Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për vjedhje me dhunë të banesave, vepronin me metodologji të sofistikuar (VIDEO)

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për vjedhje me dhunë të banesave, vepronin me metodologji të sofistikuar (VIDEO)

Foto gjatë arrestimit

SPANJË- Një grup prej 4 shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë spanjolle.

Gjithashtu edhe dy gra shoqëruese të tyre u morën nga policia, por u liruan pas marrjes në pyetje.

Katër të akuzuarit u arrestuan në fundjavë në territorin bask të Alavas për akuzën e 10 vjedhjeve me dhunë të banesave.

Sipas Noticias de Alava, grupi i shqiptarëve ishte aktiv në zonë dhe vepronte me metodologji të sofistikuar paraushtarake e vigjilence për t'i shpëtuar gjurmimit nga policia.

Në këtë mënyrë, autorët ditë më parë kishin rezervuar vendqëndrime me internet me pretendimin se donin të vizitonin destinacione turistike si Barcelona.

Në banesën e të dyshuarve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike, agjentët zbuluan 2 mijë euro, dollarë dhe monedha domenikane, si edhe objektet e denconcuara si të vjedhura nga rastet e mëparshme.

Mes sendeve të grabitura ishin edhe gjashtë automatikë të papërdorur "Kallashnikov".

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar shqiptarët në momentet e grabitjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Itali/ 'Banda e Krishtlindjes', arrestohen dy shqiptarët për vjedhje të sendeve me vlerë në banesa

1582041047_itali1.jpg

ITALI- Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e ditës së sotme për vjedhje të banesave.

Sipas medias italiane, ata ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në zonën e Reggio Emilia.

Shqiptarët  janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit, periudhës midis 17 deri 25 dhjetor.

Të arrestuarit janë Mario Kishta, 21 vjeç dhe Isuf Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Dyshimi i tyre filloi kur përmes kamerave të sigurisë, u pa makina tip “Ford Kuga” e vjedhur brenda një shtëpie në Sant’Ilario d'Enza në mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit 2019.

Atyre iu sekuestruar sende me vlerë, bizhuteri, kompjuter, sende shtëpiake dhe para kash.

Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar kryesisht periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë.

Në vetëm një javë ata kanë grabitur shtëpi në Reggio Emilia, Rubiera, Montecchio, Bibbiano dhe Viadana, pavarësisht se në disa raste banorët kanë qenë në shtëpi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni tirane: 18/02/2020 19:15

    Vritini ne vend keta qena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht