzë e vogël, të cilët më pas janë ndjekur nga kryeministri Edi Rama.

 

 

 

Ora 15:44
Ulet avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, qytetarët e presin me flamujt lart dhe entuziazëm

 

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit me emigrantë nga Londra bashkë me kryeministrin Edi Rama. Avioni "Air Albania" u nis nga Londra, ndaloi në Rinas, ndërsa tani ka mbërritur në Kukës, në një atmosferë tejet festive dhe entuziaste.

Ora 15:01
Rama niset nga Rinasi drejt aeroportit të Kukësit me emigrantët nga Londra (VIDEO)

Aeroporti “Nënë Tereza” ka qenë ndalesa e parë e emigrantëve nga Londra që kishin si destinacion Kukësin, nga ku nis zyrtarisht fluturime aeroporti  “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Kryeministri Edi Rama se bashku me një grup emigrantësh, të cilët kanë udhëtuar nga Londra, janë nisur tashmë nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit të Kukësit. Rama është shoqëruar dhe nga ministrja e Infrastrukturës, Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Rama: Po, për Kukës ëëë?

Emigranti: Po po!

Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë

Emigranti: U bë, u pa puna.

Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.

Emigranti: Gjë e bukur është bërë.

Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar

Emigranti: E mbajte premtimin aman.

Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi!

‘Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra!’- shkruan Rama.

1618750572_ramanisetdrejtkukesit.jpg

Rama bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR
Ora 14:06
Poeti popullor kuksian thur vargje për aeroportin e Kukësit: Erdhi dita të që të fluturojë Lasgushi i Bardhë, të ushtojë fort Gjallica e të tregojmë se jemi gjallë (VIDEO)

Poeti popullor kuksian, Riza Vata ka thurur disa vargje, për aeroportin e Kukësit, ku thekson se erdhi dita që të fluturojë avioni i parë, e të ushtojë Gjallica që të tregojë se jemi gjallë.

‘Shumë herë kanë tentuar për të hapur këtë aeroport, por gjithmonë kanë dështuar edhe pse Kukësi njihet në botë. Erdhi dita të fluturojë Lasgushi i Bardhë dhe të ushtojë fort Gjallica që të tregojë se jemi gjallë. Popullit i Kukësit ka shumë halle, ka nevojë për më shumë punësim, sot i jepet mundësi e madhe që dhe jeta të ketë kuptim.’- tha ai.

Ora 13:56
Inaugurimi i Aeroportit të Kukësit, Rama: Pas pak, zbresim këtu, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me karriget ku do të ulen qytetarët që do të mblidhen në inaugurimin e Aeroportit të Kukësit. Ulja e avionit të parë do të bëhet pas pak, ndërsa në karriget e vendosura për inaugurimin ndodhet edhe nga një flamur kombëtar.

"Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë", shkruan Rama.

 

Ora 13:44
VIDEOLAJM/Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesat në aeroportin e Kukësit me simbole kombëtare

Edhe pse të ardhura nga vende të ndryshme të botës, stjuardezet në Aeroportin e Kukësit do të presin udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare. Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa ndodhen në gatishmëri në pritje të udhëtarëve të parë, mes të cilëve është edhe kryeministri Edi Rama.

Ora 13:34
Me daulle dhe flamuj kuqezi, qytetarët mblidhen për të parë inagurimin e aeroportit të Kukësit: Presim nipin nga Londra, kemi 10 vite që s'e shohim! S'e di për kë voton (VIDEO)

Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit. Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre, e ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.

‘Jam nga Burreli! Presim nipin tonë që vjen nga Londra! Nuk e dimë se për kë do të votojë ai, por ne kemi 10 vite që nuk e shohim në sy. Do të ketë shumë zhvillim për zonat e veriut në Shqipëri.’- tha një qytetar.

‘Kam ardhur nga Prizreni, për të parë sesi është ndërtuar.’- tha një tjetër.

‘Hallall ja boftë zoti Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të ketë shumë zhvillim edhe për zonën e veriut edhe për Kosovën. Me këtë kryeministër zoti ja boftë jetën 1000.’-tha më tej një qytetar.

‘Vijmë nga Peshkopia për inaugurimin e aeroportit më të bukur në vend.’- u shpreh një tjetër.

I.K./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përmirësimi i situatës nga COVID-19, a mendoni se duhet të lehtësohen masat kufizuese?

Komento

Komente

  • Vlora: 18/04/2021 21:18

    Gëzoni o shpirtzinjë se në Shqipëri u bë, ta bënte kush të donte SALIU, RAMA, BASHA kush të donte ta bënte, boll që u bë dhe për këtë duhet të gëzoni dhe mos të villni vrerin e mëlcisë suaj të sëmurë nga ligësia. Përpra Kukësi, përpara SHQIPËRIA!

    Përgjigju
  • shkoder: 18/04/2021 20:21

    Nje muaj lumturohen shpitaret dhe ai eshte muaji i zgjedhjeve se shohin nga afer Enverin ,saliun ,nanon ,ilirin e ramen. pastaj rrijne 4 vjet tu turfllu e tu u terbu , tu lyp e tu vjedh me mujt me mbijetu. Suksese se dhe muaji i zgjedhjeve po mbaron e filloni 4 vjetet e zakonshme te kalvarit te zakonshem .

    Përgjigju
  • tirana: 18/04/2021 19:05

    BRAVO KUKESI,,,,VAZHDONI ME PUNE E INVESTIME,,,,NUK BEHEN GJERAT DUKE NDENJUR NE KAFE,,,,,,VOTONI PS QE TE KENI INVESTIME E PUNE ,,,,VETEM ME PUNE NDERTOHET SHQIPERIA DHE RRITEN RROGAT E E PENSIONET.....///

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/04/2021 16:50

    Dashte Zoti dhe uroj te mos jete nje Bumerang mbi koken e Rilindjes......

    Përgjigju
  • Hahah: 18/04/2021 16:47

    ahahahaha festa e rames se kuq e zi nuk eshtye kjo, ul nje acvion propagande dhe pastaj veju taksen 6 ,mije leke per te kaluar ne rrugen e kombit

    Përgjigju
  • Tony: 18/04/2021 16:21

    Hahahaha sikur kan ulur anije kozmike

    Përgjigju
  • meri: 18/04/2021 15:24

    Edhe frymemarrja ndryshon,kur shikon qe behet diçka komode ,dhe e bukur per te lehtesuar problemet tona.Votoni per ata ,qe fjalet i bejne vepra ,dhe jo per ata ,qe shkatrrojne e djegin sepse jan pune te bera nga kundershtari.

    Përgjigju
  • Askushi: 18/04/2021 14:53

    Spo gjej asnje website te aeroportit per te pasur info kur do filloj operimi i plote i aeroportit. Mungese qe demton imazhin e aeroportit.

    Përgjigju
    • Lissius: 18/04/2021 16:34

      Shiko ky aeroport ska asnje lloj certifikimi dhe prandaj nuk unter dot asnje avion direkt nga lodra. Shikon Se avioni eshte bosh jan njerez te paguar per show. Avioni zbriti ne rinas dhe jo ne kukes. Avioni nga Rinasi pastaj u nis per ne kukes . Pranaj ska faqe websiti dhe asnje gje tjeter per nje aeroport normal. Aty ska ansjeri ne kulle qe te drejtoje avionat. Kshuqe mos kerko per websitin e aeroportit te kuksit

  • Xha temja: 18/04/2021 14:19

    HALLALL JA BEFT ZOTI E MBAJTI FJALEN

    Përgjigju
    • PPP: 18/04/2021 21:27

      Fjalen e mbajti dhe borxhet na i shleu

    • Loni: 18/04/2021 16:01

      Cfare hall all u shkrifshin me ps me or me lsi e te gjithe me rradhe. Duhet te ishte ber para 20 vjetesh o popull! Po ne do e kemi ne kurriz me ndonje takse sepse burri juan e beri per te fituar! Injornca ska brire! Jo arritje detyrim kushtetues kushdo qofte ne pushtet! Edhe nuk eshte arritje!

  • Kasem gahinji: 18/04/2021 13:43

    Ki inatin, foli hakun,thote populli i shqiperise se mesme. Dhe kendon:-"byrek ,byrek o usata murat"dhe po rinovojme tekstin:-"byrektorja e pd ,o usata murat

    Përgjigju
  • Shoku: 18/04/2021 13:32

    Do qelbet nga korrupsioni ky aeroport per 6 muaj,valixhet do i vjedhin edhe patatinat do i marrin, kontrolloret e pashaportave do bejne namin or tii.

    Përgjigju
  • Kuksi: 18/04/2021 12:30

    Nuk duam aeroport fare, ka mundesi te na tregoni kur do arrestohet sali berisha dhe ajo kurva moni prrangat zagareve.

    Përgjigju
    • Ai cuni: 18/04/2021 15:34

      Ca thua o rrot k un i ps jam dhe kam qen historikisht por si ky show hera e par qe shikoj ky eshte nje aktor i vertet

    • Lui: 18/04/2021 14:00

      Ai cuni, erdhi ne Rinas qe te marre Ramen dhe te ulet simbolikisht dhe kryeministri o palle. Se ju te shqupit i beni inaugurimet vetem duke prere shiritin. Po Ja qe ka dhe inaugurime lloj tjeter.

    • Ai cuni: 18/04/2021 12:56

      Po ca show qe ben je mjeshtri i show-ve dhe fasadave thua do te ulet ne kukes po pse su ul direkt ne kukes apo ska perfunduar ahhahaah je show-man

  • Loni: 18/04/2021 10:44

    Nje investim per kete popull mjeran! Arritje gjithsesi!

    Përgjigju
  • mali: 18/04/2021 10:38

    Sukses dhe dhurate e bukur dhe dobishme per Qarkun e Kuksit, Dibres dhe qytetin e Pukes e Fushe Arrsit. Po keshu per Prizrenin. Bijte e bijat e ketyre trevave ne emigracion do jene me afer familjeve te tyre shpirterisht dhe financiarisht. Ne zone do te mbeshtetij zinxhirin ekonomik. Suksese Kuksi, suksese Qeveria Rama. Mali

    Përgjigju
  • Kukesi: 18/04/2021 10:01

    Bravo Z. Kryeminister. Ne qytetaret e vertete te Kukesit ju falendrojme se ky investim do te sjelle zhvillim ne rajon. Le te lehin ata qe nuk dine te punojne dhe as te kafshojne por vetem te lehin.

    Përgjigju
    • @Kukesi: 18/04/2021 18:08

      Per qytetaret e vertete te Kukesit dhe Shqiperise sot eshte nje dite e bukur, sot eshte nje arritje. Aeroporti nuk i shkon pas Edi Rames, as voton per Lulin, mbetet aty per njerezit. Shume domethenes spoti per Shkodren sot. Hapini syte dhe mendoni per vendin mos rrini te ngulur mbas partive po shikoni kush punon dhe cfare i sjell vendit

  • Alfons: 18/04/2021 09:52

    Ore po car hyn ne pune aeroporti ne kukes,atje vetem cobanet kane ngelur,se kuksianet jane shperngulur ne kamez e ne fshatrat e tiranes dhe keneten e durrsit te gjithe,mezor mbushet nje furgin 8+1 per ne kukes jo me nje avion.

    Përgjigju
    • cecua: 18/04/2021 14:40

      alfons me te pifsha dolline gjalle qenke ti

    • Wayne: 18/04/2021 10:53

      Sepse i sherbën krejt rrafshit Dukagjinit, ku jetojn afro 1 milion banorë dhe gjithashtu një diasporë e konsiderueshme në Zvicër dhe Gjermani.

  • Toni: 18/04/2021 09:26

    Sh bukur. Suksese. Emër shumë i goditur. Emër artistash. Zaho y Edi. ZAYED.

    Përgjigju
    • Deni: 18/04/2021 13:05

      A mos plasni nga zilia!!!!

  • Miri: 18/04/2021 09:07

    Jo nga Londra o rilindja por nga Rinasi.Linja eshte Londer-Rinas-Kukes.

    Përgjigju
    • Po miri po: 18/04/2021 18:10

      Po dhe ne qofte mo cfare sheh te keqe? Po c’beni mo keshtu si ju tremb zhvillimi kaq shume

    • Shqipisti i leshedhise: 18/04/2021 11:17

      Do te kete charter direkt o kerric I Sales. Si gjithmone Kerricat qorre te Sales protestojne gjate ndertimit dhe jane te paret qe I inagurojne. Fare e ndyre qe I thone shendet dhe te thote plas...

  • Muli: 18/04/2021 09:01

    Po ndonje dhurate nga parat e droges do ja sjellin kryeministrit tone cunat e Londres? Apo e merr kryeministri hisen e tij cdo muaj? Te qifsha rropt. Njeri ordiner.

    Përgjigju
    • Haxhi: 18/04/2021 13:45

      Si nuk keni turp te shani burri nuk shan por te vret nqs je burr aty e ke edi ramen

    • Nona: 18/04/2021 11:40

      Ropt ku ti kesh ti. Legen materniteti.

    • SHqupisti i leshedhise: 18/04/2021 11:08

      To mbaruan parate e Lazaratit more kungull Vicidoli?

    • Askushi: 18/04/2021 10:26

      Po lereni Mulin se te shqupi si kane dhone me honger byrek, kujdes Mulo se mbas zgjedhjeve Sala me shoke do te japon trongullin.

    • Turi qe ta vuri.: 18/04/2021 09:44

      Ja dhe trimi i shqupit qe tregon trimerine pas Kompiuterit apo celularit. Jepi trim se ta rras sala ne brim



×

Lajmi i fundit

John

Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë, Real Madrid shpreson për titullin e Liverpool për Championsin