Spahia: Në urgjencën e Shkodrës s'ka ilaçe! O zonja Manastirliu kur s'del në ERTV ça bën?

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili denoncon se ka mungesë ilaçesh në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Mesazhi i ka mbërritur në rrjetin social Facebook nga një qytetar anonim.

"Në urgjencën e terrenit në spitalin të Shkodrës nuk ka asnjë mjet që mund të përdoret për të shpëtuar jetë njerëzish duke filluar nga aparatet për matjen e parametrave jetësor", shkruhet mes të tjerave në mesazh.

Bashkangjitur mesazhit, Spahia shkruan: Situata e Urgjencës së Tiranës nuk është rast i veçuar. Urgjenca e Shkodrës ka të njëjtën situatë me mungesë ilaçesh për ndihmën e shpejtë. Pyetje për znj. ministre Ogerta Manastirliu: o zonjë, çfarë bën pjesën tjetër të kohës kur nuk del në ERTV?

Postimi i ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    100 vjet parlamentarizëm, a jeni të kënaqur me nivelin e deputetëve aktual të Kuvendit?

Komento

Komente

  • Bardh Dordoleci: 11/12/2019 08:44

    Po hik mor dordolec ngele tu lef si qen bastard. Ti je më keq se baba jot qen bir qeni 400 brezash. Ju jeni familje paçavure o jashqitje kombit.

    Përgjigju