Spanjë/ Plantacion me mijëra rrënjë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë mes tyre dhe një grua

Spanjë/ Plantacion me mijëra rrënjë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë mes tyre dhe një grua

Foto nga plantacioni

SPANJË- Dy burra dhe një grua shqiptarë  janë arrestuar pasi iu gjetën në vilën me qera në Valencia 885 bimë kanabis dhe 1040 fidanë.

Sipas medias spanjolle, ata ishin nga 24 deri 30 vjeç dhe ishin autorë të dyshuar më parë për krime kundër shtetit.

Ata kishin marrë me qera një vilë dhe e kishin kthyer në plantacion kanabisi, ku  kultivonin e rrisnin për ta shitur.

Brenda vilës ata gjetën gjithashtu edhe 1000 enë me fidanë të tjerë që ishin gati për kultivim, 715 euro, 26 ventilatorë, 72 transformatorë dhe 70 llamba.

3 shqiptarët kishin siguruar karta identiteti italiane të rreme që të mos gjurmoheshin nga policia spanjolle.

Hetimet nisën kur policia dyshoi se në Valencia ekzistonte një plantacion kanabisi dhe më pas ata  krijuan pajisje të ndryshme përgjimi, ku panë që në vilë vinin edhe person të tjerë.

Ata  shkëmbenin  mjete si tuba plastikë të bardhë dhe panele izoluese argjendi që përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Si rezultat i hetimeve, agjentët hynë në vilë dhe arrestuan në flagrancë tre autorët, të cilët do të dalin para gjykatës, ku do të dënohen për veprën penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë