‘Spaçi i dëshmuar’, skicohen vuajtjet e të burgosurve, ideatorja Peçi: Ishte emergjente të memorizonim kujtimet e të mbijetuarve

Mbi 50 veta në qeli, e qindra në pritje të një kafshate buke. Njeriu mblidhet strumbullar, e kur dhimbjet e ndëshkimeve mpihen, përpiqet të mbyllë sytë. Nuk është Aushvici që përshkruan, Primo Levi, por përballë këtyre imazheve, lind pyetja: “A është, vallë, njeri…?”  Mikut të Vaçe Zelës, tanimë duart i janë paralizuar. E ka të vështirë të luajë me kitarën dhuratë të këngëtares, që i ngushëllonte në ato skuta që i përgjanin ferrit.

“Na priste puna, na priste lodhja dhe duhet të rezistonim shpirtërisht dhe mendërisht”, tregon ish i burgosuri Gëzim Çela.

"Jeta e të burgosurve në kamp-burgun e Spaçit" shpaloset përmes më shumë se 50 grafikave. Janë ndërtuar mbi  rrëfimet e të gjallëve, që gazetarja Admirina Peçi ka intervistuar, e ekspozohen në kuadër të “Ditëve të kujtesës”.

“Duke parë se burgu i Spaçit po degradon vit pas viti dhe gjurmët  kanë filluar të zhbëhen, e pamë emergjente që të skiconim atë që kishte mbetur atje, dhe ta plotësonim me memorien e të mbijetuarve të Spaçit, të cilëve u kemi marrë shumë kujtime”, shprehet ideatorja dhe drejtuesja e projektit Admirina Peçi.

Artistja Ina Elezi i ka ‘gdhendur’ vizualisht këto dëshmi, që edhe para saj, shpalosën një realitet sa të panjohur aq edhe tronditës. Seritë e saj të skicave, mbartin në vetvete një qëllim kryesor.

“Qëllimi im është që edhe moshatarët e mi, brezi i ri të kenë të pasqyruar sa më mirë dhimbjen edhe trishtimin e pafund të asaj kohe”, thotë artistja.

Të tjera aspekte të jetës së përditshme të të burgosurve, do të shpalosen në vijim të projektit, i cili mbështetet nga Kujto.al dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë