Më 25 maj protesta e gjashtë e opozitës, Basha nuk distancohet nga dhuna /Video

Më 25 maj protesta e gjashtë e opozitës, Basha nuk distancohet nga dhuna /Video

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë më 25 Maj.

Lideri demokrat Lulzim Basha nuk u distancua nga dhuna që shpërtheu në protestën e 11 majit, me bomba molotov ndaj kryeministrisë dhe parlamentit duke lënë të plagosur efektiv. Kryetari i Partisë Demokratike u pyet nga gazetarët nëse tubimi që opozita jo parlamentare do të mbajë në 25 maj do të ketë sërish bomba molotov. Përgjigjja e tij, jo vetëm që nuk ishte distancuese, por deri diku shkon edhe në paralajmërim se situata në këtë tubim mund të jetë edhe më e rëndë sa i përket sulmit ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë që i ruajnë ato. Kryedemokrati tha pasditen e kësaj të mërkure se nuk është ai shkaktari i zemëratës popullore siç ai u shpreh, duke thënë se "zemërimi popullor vetëm do të rritet".

"Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit", -  tha Basha.

Ndërkombëtarët, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ajo e Gjermanisë, Italisë, OSBE-së, Britanike, CDU/CSU, madje edhe Partitë Popullore Evropiane ku vetë Partia Demokratike është anëtare, i bënë thirrje njëzëri liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të LSI-së, të dënojë publikisht aktet e dhunës, dhe të sigurojnë që protestat e radhës do të jenë paqësore. Sot në selinë blu, lideri demokrat Lulzim Basha pati prej paradites takime intensive me aleatët e vegjël, kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë e ish-deputetët, sa i përket aksionit opozitar kundër qeverisë, që mbetet i njëjtë në qëllim: qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Paraditen e sotme lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me aleatët e vegjël, më tej me Kolegjin e kryetarëve dhe pasdite me Kryesinë dhe ish-deputetët.

Deri tani opozita ka zhvilluar pesë protesta kombëatre dhe disa të tjera para parlamentit, ndërsa ka bllokuar edhe rrugët dy herë, teksa pritet se cfarë do të ndodhë më tej, pasi PD dhe LSI-ja nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e procesit në 30 qershor.

Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e djeshme, lideri demokrat tha se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Basha në siklet për Bedri Hoxhën, i sulet medias

Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediet për kandidatët për kryebashkiakë të cilët janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit teksa deklaroi se ata janë emra të propozuar nga junta kriminale e Edi Ramës. Ai u ndal në emra konkretë teksa përmendi edhe Bedri Hoxhën, kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë Klos.

Në mungesë të argumenteve për akuzat e ngritura ndaj tyre, Lulzim Basha iu kthye gazetares së Report TV Esiona Konomi. Ai i tha gazetares së po bën pyetje të porositura ndërkohë që refuzoi të argumentojë akuzat e tij për ish-bashkëpunëtorin e tij.

Gazetarja e Report TV Esiona Konomi- Bedri Hoxha, ish-deputet i PD, ka qenë bashkëpunëtori juaj, është në një garë për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PD Lulzim Basha-Nuk kam koment për atë unë. Çështja është te Edi Rama, thuaji atij që ta jep pyetjen në kufje. Unë mendoj se çdo medie e ka për detyrë të zbulojë se kush janë këta njerëz. Ymer Lala është kriminel. Bedri Hoxha është ish-deputet i PD i cili kthehet në një fasadë të krimit. Medieve iu bëj thirrje të shikojnë arkivat.

Ora 18:51
Basha: Zgjedhje nuk do ketë, shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit

Në një dalje për mediet lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk do ketë kthim pas dhe do vazhdojë të protestojë derisa të rrëzohet kjo qeveri e cila sipas tij është e lidhur me krimin. Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit.

"Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. Bild ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë por ka zbuluar diccka që organet ligjzbatuerse në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u sigurruar për skenarin e vjedhjes së votave.

Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakes. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteit. Edi Rama ka përcaktuar një kur pëprlasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj.

Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve", u shpreh Basha.

Ora 18:32
Vendoset data, ja kur do jetë protesta e gjashtë kombëtare

1557919666_14.jpg

Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare me 25 Maj.

Ora 17:48
Protesta e radhës/ Basha mbledh kryesinë e PD-së

1557935413_BASHA.jpeg

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike. Mbledhja ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Mësohet se në mbledhje ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në fund të mbledhjes lideri demokrat do mbajë edhe një deklaratë për mediet ku pritet të flasë për itinerarin e protestave të ardhshme të opozitës.

Ora 13:08
Në takimin e aleateve mungonte PDIU për shkak të PBDNJ

Në takimin e aleatëve sot me Lulzim Bashën mungonte përfaqësuesi i partisë çame PDIU Shpëtim Idrizi, kjo për shkak të pranisë në takim të liderit të PBDNJ Vangjel Dule. Partia e minorancës greke dhe partia çame janë politikisht të pozicionuara në anë të kundërt edhe pse Basha pretendon ti ketë bashkuar në të njëjtin pozicion të opozitës së bashkuar.

Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, lideri i PDIU-së, do të zhvillojë takime të veçanta me Bashën, pa praninë e aleatëve të tjerë.

Ora 12:03
Dash Shehi: Nuk heqim dorë, protestat do të vijojnë, PS-ja zhvendosi KQZ-në, ka filluar manipulimin

Pas takimit me Bashën aleatët e vegjël, së bashku me Petrit Vasilin nga LSI-ja, pasi Kryemadhi ndodhet në SHBA, kanë lënë zyrën e PD-së. Për mediat ka folur vetëm kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është shprehur se protestat do të vijojnë, por nuk ka dhënë detaje për skenarin apo datën. Ai akuzoi PS-në për manipulim të zgjedhjeve.

"Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka. PS-ja ka filluar manipulimin zgjedhor që tani me spostimin e KQZ te arshivat, tani me vetëm 25 kandidatë nuk ka garë konkuruese, 36 bashki janë pa kandidatë alternativë. Qe tani kanë rënë moralisht zgjedhjet. Po mundojne të falsifikojnë, i kane spostuar komisionet, do të sajojnë kandidate të sajuar këto dy tre ditë . Qe sot ka filluar manipulimi zgjedhor.

Edhe sikur ti mbushin plot letrat nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhjet. Nuk heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët, por as nga rruga, as nga informacionet për mediat, as nga takimet në salla me intelektuale, por aksi kryesor është protesta e rrugës deri në fund kur të mbërrijmë një zgjidhje finale, jo për Bashën, jo për PD por për gjithe Shqipërinë.

E konsiderojmë pozitive për Shqipërinë që të vijë dita dhe të bëhen zgjedhje, pasi këtu nuk mund të ketë zgjiedhje me këtë qeveri dhe me Edi Ramën. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam dhe do të diskutojmë. Ka shumë alternativa për protestën e radhës, qyteti mund të prodhojë protesta përditë, por ne do të marrim pjesën më të mire dhe pozitive e protestave. Në nuk bëjmë protestë për protestë, por pasi po shkelet rregullat e lojës
" deklaroi Dashamir Shehi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bob: 15/05/2019 22:47

    shikoni ketu Partine Demokratike Saliun ne kohen kur ishte Kryeminister cfare nxjerr nga goja e helmosur e nje vrasesi te pa bes Bashke me Lulzim Bashen ne kohen kur ishte minister i Brendshemqe vrane 4 veta ne bulevard.

    Përgjigju
  • bob: 15/05/2019 22:44

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=26&v=V_AU04sAc4Q

    Përgjigju
  • Xxx: 15/05/2019 22:08

    Bobo sa ka pire ky matufi deri ketu erdhi era e rakise...hahahahhah

    Përgjigju
  • Demokrat jo si keta: 15/05/2019 20:35

    Keta kane lesh ne vend te truve ta shpifin ti shohesh e ti degjosh qe kur te gjithe u flasin e kini keq per ata eshte mire Idiote me plote kuptimin e fjales Flisni per perkrahesit tuaj qe jane te pakenaqur nga qeverie , por jo populli ku jane opozitaret tuaj e ata pa parti qe jane shume me teper se Ju Merrini futuni te gjithe ne burg se me deklaratat qe bejne kerkojne lufte se ja dine mire anen kesaj pune Cdo gje ka nje fare kufiri

    Përgjigju
  • Bedriu: 15/05/2019 20:25

    Po ti je komandanti i ketyre banditeve me kapuçe o pederast.shih vidiot e kriminelit Berisha pastaj meru me policine qe po bon detyren me se miri dhe me profesionalizem o peder,pse i pergjigjesh me arrogance gazetares kur te pyet ti je anti media,ti rreth teja do legena gazetare te tipit Fevziu,Bushati,Lubonja,Balliu,Shkullaku,Peka,spiuni Tan Hoxha kandidati per president,etjer etjer qe i ke si zagare qe te vijne mbrata per nje cape buk,ti pederast sulmon televizoret qe jane te pa njeanshem siç eshte report tv,dhe nje gjo kishe per ju mediat?pse nuk pasqyroni hajdutin Sahip Dollapi duke goditur policet me gure,po jipni vetem policet qe e goditen ket provokator.

    Përgjigju
    • Tropoja: 16/05/2019 09:11

      O trimo me trego se ku rri ti dhe un ti tregoj shum me mire vidjot

  • Popull: 15/05/2019 20:09

    Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Po ti je plehrë dhe budalla o njeri, mënyra si ti flet është për të ndërsyer qent që të djegin dhe të shkatërrojnë. Rama dhe gjithë PS të shkrihet fare harroje o debil që ti mund të fitosh ndonjëherë zgjedhje sepse je i mefshtë i lig budalla dhe hajdut. Unë nuk e votoj PS sepse kam 100 arsye për mos ta votuar, po ty kurrën e kurrës nuk të jap votë për arsyet që të thash më sipër.

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/05/2019 19:17

    Opozita Rrugore.... sa vite drite do ju duhen shumices shqiptare per te votuar serish PD... Nuk mund te merrni peng nje vend te NATO-s harrojeni...

    Përgjigju
  • Zani: 15/05/2019 19:02

    Megjithëse të gjithë këta HORRA dhe HALABAKË kërkojnë Largimin e Edi Ramës , UNË Personalisht dhe Familjarisht mendojmë që Edi Rama duhet të IKI , sepse NUK mund të Vazhdojë akoma me GËNJESHTRA dhe JUSTIFIKIME !!!! Asnjë KRYEKRIMINEL dhe KRYEHAJDUT i PDsè dhe LSIsë , NUK u Fut në BURG , kurse Edi Rama "QURRAVITET" si SHURRAQ me "Batuta" dhe Llogje Kavaje" të NEVERITSHME !!!!! Edvini èshté KAQ BUDALLA dhe GJË e TRASHË , sa i ka dalë BOJA fare , dhe mendon se do GËNJEJË SOCIALISTËT e NDERSHËM dhe të THJESHTË me "ESTRADË" BAJATE !!!!! POPULLI kërkon NDËSHKIMIN e KRYEKRIMINELËVE dhe të KRYEHAJDUTËVE të këtyre 29 Viteve O Edvin PALLAVESHI !!!!! SHPORRU dhe ZHDUKU nga PSja MERCENAR dhe i PABESË !!!! Hapi Krahun LALI ERIT të madh , sepse LALI ERI éshté SERIOZ dhe PUNËTOR , JO LLAFAZAN dhe HAJDUT si ty , që po VJEDH dhe PLAÇKIT SHQIPTARËT me të Njëjtët KRYEHAJDUTË dhe KRYEHORRA që VIDHTE dhe PLAÇKISTE PD KRRIMI dhe LSI GRABITJA !!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Afrim: 15/05/2019 18:46

    Largim...nese thua ti hapim rruge do te thote qe ti sje popull por je me PS...ata qe e kerkojne largimin e Edit..jane rreth 20.000 vete te irrituar ne bulevard...dhe cdo dite qe kalon shtohen dhe me shume...Nese me 11 maj kishte bomba molotov..pas ca ditesh mund te kete dhe shkrepje armesh...dhe organizatoret kane gjithe te drejten te thone qe nuk i mbajme dot ne rrjesht 20.000 vete..sado qe mund te jene te implikuar ne trazira do te mund te fshihen mbas “zemerimit te popullit”, dhe kjo gje Shqiperise dhe shqipetareve nuk i intereson. Sado i keq te jete pasardhesi qofte edhe KM perseri mga PS-ja...dicka eshte e sigurt...qe pas nje procesi te pamanipuluat zgjedhor dhe nen kujdestarine e nje qeverie teknike...sido qe te jete rezultati...20.000 vete ne bulevard sdo ti shohim me...jemi ne piken qe Budallait duam apo sduam, duhet ti hapim rruge se pastaj na ben hatane!

    Përgjigju
  • Afrimi: 15/05/2019 17:28

    Rama te pershpejtoje doreheqjen...ti leshoje dhe Lali Erit partine dhe te vazhdoje jeten e tij si gjithe te tjeret...mjaft i ka dhene politikes shqiptare dhe Shqiperise...eshte konsumuar tej mase...E parashikoj largimin e tij...me nje superfjalim sic vetem ai di ti shkruaj...Shqiperia ka nevoje urgjente per ndryshim..dhe sado i keq te jete pasardhesi...gjerat me mire se tani do jene! Me mire te humbesh me parime se sa te fitosh me genjeshtra!

    Përgjigju
    • Afrimkari: 15/05/2019 19:37

      O afrim na hëngësh kokën e Hajdarit po pse o bythmut do iki Rama të vij ai Bastardi që vrau njerzit si pula në shesh? Apo të vij Berisha që vrau 26 veta në gërdec që të bridhte armina dhe zeni në. Plazhet e botës. E mjera Shqipëri që ka debila si ty o Afrim koktopja. RAMA të iki të zhduket po jo të vijn në Pushtet banditët è PD që historikisht kanë manipuluar e kanë vjedhur zgjedhje, plus shkatërrimit të shtetit që kanë 30 vjet që po e bëjnë.

    • Largimi: 15/05/2019 17:44

      Meqe keta qe e kerkojne largimin e Edit jane te keqinj, ti thua ti hapim rruge se mos me pas behen te mire?! Ketej nga jam une thone “vetem budallait mis i hap rruge. Se po doli mbi te mecurin ajo shoqeri ka mbaruar.”

  • UN FEN TI PI: 15/05/2019 15:27

    Shikoni çfar fytyrash të basarduara. dash ZORRAXHI pijanec mor jahu ka 30 vjet në politik lëpihet sa majtas e sa djathtas me kap ndonjë kock. nard idjot GOMAR ndoga i gjithi bidevi debil i ler e ky njeri të bëhet ministër është kulmi. Hapu dhe e futi Shqiptarët brënda është më mir për ktë popull këllir.

    Përgjigju
  • tini: 15/05/2019 13:38

    Opozita ka te drejte te protestoj por jo me dhune.Opozita thot Dash rakia ne aksion por dhe policia ne pozicion .Po demtove do paguash or Dash.Cdo vend demokratik dhunes se protestuesve shteti i pergjigjet me dhunen e ligjit

    Përgjigju
  • CaBone: 15/05/2019 13:25

    O cerdhe kurvash, betem ate meritoni. Beni prov e dilni njerzve qe duan te votojn para dhe pastaj do e shikoni sa ju vlen ajo lekur e qelbur dhe e zgjebosur ptlrej te babzituri qe keni

    Përgjigju
    • CaBone: 16/05/2019 15:08

      O Para Laci, me ftyren time e ke vlla? Se un skam gje me njeri por dhe kush kerkon te shikoj ftyren time un ja tregoj me gjith deshiren me te madhe. Kur do dhe ku do shoku. Un sjam trrim por baba i dy kalamjve si engjell, por gjithmon i plotsoj deshirin kujt don dhe si e don. Ti nqs e ke me mua mund ta pim nje kafe o ne Tiran o ne Lac o ku te duash ti vlla ska problem. Nqs te ngel qefi per komentet e mia me plasi ka..ri ok shoku? Un komentoj ne baz te atyre qe lexoj dhe shikoj dhe si perfundim jam nje opinion timin, nqs si pelqen njerzve prap sme plas ka...ri. Un qe don te shikosh ti vlla nuk e rruj as majtas as djathtas dhe as ne mes, un dua vetem vendin tim dhe ... Dhe kur shikoj kto pacavuret e virgjera qe bejn sikur e rrujn te ai popull me caet mua ka..ri pastaj dhe jap nje mendim timin. Por kam qef te vi ne shqipri na korriku per ca pushime dhe nqs ke qef e pim nje kafe bashk po deshe, te premtoj nje gje qe jam tip i pelqyeshem der ne max, ose pastaj jam xhixh merimonga nqs sme pelqen dikush. Respekte vlla dhe boll pe filma me van damin✌️

    • @para lacit: 15/05/2019 23:11

      Para...Bravo ti po qënke trim.

    • Para Laci: 15/05/2019 20:07

      Po' ti kaq trim qe je na thuaj se kush je ta shikojme ftyren tende

    • Arbëri: 15/05/2019 16:55

      ...dhe qerdhe kriminilësh PD dhe LSI mbeturina të qelbura , mjer Shqipëria që i ka ...!!!

  • Fredi: 15/05/2019 12:58

    Shikojini mirë ç turinj kanë... A është e mundur që këta të udhëheqin Shqipërinë? Po, vetëm në një gjë, në greminë! Fytyra të tilla të shpifura, dhëmbëkalburit e PPSH-së!

    Përgjigju
    • Para Laci: 15/05/2019 20:13

      Po' ju cfar turinj . Vetem birra nuk ka PS, dhe ato trima ja moret PD me leke dhe ju thane pushtetin. Apo nuk eshte keshtu

  • Russia Today: 15/05/2019 12:57

    Keshtu ja u dha urdherin Karpushini

    Përgjigju
  • Ilo: 15/05/2019 12:27

    Pa provojeni mor qen rruges qe nuk ju votojme as grate tuaja te shihni po' nuk ju a futem hurin nga prapa.

    Përgjigju
    • Para Laci: 15/05/2019 20:17

      Po' tregoje ftyren tende njehere e di a shikojme se cfar trimi je e ta shikojme hurin, ju vetem Berisha ju din Juve dhe qe esht 76 vjec sot, po' na gjej nje burre te PS apo esht burre Balla, nje burre qe esht Majko nuk fol qe e di se ka te beje me kurvat

  • Hinglateri: 15/05/2019 12:27

    Ja dhe fytyrat bajga prit hajer nga keta batakconj

    Përgjigju
  • Berti: 15/05/2019 12:19

    Kjo foto flet me shume se cdo gje tjeter. 6 qen rrugesh qe lehin derisa dikush tu hedh ndonje kocke. Nese keta te gjithe bashke i bejne me shume se 3 mije vota atehere Rama te largohet hahahaha cfare parazitesh te peshtire.

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 15/05/2019 12:28

      Qente e ruges kane per ti pshurr

  • Goni: 15/05/2019 11:58

    Aman se na dh** fare, sot PD eshte e gjitha Gjermane, dje Amerikane, pardje Italiane, para 90 me BS. Po sikur tja dh****n dhe Gjermanet? Militantet do ti permendin Hitlerin

    Përgjigju
  • Dori: 15/05/2019 11:50

    Rama te beje negociata por ne asnje menyre me Bashen, Moniken dhe Berishen. "Mos i fol" ketyre, mos u trego frikacak...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë