Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria i ka udhëheqësit politikë më të çmendur, më banal, më të pa edukuar se Kosova?

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria i ka udhëheqësit politikë më të çmendur, më banal, më të pa edukuar se Kosova?

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka krahasuar liderët politikë të Shqipërisë dhe Kosovës duke bërë edhe ironi me 'çmendjet' e politikanëve shqiptarë.

Spahiu shkruan se edhe pse liderët politikë në Kosovë kanë më pak shkollim dhe më pak specializime jashtë shtetit krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë si Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi apo Meta, nuk sillen si të sëmurë psikik as kur humbasin zgjedhjet dhe as kur arrestohen. Ndërsa politikanët shqiptarë, Spahiu i konsideron si "ordinerë dhe të pa edukuar" dhe me çrregullime të mëdha mendore.

"Ndonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Albin Kurti kanë më pak shkollim, më pak specializime jashtë, më pak eksperiencë, më pak traditë, më pak tituj shkencor, krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë, si Berisha, Rama, Basha, Monika apo Meta, ndonëse ata të Kosovës vinë nga lufta dhe burgjet, ndonëse ata vijnë nga dhuna dhe plumbat, krahasuar me këta 5 udhëheqësit tanë të rritur dhe shkolluar mes luksit, apo mes universiteteve të Europës, ata në Kosovë nuk janë sjellë si të çmendur apo si të sëmurë psiqik as kur kan humbur zgjedhjet, madje as kur u janë vendosur prangat.

Ata kanë pritur me qetësi humbjen, ata kanë pritur si burra edhe burgun.

Pse këta të shkolluarit e Shqipërisë janë më rrugaçë se ata të Kosovës?

Si gjykoni ju, këta psikopatët e Shqipërisë:

– janë të çmendur,

– janë ordinerë,

– janë të inkriminuar,

– janë të friksuar

apo ….

– thjesht aktrojnë?, " shkruan Spahiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2021 04:26

    Ta them une pse:MONEY,MONEY,MONEY!!! Politikanet tane pas 1944-sot,e kane filluar nga 0,nga hici.Pushtet=privilegje=pozite=para.Duke qene se e filluan nga 0,kane qene gjithmone lakmitare e te pangopur,sidomos pas 90,'se me perpara,kenaqeshin me ndonje post te mire,ne ndonje zone,o qytet te mire e me ndonje cikerime qe merrnin rruges,te themi,sepse kaq i mundesonte e i lejonte diktatura.Pas 90' s'kishte me as din,as imam,as ligj,as Maliq,vidh,perfito,shkaterro,rrembe,ndrysho,tjeterso,gjithcka ne emer te Lekut,Dollarit,Euros dhe pushtetit.Kur vjen nga hici,papritur te hapen syte,goja dhe oreksi per pasuri s'ka te ngopur dhe per keto vret baben e shet evlane.Politikanet kosovare,vertet perndiqeshin,por nuk ishin xhepgrisur dhe mund te leviznin ne bote,taneve as ne revista nuk mund t'a shihnin boten e lire,sa per pasuri as qe behej fjale ne kohen e diktatures.Keto jane arsyet pse politikanet kosovare ndryshojne nga ata shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive