SPAK duhet të hetojë historinë që tentoi të destabilizojë Shqipërinë

Ilir Meta dhe Ilir Kulla

Gjykata e Romës ka vendosur të marrë të pandehur ish-senatorin Sergio De Gregorio dhe 8 bashkëpunëtorë të tij, të përfshirë në një aferë të pastrimit të parave dhe financimit të një “grushti shteti” në Shqipëri në pranverën e vitit 2017, duke prodhuar përmes një operacioni mediatiko- politik, një histori që synonte të krijonte trazira politike në Shqipëri.

Eshtë fjala për pranverën e vitit 2017, ditën kur Partia Demokratike vendosi të hyjë në çadër në Bulevard, ndërsa këshilltari politik i Ilir Metës, Ilir Kulla, sipas dosjes së tribunalit të Romës, ka udhëtuar më 26 shkurt në Itali për të takuar ish-senatorin Sergio De Gregorio, i cili i ka dhuruar 30 mijë euro për operacionin mediatik në Shqipëri. Vetë senatori ka mbështetur përmes deklaratave të rreme një skandal që nuk ka ekzistuar kurrë.

Për të gjithë ata që e kanë harruar, bëhet fjalë për sajesën, që në Shqipëri kanë hyrë 1500 kamiona me lëndë toksike nga Italia, të cilat, sipas Berishës po varroseshin në minierat e Pukës. Pastaj një sërë palaçosh të përfshirë në këtë operacion, si “aktivistë” me qira për çdo protestë, si Sazan Guri, Besian Pesha etj, dilnin në çadër dhe mbanin fjalime në krah të Lulzim Bashës, se si  Edi Rama kishte bërë një ligj për plehrat pikërisht për të futur këta 1500 kamionat me lëndë toksike.

Gazetari Carlo Bollino ishte i vetmi që i hyri seriozisht me fakte dhe e çmontoi këtë lajm të rremë, por siç ndodh në Shqipëri, ai u relativizua nga politika, që e kishte projekt prodhimin e një skenari për destabilizim politik.

Tani e vërteta po zbardhet nga Gjykata e Romës. Lajmi i rremë për 1500 kamiona me mbetje të rrezikshme që gjoja u futën në Shqipëri, është një shembull perfekt për manuale gazetarie në literaturën ndërkombëtare të “Fake News”, ku politikanë nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Gruevski në Maqedoni, mbështesnin me deklarata politike fakte të sajuara për destabilizim politik.

E gjitha kjo, mbështetej me cinizëm tek suksesi dhe ndjeshmëria që patën protestat kundër armëve kimike që SHBA donte t’i sillte në Shqipëri më 2013. Duke parë atë ndjeshmëri, skenari i destablizimit u bazua pikërisht në një subjekt të tillë.

Në atë kohë, përveç “syrit” të familjes Berisha, mediet e tjera në Shqipëri u përmbajtën në shpërndarjen e këtij lajmi të rremë. Por Prokuroria e Durrësit, nën ndikimin e Adriatik Llallës dhe Berishës,  hapi dhe hetime për lajmin e rremë, për t’i dhënë besueshmëri dhe seriozitet gjithë operacionit.

Syri.Net – Dokumentet/ Në Durrës u futën 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria. Ku janë tani?

Syri.Net – Ku shkuan 1300 kontenierë me lëndë kimike? Të tjera zhvillime nga çështja që po trondit qeverinë

Syri.Net – Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme? Kryeministër, vetëm na trego `defterët` e portit

Bold News – 1300 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Edi Ramës

Shekulli – Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë/ Rama ndryshoi strategjinë e tij (FOTO)

Tani është e qartë dhe e thjeshtë. SPAK duhet të hapë urgjent dosjen e këtij lajmi të rremë, të thërrasë një nga një politikanët e përfshirë në këtë histori, dhe natyrisht, duke përdorur dhe përgjimet e policisë italiane, që nxjerrin të zbuluar gjithë skenarin.

Për fat, këshilltari i presidentit Ilir Meta rezulton në dosjen e Gjykatës së Romës me plot hollësira rreth këtij operacioni. Minimalisht ai duhet të merret i pandehur në cilësinë e personit që ka pasur dijeni.

Presidenti i Republikës, i cili ndërkohë që fuste PD në çadër, vetë merrte mandatin si president dhe përgatiste skenarë destabilizimi, duhet po ashtu të hetohet nga Komisioni Parlamentar për shkarkimin e tij, edhe për këtë rast.

Gazeta TemA disponon dosjen e Gjykatës së Romës me 66 faqe për këtë çështje, e cila provon se kjo histori nuk është çështje gazetash apo portalesh anonimë, siç ishte historia e 1500 kamionave, por është çështje penale e regjistruar për t’u gjykuar në Itali.

Dhe ne nuk kemi luksin, që Roma të hetojë një skandal për destabilizim në Shqipëri, dhe ne të dëgjojmë njerëzit e kapur me presh në duar të kapardisen si gjeli majë plehut./ Marrë nga Tema

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/06/2020 00:58

    Ky Ilir Kulla me kujtohet nje episod kur beja sherbimin ushtarak ke parku I Ministrise se Mbrojtjes ne Laprake. Vjen ky qoftja dhe donte te futej serbes se kishte babin shef i repartit Fevzi Kulla. E lashe te priste jashte dhe donte te mu hakmerrte. Une lind e rrit ne Tiron. Ilir e man mend kur te erdha civil ke kafja ke Myslym Shyri dhe kerkove fjale ne prezencen e nje te treti.

    Përgjigju
  • A ka shish te dhena?ka: 07/06/2020 20:33

    Ilir kulla eshte vene ne sherbim te zbulimit italian. Shish duhet te kete te dhena per ate si dhe president ilirin.pra dy ilire ne nje dere,kulla pjerdh, meta mban ere. Ne kete shprehje te adaptuar kuptohet KUSH eshte primari.

    Përgjigju
  • Ju vjen rradha te gjithve ..: 06/06/2020 17:51

    Do kenaqen Qytetaret ,,sapo te fillojne Proceset e Drejtesise. Do TI shikoni nje e nga nje ne Rec te Shkodres do perfundojne.

    Përgjigju
    • MMU: 06/06/2020 20:05

      Jo në burg. Edhe ti ushqejm me lekt e shqiptarve ne burg. Të dënohen po me të gjithë konsekuensat e një të dënuari ( ska pune në Administatën e shtetit etj. tej. ) Dhe le të ushqehen me lekt e vjedhura nga shqiptaret, dhe të kenë një jetë të gjatë që të jetojn me turpin që ua ban shqiptarve kto 30 vitet e fundit.

  • 007: 06/06/2020 16:39

    Po SHISH pse hesht ? A ka dosje per Ilir Kullen?A ka te dhena per bashkepunim te Tij me grupe radikale dhe ekstremiste dhe terroriste?Pse te dhenat qe ka ....nuk ve ne dijeni Ambadaden USA?A eshte takuar me kreret e grupeve ekstremiste ne Arabine Saudite?Sa financime ka mare prej tyre?..... SHISH prej vitit 2004 ka informacione te rendesishme per Ilir Kullen dhe per Klwrike te Komunitetit Mysliman...pse i mban ne sirtar... ai eshte rrezik Kombetar... si mundet te jete Keshilltar i Presidentit?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane të fshehura në çantën e gruas, pranga dy personave në Morinë