SPAK i shtohet një prokurore, KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin

SPAK i shtohet një prokurore, KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin

Prokurorja Manjola Kajana

SPAK i shtohet një prokurore, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numrin e prokurorëve.

Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë.

"Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit", thuhet në njoftim.

KPA sqaron se subjekti i rivlerësimit, Manjola Kajana deklaroi se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit dhe rrjedhimisht kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPA.

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lemi: 14/07/2020 09:20

    filluat me e dredh edhe ju?! medet si jeni katandis...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale