GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames 

GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames 

Lulzim Berisha

Tirane- Gjykata e Posaçme rrëzoi sot (16 shkurt 2024) kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishin, të cilët tre vite më parë u akuzuan për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame.

Ka qenë gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi, që i ka kërkuar  prokurorisë të hetoje dhe 4 muaj të tjerë, në lidhje me këtë dosje duke refuzuar kështu kërkesën për pushim të  hetimeve.

SPAK ngriti akuzat pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili tregoi se bombën që u vendos në ashensorin ku humbi jetën Lame dhe miku i tij, Artan Arsi e montoi me anëtarët e grupit që janë marrë në hetim.

Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

Luftar Reçi, njeriu që me dëshminë e tij i ka dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i hapi probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.  Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.

Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh