Spanja goditet nga përmbytje të shumta! Bllokohen hekurudhat, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Spanja goditet nga përmbytje të shumta! Bllokohen hekurudhat, mijëra shtëpi pa energji elektrike

Një stuhi e forte ka goditur pjesë të ndryshme në Spanjë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa qytete, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar mbylljen e disa rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

Qytetet bregdetare në rajonin verilindor të Katalonjës si dhe pjesë të Spanjës qendrore pranë Madridit, kanë përjetuar goditjen më të madhe.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi se ai solidarizohet me zonat e prekura ndërsa u bën thirrje njerëzve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të ndjekin këshillat e shërbimeve të urgjencës.

Disa rrugë në Alcanar u shndërruan shpejt në përrenj, me përmbytje të mëdha që merrte para makina, mobilje dhe pemë drejt vijës bregdetare.  Asnjë viktimë nuk është raportuar.

Shirat dhe përmbytjet e forta u raportuan në rajonet qendrore të Castilla-La Mancha dhe Navarra, duke bllokuar linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë midis kryeqytetit spanjoll Madrid dhe Toledos, tha administratori hekurudhor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’