Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije

GJIROKASTËR- Ekstremisti i minoritetit grek Kostandinos Kacifas 11 ditë pas vrasjes nga RENEA është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Bularatit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës.  35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit në varrezat e fshatit Bularat  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"!

Policia shqiptare ka sqaruar pasditen e sotme se rreth 44 huliganë janë kthyer mbrapsht në pikën kufitare të kalimit të Kakavijes. Ndërkohë që dy ekstremistë grekë janë arrestuar, njëri prej tyre, eksponent i njohur i Agimit të Artë, Babis Karathanos, dyshohet se ka hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Gjatë rrugës për në kishë, rreth arkëmorti i Kaçifas kaloi nën flamurin grek në qendrën të fshatit, ndërsa 1500 nacionalistët grekë që kishin ardhur në Bularat e shoqëruan me thirrje nacionaliste si "Vorio Epiri është Greqi", "Vdekja e një trimi, nuk mund të quhet vdekje" dhe "Greqi, ti na drejton ne".

Ritet mortore, për nder të minoritarit grek u drejtuan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë u pri nga eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous. 

Në varreza, eurodeputetja Theocharous mbajti një fjalim në nder të Kaçifas. Në fjalën e saj, Theocharous u shpreh se rasti tregonte se sa respektohej minoriteti grek në Shqipëri dhe se Kaçifas donte thjesht që të ruante identitetin ortodoks.

Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësuan terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Ti doje thjesht të ruaje identitetin tënd ortodoks. Ti guxove dhe nuk kishe frikë. Zëri jot do të na shoqërojë derisa të ribashkohemi. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm.

Eleni Theocharous, eurodeputete qipriote

Fshati Bularat 

Para zhvillimit të ceremonisë mortore të Kaçifas, ministria e Jashtme greke i bëri thirrje përfaqësuesve të sindikatave të tyre në Shqipëri që të ndërhyjnë tek autoritet shqiptare në mënyrë që mbështetasit e Kaçifas të mos pengoheshin, ndërsa këtyre të fundit u kanë bërë thirrje që të përmbahen dhe të tregojnë respekt. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Agimi i Artë, duke paralajmëruar se do të ketë një përgjigje për vrasjen e Kaçifas.

Në fshat, autobusët e parë me nacionalistë mbërritën rreth orës 3:30, të cilët mbanin hedhur mbi supe flamurin e kishës ortodokse greke. Siç edhe raportuan korrespondentët tanë Arsen Rusta dhe Piro Nase në Bularat nuk ka pasur asnjë forcë policore shqiptare për të shmangur çdo lloj konflikti me nacionalistët grekë që kishin mbërritur në fshat. 

Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës, ku viheshin re forca të shtuara policie. Pjesë e kontrolleve në kufi ka qënë edhe vetë drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Ndërsa nga pala greke në Kakavijë ka qënë drejtori i policisë, Kostas Skumas, i shoqëruar me dy gjeneralë. Gjatë kontrolleve, u kthyen në Greqi disa persona që mbanin me vete simbole të Vorio Epirit.

Gjatë paradites, një pjesë e nacionalistëve grekë u mblodhën në qendër të Bularatit ku edhe kënduan himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit. 

Përveç thirrjeve nacionaliste, grekët mbanin edhe parrulla të shënuara sipër disa flamunjve ku shkruhej: "Maqedonia është Greqi" dhe "Konstandinos ti jeton, na udhëheq dhe na prin." Grekë të tjerë kanë shkuar në vendin ku u vra 35-vjeçari dhe kanë shkruar me gurë fjalën "hero".

Të pranishëm në fshat kanë qënë edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo; ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ky i fundit, në një prononcim për mediat shqiptare bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Jemi në momente të varrimit dhe si pasojë këto momente janë të shenjta. Jemi për të ndarë dhimbjen me familjrët e Kaçifas. Kemi vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Varrimi i Kacifas, reagon Berisha: Ekstremistët përdhosën territorin shqiptar, dënoj heshtjen e Tiranës dhe Athinës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në varrimin e ekstremistit grek që u vra në Bularat, Konstantinos Kacifas.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se territori shqiptar u përdhos nga ekstremistë grekë. Berisha shton se dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe ato greke, të cilat sipas tij nxitën situatën e krijuar sot në Bularat.

Reagimi i plotë

Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

Ora 20:24
Varrimi i Kaçifas, reagon për herë të parë Rama: Shteti ynë s’lufton me arkëmorte e provokatorë varrimesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas varrimit të ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës. Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook i cili i kërkon Ramës që të ndërhyjë shteti shqiptar para provokimit të ekstremistëve grekë.

Rama thotë se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh. Kryeministri thotë se qytetarët e Bularatit janë qytetarë të nderuar të Shqipërisë. Rama thotë se ata që ngritën sot në Bularat flamurin e Vorio-Epirit janë disa të pagdhendur që ulin dinjitetin e flamurit të tyre.

Reagimi në Facebook-un e Ramës

Komentuesi: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote
mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

Reagimi i Ramës për varrimin e Kacifas
Ora 19:51
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka reaguar pas ngjarjeve në Bularat në varrimin e Konstandinos Kaçifas, të vrarë gjatë përballjes me armë me policinë shqiptare. Gjatë një një interviste në studion e televizionit Alpha, i pyetur për ngjarjen në Bularat, si dhe për një deklaratë që ka bërë nëna e Kaçifas se: “Nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga Tsipras”, kryeministri grek është shprehur se e kupton dhimbjen e nënës së Kaçifas, por ka theksuar se dialogu me Shqipërinë ka për të vazhduar.

Tsipras theksoi se objektivi parësor i politikës së jashtme greke në lidhje me Shqipërinë është zgjidhja e problemeve të vjetra dhe arritja e Paktit Detar, pavarësisht kostove politike që qeveria e tij mund të ketë, pasi nuk po kënaq “oreksin” e ekstremistëve që duan një acarim të marëdhënieve me Shqipërinë.

“Sot është një ditë zie për familjen dhe minoritarët. E kuptoj dhimbjen e nënës që humbi një djalë të ri dhe është e justifikueshme hidhërimi dhe tërbimi i saj. Unë mund të them veçse se Greqia bëri atë që duhej në lidhje me shtetin shqiptar. Kërkuam një zbardhje të menjëhershme të ngjarjes dhe aty ndohet një oficer i policisë sonë që do të marrë pjesë në hetimet. Dialogu do të vazhdojë,”- tha Tsipras.

Kryeministri grek ka theksuar se pavarësisht kësaj ngjarje Greqia nuk ka ndër mend që të ndryshojë strategjinë e saj. “Në 28 tetor neë varrezat e Bularatit u krye varrimi i eshtrave të të rënëve tanë në Shqipëri. Këto zhvillime kanë një vlerë dhe ne nuk duhet ti harrojmë. Dialogu me Shqipërinë duhet të vazhdojë. Duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që minoriteti grek në Shqipëri të ketë të gjitha të drejtat që i takojnë. Do zgjidhim problemet e vjetra."

Në fund Tsipras ka theksuar se objektivi i politikës së jashtme greke është që të arrihet Pakti Detar që do të sjellë përcaktimin e zonës ekonomike në Detin Jon mes dy shteteve. “Objektivi ynë është që të përcaktohet Zona e Lirë Ekonomike midis Greqisë e Shqipërisë. Ne kemi hartuar një strategji për zgjidhjen e problemeve të vjetra, kemi kosto, por ne nuk kemi për të humbur orientimin tonë”, ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një interviste në studion e televizionit Alpha.

Ora 17:37
Kakavije, dalin shifrat e të kthyerve nga policia, mes të proceduarve edhe një polic nga burgu i Janinës

Policia shqiptare bën jep shifrat e personave që janë kthyer nga policia në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes.

Mësohet se policia ka kthyer pas 44 huliganë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa.

Report Tv ka mësuar se mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.

Ora 16:58
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)

GJIROKASTER - Ceremonia mortore për Konstandin Kaçifën u shoqërua edhe me incidente, pasi pjesëmarrësit në kortezh, kryesisht ekstremistë të ardhur nga Greqia, lëshuan thirrje antishqiptare dhe ato për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Në fund të funeralit, ata bllokuan aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë në hyrje të fshatit Bularat. Qarkullimi në këtë segment ka qenë i paralizuar për rreth 10 minuta, deri në ndërhyrjen e policisë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se janë shoqëruar 14 persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit rrugës, por ata do të hetohen edhe për kalim të paligjshëm të kufirit dhe thirrjet raciste gjatë ceremonisë. 

Arrestimet e kryera në pikën kufitare të Kakavijës

Report Tv mëson se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën dhe ata që kanë ekspozuar simbolet e Vorio-Epirit gjatë gjithë ceremonisë mortore. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se krahas Karathanos, në pranga kanë rënë edhe tre minoritarë si Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti. 

Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull

Babis-Harallambos Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si "Vorio-Epiri është tokë greke" apo dhe "Këtu është Greqi".

Ekstremisti Karathanos në krye të arkëmortit

Babis Harallambos është përfaqësues politik i "Agimit të Artë" dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar edghe si një prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë. Burime për Report Tv pranë Policisë së Shtetit se Karathanos dyshohet të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht. Pas shoqërimit të ekstremistëve nga policia, në ambientet e Policisë në Gjirokastër ka mbërritur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili ka kërkuar lirimin e tyre. 

Të arrestuarit sipas mediave greke

Më herët, policia bllokoi në kufi 44 shtetas grekë të identifikuar si problematikë, të cilët mbanin me vete uniforma me parulla për Vorio-Epirin dhe flamuj grekë. Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik. Pas insistimit të gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke bërë të mundur normalizimin e situatës. 

Ora 16:48
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)

Pas përfundimit të ceremonisë mortore për ekstremistin grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018, një tjetër situatë është krijuar në hyrje të Bularatit, aty ku protestuesë grekë të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, kësaj here kanë bllokuar rrugën.

Protestuesit grekë bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavije, ndërkohë që në rrugë u krijua një kaos dhe trafik. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.  

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta: Ku është polici në një moment kur një qytetar atje bllokon rrugën dhe luan rolin e policit rrugor?

Loka: Policia është duke punuar.

Rusta: Duke punuar, ndërkohë që një rrugë qëndron e bllokuar?

Pas insistimit të gazetarit të Report Tv, menjëherë një efektiv i Policisë Rrugore ka shkuar pranë kryqëzimit të bllokuar dhe ka normalizuar situatën e qarkullimit të mjeteve.

Ora 16:20
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)

Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë. 

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe foto të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.


Konstandin Kaçifa, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA 10 ditë më parë, u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa nuk munguan thirrjet nacionaliste dhe mesazhet e parullat për të ashtuquajturin Vorio-Epir nga të ardhurit me autobusë nga Greqia.

Ora 14:45
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas

Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë në heshtje dhe me duartrokitje. 

Pak momente para varrimit të Kaçifas, eurodeputetja Eleni Theocharous ka mbajtur një fjalim në nder të 35-vjeçarit. Në fjalën e saj, Theocharous u shpreh se rasti tregon se sa respektohet minoriteti grek në Shqipëri dhe se ai donte thjesht që të ruante identitetin ortodoks.

Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësuan terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Ti doje thjesht të ruaje identitetin tënd ortodoks. Ti guxove dhe nuk kishe frikë. Zëri jot do të na shoqërojë derisa të ribashkohemi. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm.

Eleni Theocharous, eurodeputetja qipriote

Ora 13:07
'Je i pavdekshëm', del nga shtëpia me flamur grek dhe brohoritje trupi i Kaçifas

Ka dalë rreth orës 13:17 kortezhi i trupit të Kaçifas nga banesa e tij.

Arkmortit i parapriu një flamur i madh grek. Të pranishmit e kanë shoqëruar arkivolin duke brohoritur në gjuhën greke “Kaçifas i pavdekshëm” dhe mbanin në duar flamuj grekë.

Trupi i Kaçifas në makinën funerale
Ora 12:37
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike

I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule.

Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Jemi në momente të varrimit dhe si pasojë këto momente janë të shenjta. Jemi për të ndarë dhimbjen me familjrët e Kaçifas. Kemi vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Partia e deputetit Dule përfaqëson të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Përveç Dules, në Bularat ndodhet ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksesa dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Tavo edhe më herët ka vizituar shtëpinë e Kaçifas i shoqëruar nga eurodeputetja Eleni Theocharous.

Vangjel Tavo në Bularat 
Ora 12:19
Nacionalistët në vendin ku u vra Kaçifas, formojnë me gurë fjalën 'hero'

Nacionalistët grekë që kanë mbërritur në Bularat kanë shkruar fjalën “hero” në vendin ku është vrarë nacionalisti grek Konstandinos Kaçifas.

Fjala është shkruar me gurë dhe është e dukshme në të gjithë fshatin për shkak të lartësisë së malit. Krahas gurëve, pranë fjalës janë vënë edhe lule në nder të 35-vjeçarit.  

Konstantinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.

Ora 11:45
'Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin', nacionalistët këndojnë himnin grek dhe atë të Vorio Epirit në Bularat

GJIROKASTËR- Në Bularat, nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit. 

Përveç thirrjeve nacionaliste, grekët mbanin edhe parrulla të shënuara sipër disa flamunjve ku shkruhej: "Maqedonia është Greqi" dhe "Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin."

Varrimi i ekstremistit grek pritet të mbahet ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshe e mbajtur nga peshkopi i Gjirokastrës. 

Ora 11:36
Me bluzë që shkruante sipër 'Epiri i Veriut', kthehet mbrapsht ekstremisti grek

KAKAVIJË- Në pikën kufitare të Kakavijës është kthyer një ekstremist grek, i cili kishte me vete disa flamuj dhe disa bluza me shkrime greke.

Në to shkruhej, “LIRI KOMBËTARE” dhe “Epiri i Veriut”, thirrje që konsiderohen ekstremiste.

Ora 10:32
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët

KAKAVIJË- Në Bularat ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas. Ndërkohë që autobusë janë nisur nga Greqia me nacionalistë, të cilët janë nisur për t’i bërë nderimet e fundit 35-vjeçarit.

Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.

Pjesë e kontrolleve ka qënë edhe vetë drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Ndërsa nga pala greke ka mbërritur në Kakavijë drejtori i policisë, Kostas Skumas, i shoqëruar me dy gjeneralë. Për shkak të kontrolleve, radha e makinave në kufirin grek arrin deri në 3 kilometra.

Ndërkohë që deri më tani tre ekstremistë grekë janë kthyer në Kakavijë për shkak së mbanin me vete simbole dhe bluza të Vorio Epirit.

Ora 10:25
Ceremonia e varrimit të Kaçifas, në Bularat asnjë forcë policore shqiptare

GJIROKASTËR- Ditën e sotme në fshatin Bularat do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.

Siç edhe raporton korrenspondenti ynë në Gjirokastër, Piro Nase, në fshat nuk ka asnjë forcë policie shqiptare. 

Që prej 28 tetorit kur edhe u vra Kaçifas në fshat forcat policore shqiptare nuk shihen me sy të mirë. Sot ato kanë zgjedhur që të mos jenë në fshat. Ndoshta për të shmangur edhe ndonjë konflikt, pasi raportohet se me autobusët kanë ardhur edhe disa grupe nacionaliste. 

Piro Nase 

Ora 10:01
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje grekëve që kanë ardhur në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.

Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve

Ceremonia e varrimit të 35-vjeçarit Kaçifas do të mbahet ditën e sotme rreth orës 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë që do të mbahet nga peshkopi i Gjirokastrës. Ndërkohë që në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse.  

Ora 08:48
Varrimi i Kaçifas, në Bularat mbërrijnë mediat greke dhe nacionalistë me flamuj të kishës ortodokse (VIDEO)

GJIROKASTËR- Në Bularat kanë mbërritur 5 autobusat e parë me grekë, pasagjerët e të cilit do të marrin pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.

Ndërkohë që në kufi ka qënë 6 persona, të cilët janë kthyer nga autoritetet shqiptare në kufi pasi mbanin veshur bluza anti-kombëtare.

Autobusi i parë nga Greqia ka mbërritur rreth orës 3:30, ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv në fshat kanë mbërritur nga mediat greke dhe mbështetës të grupeve nacionaliste që mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse greke. 

Nacionalistët me flamur në Bularat 
Flamuri i kishës ortodokse që mbajnë veshur grekët në Bularat
/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 08/11/2018 16:55

    Le ta provoj na nji grek tjeter te behet hero,Kte fat do ken te gjith

    Përgjigju
  • Iliri: 08/11/2018 13:46

    Po po i pavdekshem pranej e futet nen toke

    Përgjigju
  • Erik: 08/11/2018 13:10

    Sa te paskrupullt qe jane, terroristin e bejne hero. Ne vend te ulin koken e te kerkojne falje per kete dalldisje te nje te çmenduri, kerkojne edhe llogari. Keqardhje vetem per prinderit, por mori ate qe meritonte.

    Përgjigju
  • Lleshi: 08/11/2018 12:12

    Me vjen keq qew lehen ne token Shqiptare njerez tee tille varrimi tee beheshte si tee tjeret dhe shume turp te domino je flamuri Grek new shqiperi turp per te gjithe qe jane ne krye te vendit Shqiptar

    Përgjigju
  • Lisus: 08/11/2018 12:03

    Ti veni mbrapa..

    Përgjigju
  • Arbër: 08/11/2018 12:03

    Ka agjent të mjaftueshëm civil shqiptar...!!!

    Përgjigju
  • tonin: 08/11/2018 11:52

    jam i lumtur qe mar pjese ne hidherimin tuaj,sa me shumheronj te till

    Përgjigju
  • Bruno: 08/11/2018 11:31

    Greket jane per tu marre shembull, a e shikoni çfare solidariteti kane per nje debil skizofren. Ne shqipetaret kur vritet nje vellai yne ne greqi themi "ste vret kush kot" i japim te drejte grekut.

    Përgjigju
  • Fundi botes: 08/11/2018 11:28

    O shtet VK . Shpresoj mos te jet e vertet lajmi qe nuk paskerka prezence uniforme blu ne Bularat.

    Përgjigju
  • Arbër: 08/11/2018 11:17

    Pse duhet kështu që mediat të japin aq randësi se sot varroset terroristi që drejtoi automatikun kundër shtetit shqiptar???

    Përgjigju
  • Fredi: 08/11/2018 10:31

    Urgjentisht RENEA te pozicionohet në kufi dhe te mos lejojë mjekrat talebane të shkelin në tokë të Arbrit!!!

    Përgjigju
    • xreport: 08/11/2018 11:24

      renea eshte diku afer por civil ka me kamera .... po u duk renea fillojne lajmet e kazanit grek edhe ato shqiptar

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë