Spahia denoncon: Spitalet pa barnat specifike për COVID-in, s'kanë antiviralet

Spahia denoncon: Spitalet pa barnat specifike për COVID-in, s'kanë antiviralet

Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka denoncuar ditën e sotme mungesën e mediakmenteve bazike në spitalet COVID, ku trajtohen 150 të prekur. Ai thotë se ministria gënjeu kur tha se janë 124, pasi vetëm tek "Shefqet Ndroqi" janë të paktën 150 pacientë. Spahia e quan të paaftë ministren Manastirliu duke e akuzuar se po negocion tendera.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Bardh Spahia publikon denoncimin për mungesën e medikamenteve: Qeveria ka lënë spitalet covid pa barnat specifike!!!

Dmth jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me Covid, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona! Siç duket nga denoncimi mungon një bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungesë kur ka 150 të shtruar! Po kur të bëhen më shumë? Pse ministria gënjeu sot kur tha se janë 124 të shtruar në 2 spitalet Covid, kur siç shihet nga denoncimi vetëm tek "Shefqet Ndroqi' janë të paktën 150 të shtruar? A të vjen ndopak zor Ogerta që gënjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona janë të shtruar? Kaq e paaftë je për të parashikuar situatën apo po negocion tendera? #Turp!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I Semuri: 12/08/2020 15:13

    Po cfare doktori je ti mer bardh qe e le profesionin e doktorit qe shteti shpenzoi shume per ty per te ber doktor qe ti sherbeje popullit tend te semure per ti sheruar dhe shkove ndrove profesion ne deputet ? Dhe tani del neper ekrane dhe flet per mjeksine shqiptare qe nuk fuksion nuk sherbim nuk ka Aparatura Medikamente tan diten tue Shpif Je bo shpifes profesionist po nuk te besojme ne te smunet Ti sje as doktor dhe as deputet Vehten do ta gjesh ne Sketere se je larguar nga misioni me i bekuar i nje njeriu qe sheron jete njerezish Doktorlliku njeriu me i dashur i te semureve Turp per cka militon

    Përgjigju
  • Roza: 12/08/2020 14:32

    Po ti o “mjek” perse nuk je afruar per te kontribuar ne ndihme Te pacienteve mqs Po Te dhimbsen ata. Mos me rri larg e kritikon kur sjep asnje ninute nga Jeta jote per keta te semure. Po kenaqeni kur vdesin e shtohen numrat se kujtoni sebpopulli do ju votoje.

    Përgjigju
  • Tobi: 12/08/2020 10:17

    Ik o Bardho se sa here flet ti na vjen per te... Vjellë.Te kritikosh eshte e lehte, te propozosh alternativa duhet te jete puna juaj.Po ju vetem te shani e te vidhni dini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump