Spaho takime përmbyllëse në Korçë: Në 8 vite Rama rrënoi fshatin dhe nuk dha subvencione! Qeveria e Bashës do t’u japë fermerëve para në dorë në bazë të prodhimit

Spaho takime përmbyllëse në Korçë: Në 8 vite Rama rrënoi fshatin dhe nuk dha subvencione! Qeveria e Bashës do t’u japë fermerëve para në dorë në bazë të prodhimit

Edmond Spaho në Korçë

Koordinatori i PD-së për Korçën Edmond Spaho, po zhvillon takimet përmbyllëse në fshatrat e Korçës në kuadër të fushatës elektorale.

Në Petrushë, Çerravë dhe Nizhavec, ai falënderoi fermerët dhe të gjithë banorët për mbështetjen që po japin PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Spaho tha se këto zgjedhje, janë vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar.

Ai theksoi se në kutinë e votimit, secili duhet të kujtojë krizën e madhe e të gjithanshme që përjetoi këto tetë vite dhe detyroi qindra mijëra të ikin në azil nëpër botë.

"Kujtoni mungesën e të ardhurave, varfërinë,  kujtoni mjerimin. Kujtoni dyfishimin e çmimeve, ku  në këto vite u rritën tarifat e ujit, dritat,  u rrit nafta me 320 lekë per liter. Për vite të tëra u kalben mollët u kalben qepët, patatet. Pse nuk shiten. Sepse nuk rriten çmimet e referencës dhe favorizohen prodhimet e Importit. Kujtoni mungesën e subvencioneve dhe rritjen e çmimeve te imputeve bujqesore. Shihni ku jemi sot, na kanë mbyllur dyert 8 vite dhe rrezikojmë të na rikthehen vizat, u shpreh ai.

Do ulim taksat që të rrisim punësimin,të rrisim të ardhurat në xhepat e shqiptarëve  dhe të thithim investime te huaja nëpërmjet taksës se sheshte 9%. Do ulim çmimin e karburantit dhe të energjisë, do rrisim ndjeshëm subvencionet në bujqësi për fermerët dhe prodhuesit me 100 milion euro në vit dhe 50 milion euro do ti investojmë në infrastrukturën bujqësore që ti bëjmë produktet shqiptare konkurruese. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagat dhe pensionet me 25 përqind, do paguajmë tarifën e universiteteve për të rinjtë e familjeve me të ardhura të ulëta.’- tha Spaho.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 20/04/2021 16:38

    Deshiren e keni te madhe, por menyren e keni te gabuar. Me keto para ne dore qe thua Ka shume hapesire per abuzime. Pa llogaritur qe malli qe do blihet nga shteti me shume gjasa eshte i destinuar te kalbet neper magazina sepse me para duhet siguruar tregu ku do shiten. Dhe nese sigurohet tregu per shitje, atehere fshatari nuk ka nevoje per keto para ne dore qe do rrisnin ne menyre katastrofike abuzimet. Megjithese kot ju them keto gjera juve. Ju i dini shume mire keto gjera, por doni te krijoni sa me shume hapesira per abuzime. E keni ne ADN, anarkine ju ne PD..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'