Spaghetti me salcë limoni nga zonja Vjollca

Spaghetti me salcë limoni

Përbërësit:

400 gr spaghetti

2 limonë

50 gr gjalpë

1 thelpi hudhër

100 ml krem pana

parmixhano

kripë

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe shtojmë 1 lugë supe kripe dhe vendosim makaronat që të ziejmë. (Repsektojmë minutat të shkruara në etiketë.)Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin dhe vendosim një thelpi hudhër për të aromatizuar gjalpin. Lëkura e 2 limonave e nxjerrim dhe e presim në fije shumë hollë dhe më pas e copëtojmë dhe e shtojmë tek gjalpi I shkrirë e përziejmë mirë më lugë druri dhe e shtojmë panën e përziejmë dhe shtojmë 1 garuzhde me lëng makaronash e zjera në tigan dhe I përziejmë duke shtuar dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grirë. E servirim pjatën duke e pudrosur përsëri me parmixhano.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar