SPAK dhe Çela kundër planit të policisë për përgjimet dhe krijimit të Komitetit Anti-Krim: Jemi të pavarur, s'japim llogari para ministrit

TIRANE-ReportTv zbardh ekskluzivisht qëndrimet e prokurorisë së posaçme anti-korrupsion (SPAK) dhe prokurorisë së përgjithshme kundër propozimit për ndryshimet ligjore për përgjimet pa lejen e gjykatës dhe ngritjen e komitetit anti-krim të drejtuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me qëllim parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar.

SPAK jep dakordësinë për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria vetëm për ligjin antimafia, ndërsa e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit anti-krim në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.

Sipas projektligjit, komiteti anti-krim kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK-ut, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave. Por kreu i SPAK dhe prokurori i përgjithshëm deklarojnë se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit.

Sipas këtij dokumenti thuhet "Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi". Më tej sipas argumenteve të depozituara në parlament shpjegohet se "Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutive".

Këto raporte thuhet në këtë draft janë të rregulluara me ligj dhe përcaktohet qartë se qeveria i përcjell atyre politikat nëpërmjet ministrisë së drejtësisë. Pika më e nxehtë edhe e debatit publik e politik këto ditë ajo e përgjimeve sipas dokumentit ekskluziv siguruar nga ReportTv tashmë depozituar në parlament, kundërshtohet dhe ky ndryshim.

SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se cfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuara nga policia e shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.

Në rast të përgjimeve parandaluese SPAK thotë se tashmë ka një bazë ligjore dhe është kreu i gjykatës së apelit të posaçëm që miraton këto kërkesa dhe nuk ka arsye të ketë ndryshim ligjor. Më tej në dokument theksohet se propozimi për procedimin policor me veprime gjurmuese hetimore bie ndesh me legjislacionin pasi të drejtën e hetimit e ka vetëm prokuroria dhe jo policia. Edhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është shprehur kundër projektligjit për përgjimet. 

Qëndrimi i prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela
5. Neni 4 i projektligjit, i cili ndryshon në tërësi nenin 131 “Masat e veçanta” të ligjit nr.108/2014 në fuqi, konstatojmë se riformulimi i nenit 131 të ndryshuar është i paqartë, dhe në relacionin shoqërues të projektligjit, -nuk ka një shpjegim për arsyet e ndryshimeve të nenit 131 në fuqi, -nuk ka një arsyetim/justifikim për uljen e nivelit të garancive mbi respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve, -nuk është parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave, dhe -nuk ka ndonjë referencë ligjore të ndonjë modeli  apo standarteve europiane në fushën e zbatimit të këtyre masave të veçanta nga policia.

-Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë:

5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit “procedim policor” të propozuar për t’u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin “veprimtari informative-gjurmuese” e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr.108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor “...kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta...”, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni.

i) Për më tepër, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se, -cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”?! -cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese” që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?!, mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme pët t’u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë “masat e veçanta” në kompetencë të policisë së shtetit që parashikon ky nen i projektligjit.

-Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.

ii) Në vijim të komenteve dhe sugjerimeve për mosmiratimin e nenit 1 të projektligjit që shton pikën 29/1 me kuptim të mbivendosur të termit[1] “procedim policor” ku është përfshirë dhe “veprimtaria hetimore në kuadrin e hetimit penal”, çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së “procedimit policor” për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale në dispozitat e referuara në pikën 2 mësipër, me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë[2]  e akteve të përftuara prej tyre.

-Për arsyet më sipër, krahas sugjerimit më sipër për vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131, sugjerojmë që të hiqet togfjalëshi “ose të një procedimi policor”- nëse ky termë i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër -, si dhe pas fjalës “...autorëve...” të shtohet fjala “...të dyshuar...”.

5.2 Në pikën 1 të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, konstatojmë se krahas parashikimeve në dy paragrafin “a” të nenit 131 të riformuluar, siç është: “a) Përgjimin ambjental të bisedave të personave në ambjente publike, si dhe në mjete të transportit publik”, përfshihet dhe paragrafi “b” i riformuluar/plotësuar që parashikon, “b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes”, të cilat në përmbajtje janë huazuar nga neni 221 pika 2 e K.Pr.Penale, i cili kufizon përdorimin e tyre për vepra të kryera me dashje që parashikojnë dënim me burgim jo më pak në maksimum se tre vjet, është shtuar dhe shkronja “ç) Mbikëqyrja e fshehtë e personave të dyshuar për kryerjen e veprave kriminale”, forme e paqartë mbikëqyrje ndaj një personi të dyshuar, që vlerësojmë se në vartësi të nivelit të dyshimit mund të kryhet në përputhje me parashikimet e neneve 221 pika 2 dhe 222 pika 8 e K.Pr.Penale në kuadrin e procedimit penal për vlefshmërinë si provë që kanë rezultatet e përftuara nga kryerja e tyre.

 5.3 Pika 2 e nenit 131 që ka ndryshuar/riformuluar nenin 131 “Masat e veçanta” në fuqi, që autorizon titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie, qëndrore e vendore për të vendosur përdorimin e masave të veçanta të parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “ç”, pa u normuar mbikëqyrja nga një institucion/subjekt kushtetues i pavarur, për të garantuar parimin e ligjshmërisë dhe respektimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut në këtë proces, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të parashikuara në nenin 5, “Parimet e veprimtarisë” të ligjit 108/2014 në fuqi.

-Për këto arsye, pikat 2 e nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, vlerësojmë të rivlerësohet dhe riformulohet duke parashikuar një mekanizëm kontrollues mbi veprimtarinë e policisë në zbatimin e këtyre masave të veçanta, me sugjerimin për të parashikuar se autorizimi për përdorimin e masave të veçanta të miratohet nga prokurori mbi kërkesën e titullarit të strukturës policore përkatëse, nisur dhe nga fakti se ndryshimet në ligji nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” kanë rritur nivelin e kontrollit të veprimtarisë në zbatimin e tij tek drejtuesi i Gjykatës së Posaçme të Apelit.

5.4 Në pikën 3 të 131 të ndryshuar të nenit 4 të projektligjit mendojmë dhe sugjerojmë të bëhen ndryshimet si më poshtë:

-Në pikën 3 të nenit 131, afati i përdorimit të masave të veçanta sugjerojmë se duhet të parashikohet vetëm për shkronjat “a”,”b” dhe “ç” të pikës 1 të këtij neni, duke hequr afatet për përdorimin e masës së veçantë që parashikon shkronja “c” të cilët janë të përcaktuara në nenin 14 “Kohëzgjatja e vendimit të përgjimit“ të ligjit nr.9157/2003 “Për përgjimet parandaluese” i ndryshuar me ligjin 69/2017.

-Në pikën 3, gjithashtu, për arsyet e parashikuara në pikën 2 dhe nënparagrafin “ii)” të pikës “5.1” më sipër sugjerojmë të hiqet togfjalëshi “ose gjatë procedimit policor”, nëse ky term i pikës 29/1 të shtuar me nenin 1 të projektligjit nuk riformulohet sipas sugjerimit në pikën 2 më sipër.

Qendrimet e Spak 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sami: 27/05/2020 19:36

    Nje bravo per prokurorin e pergjithshem per objeksionet e sakta qe kane bere. Porse problemi eshte ku i con mushka dhe gomari keta te procedimit policor? Dhe nese ne objeksione thuhet se jemi para antikushtetueshmerise potenciale nese ligji miratohet, atehere keto persona qe me vullnet te plote dhe me dashje kane bere kete tentative antikushtetuese, si mendon Prokuroria se duhet te veprohet me to? Ti ndjeke penalisht, ashtu si duhet apo ti lere ne heshtje, sikunder po ndodh.

    Përgjigju
  • besa: 27/05/2020 17:31

    Me mire shikoni prokuroret qe e nxine vendin me kriminele te liruar per te mbushur xhepat. Dhe beni punuen qe ju takon nese jeni te pavarur. Se deri tani asnje shprese nuk duket nga ju

    Përgjigju
  • papi: 27/05/2020 17:10

    Akoma duan ta mbajn prokurorin nen thundren e vete. Jeni shejtan budallenj po kesaj rradhe s'piu uje djallezia juaj.

    Përgjigju
  • Zani: 27/05/2020 16:10

    Lleshi, ministri i brendshëm me i paaftë qe kemi pas nga kur hypi ripjellja ne pushtet.Ku je o Saje ku je.

    Përgjigju
  • Jack: 27/05/2020 15:48

    Lleshaj eshte vet Ushtar I rilindjes urdhero siurdheron nuk mund te kete vartes Kryeprokurorin Cela nje student ekselent dhe nje prokuror karriere per aftesit profesionale i mban maj k....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë