Spanjë, arrestohen katër shqiptarë me 86 kg kokainë dhe rreth 6 mijë euro

Policia e Spanjës ka arrestuar katër shqiptarë që po transportonin 86 kile kokainë. Arrestimi i tyre u realizua në zonën Benalmádena (Málaga) dhe kokaina u gjet në tre valixhe në bagazhin e një makine. Të katër shqiptarët e arrestuar udhëtonin me dy makina njëra prej tyre luksoze dhe tjetra modeste.

Makina e parë e cila udhëtonte me shpejtësi të lartë kryente rolin mbrojtës pas makinës së parë ku ishin valixhet e kokainës. Shqiptarët e kanë parë postbllokun policisë dhe kanë tentuar ti shmangen.

Dy nga pasagjerët shqiptarë në njërën nga makinat të moshës 24 dhe 25 vjec sapo kanë parë policinë kanë nisur të bëjnë telefonata duke i treguar se ishin ndeshur me një postbllok policor.

Ndërsa dy të tjerët janë të moshës 27 dhe 38 vjec. Pas kontrollit u gjetën 86 kile kokainë si dhe sasia prej 5.900 euro. Kohët e fundit, Spanja është rikthyer në vëmendje, si zonë që shqiptarët e përdorin si trampolinë për të trafikuar drogën drejt vendeve të tjera.

Disa javë më parë, agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle në një operacion të përbashkët me zyrën e Madridit dhe DEA-e Kolumbisë, nën koordinimin e EUROPOL kanë goditur një grup kriminal të mafias shqiptare, duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro. Operacioni u finalizua edhe me arrestimin e dy shqiptarëve Julian Deblini i cili e ka pasur mbiemrin Gjoka dhe Arjan Ndoci.

Një ditë pas arrestimit zëdhënësja e policisë së Madridit në një prononcim për Report TV deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin kokat e këtij grupi kriminal ku bënin pjese edhe dy shtetas spanjoll dhe një kolumbian.



Kokaina e sekuestruar ne Spanje

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasoni: 23/05/2018 00:55

    Ishalla nuk thot lul basha me salen..te denohet f.xhafaj

    Përgjigju
  • Don Albano: 22/05/2018 04:53

    Me gjith ket droge qe kapet dhe flitet gjynaf te ket te ket skamje dhe varferi memedheu yne . Por fukaraja ne shpirt dhe mendje sado miliona Te boj prap fukara dhe brekgrisur do ngeli . Puna esht nder dhe lavdi !

    Përgjigju
  • Nokia Mul: 22/05/2018 03:20

    Urgjentisht duhet me u shkarkue ministri I mbrendshem Spanjoll dhe Kryeministri.Si ka mundesi qe kalon nga Spanja droga?Kjo qeka qeveria e krimit,tane Spania duhet ne u çue ne dt 26,me rrezue qeverine e krimit ne Spanje

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 21/05/2018 17:58

    I ka nis PD qe te kete argumenta te akuzoje ndonje farefis pushtetari... sa te ndyre paskan qene keta te PD...ose ose eshte e ndyre evropa qe ka filluar te kape vetem gjate kesaj periudhe qe ti jape arsye PD qe te akuzoj qeverine... sa te ndyre paskan qene keta evropianet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë