Spahia akuzon Rakacollin: Shkeli masat antiCOVID! Qeveri me dy standarde, qytetareve kërbaçin, për vete kulaçin

Spahia akuzon Rakacollin: Shkeli masat antiCOVID! Qeveri me dy standarde, qytetareve kërbaçin, për vete kulaçin

Mira Rakacolli me rreth të kuq, foto e publikuar nga Bardh Spahia

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar kryetaren e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli se ka thyer rregullat anti-COVID, ndërsa kërkon shkarkimin e saj pasi shkeli masat që vetë predikon për t'u respektuar nga qytetarët. Spahia tha se Rakacolli ka marrë pjesë në një mbledhje partie ku duket qartë që ka grumbullim njerëzish , mbi 10 veta dhe pa distancë siç e kërkon ligji.

Spahia shkruan se qeveria vepron me dy standarde, ku vetë bën si të dojë dhe shkel ligjin, ndërsa qytetarët i gjobit dhe opozitën e godet .

"Para partisë nuk venë asgjë! Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Është e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin", shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet si pronar i ‘5D’ që mori tendera, ish drejtori i UKT Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulmi i frymëzuar nga PD- PL, do vërtetoj pafajësinë

Akuzohet si pronar i ‘5D’ që mori tendera, ish drejtori i UKT Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulmi i frymëzuar nga PD- PL, do vërtetoj pafajësinë