Kallëzimi/ SPAK dërgon në Vlorë dosjen e Luan Lekës dhe Shaban Memisë për aferën e Gjirit të Kakomesë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre

SPAK ka vendosur të dërgojë për kompetencë në Prokurorinë e Vlorës dosjen për aferën e Gjirit të Kakomesë nga biznesmeni Luan Leka, me ndihmën e Shaban Meminë, ish-drejtorin e Sali Berishës në krye ALUIZNI-t. Pas 25 vitesh luftë para dyerve institucioneve publike, përfshirë edhe Prokurorinë e Sarandës, në korrik të 2021 Stefan Llambri, një nga përfaqësuesit e mbi 1 mijë banorëve të fshatit Nivicë të Himarës, kallëzoi në SPAK Shaban Meminë, ish-drejtorin e ALUIZNI-t, biznesmenët Luan Leka dhe Dritan Çelaj, si dhe drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Andri Dhima, me akuzën e tjetërsimit të paligjshëm dhe zaptimit të Gjirit të Kakomesë.

Në kallëzimin e referuar në SPAK, banorët e Nivicës, ish Komuna Lukovë, trashëgimtarë të pronës brez pas brezi, akuzojë Luan Lekën, Shaban Meminë, Dritan Çelajn dhe Andri Dhimën, për korrupsion, falsifikim dokumentesh, vjedhje me anë të mashtrimit të pronës private dhe publike, shpërdorim detyre etj. Kallëzimi është regjistruar në SPAK në 21 korrik 2021. Pesë ditë më vonë, kreu i SPAK, Arben Kraja, ka dërguar dosjen për kompetencë edhe një herë në Prokurorinë e Vlorës, me argumentin se faktet e përmendura nga kallëzuesit nuk përmbajnë elemente të veprës penale të korrupsionit që ushtrojnë funksione publike, por mund të përmbajnë elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pra, çështja nuk është kompetencë e SPAK. Me këtë lëvizje, dosja shkon në Prokurorinë e Vlorës, e cila bashkë me Prokurorinë e Sarandës, në fakt ka vite që rrëzon çdo përpjekje të banorëve për drejtësi. Në tetor të vitit të kaluar, mbi 1 mijë banorë nisën edhe një herë nga fillimi betejën për të rimarrë pronën e tyre që Shaban Memia kishte kaluar në emër të biznesmenit Luan Leka, gjoja për ndërtimin e një fshati turistik, i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër. Ata kallëzuan edhe një herë penalisht në Prokurorinë e Sarandës, Shaban Meminë dhe Luan Lekën me të njëjtat akuza. Banorët kallëzuan edhe tre prokurorë të Sarandës, të cilët sipas tyre, kishin bllokuar dosjen. Edhe kallëzimi i tetorit 2020 kishte fatin e kallëzimeve të mëparshme.

Po cila është historia e konfliktit për Gjirin e Kakomesë, një gjiret më të bukura të bregdetit shqiptar, e rrethuar prej vitesh nga Luan Leka? Banorët e Lukovës kanë trashëguar brez pas brezi 464 ha tokë bujqësore, të shtetëzuara nga regjimi komunist dhe të rikthyera 30 vite më parë, si dhe ndarë sipas ligjit 7501. Ata e kanë fituar pronësinë pas një kalvari nga Gjykata e Sarandës deri në Gjykatën e Lartë. 30 hektarë nga kjo tokë ndodhet në buzë detit në Gjirin e Kakomesë.

Po çfarë ndodh? Në vitin 2012, Shaban Memia i kalon Gjirin e Kakomesë kompanisë ‘Riviera Kakome’ të Luan Lekës, e cila ka arritur të hipotekojë 110 ha tokë, sipas banorëve në mënyrë korruptive. Në pronën e kaluar në duart e Luan Lekës, sipas kallëzimit, ndodhen edhe 30 hektarë pronë private e banorëve. Dhe nga ky moment ka nisur një tjetër betejë, e cila nuk dihet se kur mund të mbarojë.

Vendimi i Arben Krajës për dërgimin e dosjes së Gjirit të Kakomesë në Vlorë

 

Kallëzimi kundër Luan Lekës, Shaban Memisë, Dritan Çelajt dhe Andri Dhimës për zaptimin e Gjirit të Kakomesë

M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e Sali Berishës për të kandiduar për kryetar të PD-së?

Komento

Komente

  • Zhaba memia: 09/08/2021 22:56

    Ky zhaba memia shperndante armet te shkolla e bashkuar ne '97 anetareve te pd. Mbase do e kapi ligji edhe per kete krim halen e qelbur

    Përgjigju
  • labi: 09/08/2021 20:19

    Ata jane plehra e horra e gangsterre nderkombetare. Te kapen e te varen ne litar apo te digjen te gjalle ne mes te sheshit ne Tirane.

    Përgjigju
  • Kopli: 09/08/2021 19:45

    Nqs nuk denohen shaban memia, do jete turpi drejtesise. Ai ka shperdoruar detyren sikur e kishte pronen e babait. Kete e di dhe ti qe po e lexon..he thuaj..ja e sheh qe e di dhe ti. Po fol pra. Ngrihe zerin. Se po jetojne keten perralllore mbi kurizin tone. Dhe ne mezi ja dalim ne fund te muajit. Fol o njeri

    Përgjigju
    • adi: 09/08/2021 21:31

      se ne mos ky Lamja (shaban memia i de rames) mos eshte me i mire nga shabani? hahahahhahahahahahah ska shanc o shok

  • Flori: 09/08/2021 19:42

    MALOKERIA e shkatarroi ate vend.....MBYTINI halete pa meshire....

    Përgjigju
  • Sifi: 09/08/2021 18:20

    Ka efektin e pritur reforma ne drejtesi ?

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/08/2021 17:45

    Te na rroje drejtesia e re me ne krye SPAKUN e famshem

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

VIDEO/ Disa nga xhevahirët që 'pushtuan' foltoren e Berishës dhe 'do reformojnë' Partinë Demokratike