SPAK me 11 prokurorë/ Konfirmohet Doloreza Musabelliu! Komisioneri Publik: Nuk ka shkelje

TIRANE- Doloreza Musabelliu e cila u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale nga kjo e martë është prokurore e SPAK.

Komisioneri Publik me anë të njoftimit bënë me dije se ‘’pas shqyrtimit të vendimit nr. 217, datë 5.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Doloreza Musabelliu, Institucioni I Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.

Më herët ajo ka qenë prokurore e krimeve të rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në tiranë. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.

Në pritje të vettingut për tu bërë pjesë e SPAK janë dhe 3 prokurorë të tjerë mes tyre edhe drejtuesja e Prokurororisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale