SPAK-u nisi hetimin pas akuzave se pi kokainë, socialistët distancohen nga Lefter Alla: Përgjegjësi personale! (VIDEO)

TIRANE- Partia Socialiste distancohet nga rasti i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla nëse videoja e publikuar në media është rezulton se është e vërtetë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh për gazetaren e Report Klesiana Omeri. se përgjegjësia është personale.

"Përgjegjësia është personale. PS është e qartë që ditën që votoi dekriminalizimin" deklaroi ai. I të njëjtin qëndrim ishte edhe socialisti tjetër Adnor Shameti. "Nuk kam koment për momentin. Nuk e kam parë videon, përgjegjësia juridike është personale".

Për socialistët e tjerë, akuzat që rëndojnë për një kryebashkiak të dalë nga partia e tyre duket se kanë pak rëndësi në një ditë të ngjeshur me komisione.  “Komisioni i Ekonomisë dhe Financës ka disa akte normative shumë të rëndësishme sot, për ato flasim”, shprehet Blerina Gjylameti. “Nëse vërtetohet që ka dhënë urdhër Lulzim Basha për vrasjet e 21 Janarit, cfarë ndodh? Këto janë pyetje”, thotë Ervin Bushati.

Edhe ish-deputeti Pjerin Ndreu, aktualisht në krye të bashkisë së Lezhës tha sot për Report Tv se nuk e di nëse është Lefter Alla ai që shfaqet në video, por shtoi se nëse është e vërtetë sjella nuk është aspak dinjitoze dhe kostoja është personale dhe jo e PS-së. Referuar akuzave të PD-së, ish-deputeti socialist tha se është gati që të bëjë testin e drogës, por shtoi se te partia Demokratike ka më keq se Lefter Alla.

Ndërkohë që në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh mbrëmë se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij.

Kryebashkiaku reagoi dje duke e cilësuar videon si montazh dhe shantazh të klientëve, sipas tij të PD "që i largova pasi grabitën Bulqizën" (lexo këtu).  Por pavarësisht se e cilësoi si video-montazh, kryebashkiaku i Bulqizës, nuk sqaroi nëse është ai apo jo në videon që thotë se është shantazh nga PD dhe e montuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet