SPAK i kthen përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

SPAK i kthen përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas padive që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në lidhje me shembjen e godinës.

Qëndrimi zyrtar i SPAK është publikuar nga vetë Aleanca, e cila thotë se kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Përgjigjja zyrtare që i është kthyer Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mban firmën e kreut të SPAK, Arben Kraja. 

"SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Përmes kësaj letre, e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme", thuhet në reagimin e Aleancës.

Përgjigjja e SPAK për Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë