SPAK mbyll hetimet për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit pritet dosjen ta çojë në gjykatë! Indicie dhe për emra të tjerë

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit pritet dosjen ta çojë në gjykatë! Indicie dhe për emra të tjerë

Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.

Pritet që SPAK, pas marrjes së qëndrimit të palëve nën akuzë, ti drejtohet gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Burime pranë SPAK, konfirmojnë se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.

Kujtojmë se më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve izraleite në Gaza, lëvizja e re për të ndaluar pushtimin në Rafah