SPAK, në kërkim të një ndërlidhësi për hetimet me ndërkombëtarët

SPAK, në kërkim të një ndërlidhësi për hetimet me ndërkombëtarët

SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur përmes një njoftimi në faqen zyrtare konkurrimin për pozicionin Specialist Ndërlidhës në sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta.

Në njoftimin e SPAK thuhet se janë shpallur procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil.  Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai do të jetë të vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Data 26 prill është afati për dorëzimin e dokumenteve për lëvizje paralele, ndërkohë që 30 prill është afati për dorëzimin e dokumenteve për pranim në shërbimin civil.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

• Bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare;

• Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit të brendshëm si dhe rrespektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;

• Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështje penale;

• Merr masa për ekzekutimin brenda afateve ligjore të kërkesave në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në çeshtjet penale, përfshirë këtu ekstradimet, transferimet e të dënuarve, letërporositë ndërkombëtare, transferimet e proçedimeve duke u udhëhequr nga Prokurori i Sektorit etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen