SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër i kabinetit 'Rama 3' nuk është nën hetim

Pas kërkesës zyrtare të presidencës në lidhje me informimin mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej 16 emrave që do të jenë ministrat e rinj të qeverisë 'Rama 3', SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta.

Sipas Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, lidhur me verifikimin e 16 emrave, asnjë prej tyre nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Një ditë më parë edhe Prokuroria e Përgjithshme iu përgjigj kërkesës së njëjtë të presidentit Meta, ku nënvizonte se asnjë nga 16 emrat nuk rezulton se është nën hetim.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, përbërja e qeverisë së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje edhe nga SPAK-u. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3';

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës   Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë