Referendumi për të votuar pro ose kundër investimit në Zvërnec është një ide që po qarkullon ditët e fundit, thotë Kreshnik Spahiu. Gjatë një bisede në “Repolitix” në Report Tv, juristi tha se kjo ide ‘bashkon’ në të njëjtën ditë votimin për zgjedhjen e qeverisë dhe për investimin, brenda verës.

“Një nga idetë që po qarkullon këto ditë është që diku nga fundi i korrikut ose mesi i gushtit të realizohen zgjedhjet parlamentare dhe referendumi në të njëjtën ditë ku populli të votojë për partinë që dëshiron në pushtet dhe nga ana tjetër, për të vendosur për projektin e Zvërnecit”, tha Spahiu.

Më tej, Spahiu shtoi se referendumi duhet të votohet nga populli, por të dyja palët duhet të jenë të përgatitura për rezultate.

“Meqë diskutohet që gjithë populli kërkon Paketa e Maleve, Zvërneci etj, bëhet një listë kërkesash, janë pro apo kundër projektit Ivanka Trump në Zvërnec. Të dyja palët duhet të jenë të përgatitura për rezultate”, tha juristi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

1781033780_kreshnikspahiu.jpg

Kreshnik Spahiu mendon se protesta kundër investimit në Zvërnec po përdoret nga mediat e huaja duke u përkthyer si protestë kundër Donald Trump. Sipas argumentit të juristit të cilin e parashtron në “Repolitix” në Report Tv, këto janë pasojat që Europa po ushtron mbi Shqipërinë pas anëtarësimit të saj në Bordin e Paqes që themeloi Donald Trump.

Kreshnik Spahiu: Në gjithë BE kjo protestë përkthehet në protestë anti-Trump. Asnjë nuk po thotë që po votohet për demokraci ose sistem politik. Të gjithë thonë Shqipëria kundër Trump. Edi Rama s’ka të drejtë të reagojë kështu sepse duhet t’i kishte marrë parasysh reagimet ditën kur firmosi Bordin e Paqes me Trump kur Europa e kundërshtoi. E kam thënë që nga dita e parë, do të ketë pasoja. E kam thënë që BE do të hakmerret ndaj Edi Ramës.

-Është ky rast?

Kreshnik Spahiu: Si s’qenka ky rast? E dëgjove deklaratën e Komisionit Europian? Kusht për Shqipërinë janë zogjtë. Fajin nuk na e ka BE. Unë e kam me shtetin tim. Edi Rama, në momentin që i ka bërë ofertën familjes Trump, duhet të kishte marrë parasysh pasojat me të gjithë kundërshtarët e Trump. Një nga kundërshtarët më të fortë është BE që Trump është deklaruar për shpërbërjen.