Spanja i dërgon Ukrainës sistemet e para të mbrojtjes ajrore Hawk

Spanja i dërgon Ukrainës sistemet e para të mbrojtjes ajrore Hawk

1670067646_bb.PNG

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaroi se Spanja i ka ofruar Ukrainës grupin e parë të sistemeve të raketave anti-ajrore Hawk.

Ai tha se këto sisteme mund të përdoren kundër avionëve dhe raketave, të cilat të dyja janë përdorur nga Rusia për të sulmuar Ukrainën, duke përfshirë termocentralet dhe shtëpitë, raportojnë mediat e huaja.

Spanja ka premtuar se do të dërgojë në Ukrainë 6 sisteme të tilla. Reznikov përmes një shkrimi në Twitter tha se Spanja do të rrisë numrin e ushtarëve ukrainas që do të trajnojë.

Ministrat së bashku nderuan kujtimin e heronjve që vdiqën në betejat për Ukrainën dhe vizituan ushtarët ukrainas në një spital.

“Spanja qëndron me Ukrainën: ndihma humanitare dhe e sigurisë do të vazhdojë. Më shumë ushtarë tani do të stërviten në Spanjë”, tha Reznikov.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët