S'paguajnë taksat, bllokohen llogaritë e bizneseve në Lezhë, Ndreu: S'ka shanse të vijojnë më!

Bashkia Lezhë ka nisur bllokimin e llogarive bankare të bizneseve që nuk kanë paguar taksat vendore. Ky fakt është bërë i ditur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku, me shumica votash, u miratua buxheti vendor për vitin 2020. Sipas Ndreut, mbledhja e taksave është realizuar vetëm në masën 50% dhe ka biznese të mëdha që nuk shlyejnë detyrimet.

"Ne kemi filluar me bllokime llogarish. As edhe një biznes nuk ka shans që mos t’i përgjigjet bashkisë. Sado lidhje gjaku të ketë nuk ka shans që me bashkinë të luajë teatër dhe mos të paguajë. 50% e biznesit nuk paguam" tha ai.

1.6 miliard lekë është borxhi i akumuluar që bizneset i kanë bashkisë Lezhë, duke krijuar vështirësi financiare në këtë njësi vendore. Ndërkohë për vitin e ardhshëm, bashkia parashikon uljen në masën 30% të taksave vendore dhe 10 deri në 20% të tarifave të shërbimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin